Trump shikon t’u japë nga 5000 dollaré shtetasve amerkanë nga kursimi i shpenzimeve

0
Trump - Musk - 5000 dollarë

Breaking

Klajd Kapinova

Sipërmarrësi teknik Elon Musk tha më 18 shkurt se ai do të diskutojë me Presidentin Donald Trump një propozim për t’u dërguar taksapaguesve amerikanë çeqe zbritjeje që përfaqësojnë një pjesë të parave të kursyera deri më sot nga Departamenti i Efikasitetit të Qeverisë – Department of Government Efficiency (DOGE).

Rreth 400 miliardë dollarë do të shpërndahen tek taksapaguesit amerikanë, ku cdo familje do të marrë rreth 5,000 dollarë. Lajmi i mirë.

Presidenti i 45 & 47 i SHBA-së Donald J. Trump, ka idenë për t’u dhënë amerikanëve (taksapaguesve) 20% të kursimeve të mëdha nga ulja e kostove të D.O.G.E., para të që janë gjetur nga investigimi i korrupsionit të qeverisë Biden-Harris.

Presidenti Trump ka mirëpritur (përqafuar) një propozim për të ndarë një pjesë të shkurtimeve në shpenzimet e qeverisë amerikane të bëra nga Departamenti i Efikasitetit të Qeverisë (D.O.G.E.), i drejtuar nga multibilioneri Elon Musk.

Trump e trajtoi idenë në një fjalim në një Konferencë Investimesh në Miami (Florida) të mërkurën, duke u thënë të pranishmëve: “Ekziston madje një koncept i ri, ku ne u japim 20% të kursimeve të D.O.G.E. qytetarëve amerikanë dhe 20% shkon për shlyerjen e borxhit”.

Presidenti zemërbujar sugjeroi se politika do t’i nxiste amerikanët të “marrin pjesë në procesin e kursimit të parave”, duke raportuar mbetjet e dyshuara të qeverisë, për të rritur pjesën e tyre të shkurtimeve të financimit.

Kur një gazetar e pyeti Presidentin Trump për propozimin ndërsa po kthehej në Washington, DC me Air Force One, ai tha: “Më pëlqen ideja”. James Fishback, CEO i firmës së investimeve Azoria, fillimisht ngriti idenë dividend D.O.G.E. në një memo, që ai ndau në mediat sociale.

Memorandumi sugjeronte se familjet mund të merrnin çeqe prej 5,000 dollarësh, nëse D.O.G.E. shkurton me sukses 2 trilion dollarë në fondet e qeverisë, siç ka premtuar Elon Musk.

Musk se reagoi pozitivisht ndaj propozimit, duke iu përgjigjur postimit të Fishback: Ai tha: “Do të bisedoj me Presidentin”. 👏🤣🤣🤣🤣👏❤🇺🇸

Shenim: Me te fjeturin dhe te papergjeshmin antiamerikan Joe Bden, ne nuk do te kishim marre kurre $5000, por ai kishte premtuar nese Kamala fitonte qe te rrishte edhe me shume taxat dhe t’i dergonte ato ne Ukrainë tek Zheliniski per te mbajtur gjalle luften me Rusine dhe rritur viktimat e pafajshme ukrainase…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.