S’je më

0
183
Fatmire Duraku

FATMIRE DURAKU

S’je më

( Kushtuar grave të vrara apo të dhunuara,
fenomen që nuk duhej të ishte i pranishëm mes nesh )

  • triolete

Hija jote shfaqet në errësirë
Ulet në cep në të njëjtin gur
Digjet nga pikë e gjakut të lirë
Hija jote shfaqet në errësirë

Ende pik e zgjohet në pasqyrë
E zemra rikthehet e bëhet urë
Hija jote shfaqet në errësirë
Ulet në cep në të njëjtin gur

II
E zemra troket ja dhe rrëshqet
Mbi të i njëjti yll e njëjta degë
Tashmë pa dritë pa asnjë vullnet
E zemra troket ja dhe rrëshqet

Nga vetmia dhembja bëhet det
Shikon qan në mall hije në rregë
E zemra troket ja dhe rrëshqet
Mbi të i njëjti yll e njëjta degë

III
Çdo gjë sillet në pamje mashtrimi
Mbetur peng shpirtit të pa trajtë
Hija përherë ngelur peng kujtimi
Çdo gjë sillet në pamje mashtrimi

Gurëzon në cep në gur trishtimi
Tërë në ankthi të asaj nate të vajit
Çdo gjë sillet në pamje mashtrimi
E mbetur peng shpirtit të pa trajtë

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.