TË GJITHË! – PESHKU – UDHËTIMI ISHTE LUFTË!

0
575
Kushi - Abetarja

Safet Sadiku

TË GJITHË!

(Ribotohet me rastin e ditës
së parë të shkollës
)

1.
Ejani të mësojmë
Alfabetin tonë
Se famuri ynë
Është shqiponjë
Pa ditur alfabetin
Tonë kombëtar
Asnjë në botë
Nuk na çmon mbarë

2.
Të mbushemi
Me dituri
Të vallzojmë
Me plot mjeshtri
Të këndojmë
Si bilbia të ri
Se e shtrenjta
E jona liri
Do t’na vijë
Pa një pa dy.

3.
Dhe të kthehemi
Në truallin tonë
Aty ku lindi
I madhi Agron
Dhe princesha
E tij e butë
E njohura
Dhe e çmuara Teutë

4.
Në abetare
Shkronja e parë A
Lumi ai që në
Duart e veta e ka

5.
Ejani t’i mësojmë
Shkronjat shqiptare
Mos të harrojmë
Kulturën kombëtare
Dolëm në Evropë
Por me vlerë atdhetare

6.
Shkronja V
Se ç’po buçet
Ditë të mira
Kombit po
M’i thërret
Ditë të mira
Në qetësi
Të rilindë
Një Shqipëri
Me të gjitha
Trojet e veta
Të futura në gji

Me rroba të reja
Gjithëkombëtare
Të rrojë për jetë
Liria shqiptare
Atë po e shoh
Në timen abetare…

E botuar më 15 mars 1992 në revistën:
„Mërgimi“ në Brig të Zvicrës.

PESHKU!

Peshku i vogël
Po lëvizë si një gogël
Peshku i madh është rënduar
Nuk po mundet më me notuar
Edhe zëri i detit kur po jehon
Qetësinë ja trazon
Shikimin ja kaplon
Si hija që reflekton
Shkëlqimi i tij më
Nuk peshon

Erë deti hunda po më shijon
Dallgët tundin bregun me pasion
Peshku i madh po pushon
Askush më nuk e ngacmon
Vala e detit prapa nuk e pranon
Uji çdo ditë po i mungon
Të nesërmen dallga po pushon

Peshku në rërë po dremitë
Zëri i tij përshpëritë
Po i humbin të gjitha vetitë
Dallgët në breg e kanë goditë
Peshkatarët vetëm shikojnë
Me brohoritje po gëzojnë…

UDHËTIMI ISHTE LUFTË!

(Kushtuar Agim Ramadanit)

Nuk mund të kaloja pa ju përshëndetur
Thjeshtë një kujtim i momentit
Kur fillove rrugën për në atdhe
Ishte luftë në vendbanimet tona

U futa në lexim të karakterit
Në rrudhat e mimikës së syve
Pash vetëm qartësi në luftën për liri
Ishte luftë kudo edhe në komunikimet tona

E fale besimin edhe aty
Ku ishte fronti i padukshëm
I luftës për luftën në mes zjarrit!
Ishte luftë në mes zjarreve për liri

Dëshmove fitoret e fronteve
Modelin e luftëtarit të lirisë
Ishte luftë për liri të shumëzuar
Tërë e patëm të njejtin armik

Shtator 2022, Zvicër
Marrë nga përmbledhja në dorëshkrim:

“ZËRAT E KRENARISË
PËR REPUBLIKAT E SHQIPËRISË”

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.