NGA KALOSH ҪELIKU
Flamurin shqiptar kuqezi me Shqiponjën Dykrenare, Ditën e 28 Nëntorit 2023, nuk e nxorri Veten në jetë para kamerave televizive në mjetet e informacionit në Komunën e “Ҫairit” para popullit shqiptar për Ditën e Nesërme. E, as: ajo, e Komunës të Shkupit me shumicë shqiptare. Përveçse, tre-katër patriotëve, që e valuan Natën e Errët, dhe: Ditën e Madhe, para shtëpive tyre në shtyllat elektrike të rrugëve Shkupit Historik Shqiptar.
Flamur kuqezi, që: gjatë, sistemit komunist e valuan me vite jugosllave në shtetin e “përbashkët”, dhe tinës i bartnin fshehurazi si popull shqiptar me shekuj, simbolet e partive politike jugosllave komuniste, me yllë ballistë e pa yllë, edhe në jaknën e setres si nxënës dhe studentëve shqiptarë, nëpër shkolla dhe Universitete. Qëndisur në këmishat e kuqe me penjë të zinjë nga Miket tona të shkollës mesme, dhe Univerziteteve.
Ose, studimeve në Shkup e Prishtinë. Rrugëve për Ditën e Nesërme të “vëllazërim-bashkimit?! Shtëpi asaj kohe të Babait, banesë edhe në Shkup me qira si nxënës, dhe studentë, fshehurazi në dhomën e errët, në shtetin e “përbashkët” ish jugosllav. Ose, në arkën e Nanës plakë. Flamur, për të cilin me mijëra shqiptarë përfunduan edhe në burgje. Herë, me provokime të polikikës komuniste jugosllave, e herë me me spionazhe brenda vetes shqiptare.
Flamur kuqezi, i cili u priu demonstratave popullore për Liri në vitin 1968 në Kosovë dhe Tetovë. E, më vonë edhe, demonstratave të studentëve në Prishtinë për Kosova Republikë (1981). Edhe, në Luftën e UҪK –ës të Kosovës (1988 –“89), dhe të IRJ të Maqedonisë (2001). Vite, kur u masakruan, vranë fizikisht dhe u burgosën me qindra patriotë dhe studentë shqiptarë.
Flamur Shqiptar kuqezi, të cilin mësuesi Sulejman Elezi, moti kohë e ngriti në brirët e biçikletës nga Katundi Ri rrugës për Liri në Kërçovë, për të cilin edhe u dënua me disa vite burg. Që, sot: e nëpërkëmbin politikanët shqiptarë me partitë politike, jo vatëm Flamurin Historik kombëtar shqiptar, por edhe veprat historike të Rilindasëve Shqiptar. Nuk e kam fjalën për “Rilindasët” e sotshëm shqiptarë. As, edhe: që mirrem me veprimet e tyre të arratisura dhe dalldisura partiake me këmbët dhe trutë në legen për Ditën e Nesërme.
Dy ditë, pas Festës historike të 28 Nëntorit të Flamurit Shqiptar 2023, pas shkrimit tim publicistik në mjetet e informacionit: Shkupi Historik pa Ditë Feste?! Komuna e “Ҫairit”, dhe e Shkupit, e gëdhinë mëngjesin më 01 janar 2023 me flamurin e Maqedonisë Veriut dhe flamurin kuqezi shqiptar të “vëllazërim-bashkimit” qafëpërqafe?! Edhe, atë: përshkak takimit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE) në Shkup, sa për sy e faqe.
Edhe, me Ҫmime arsimore, dhe kulturore. Ditë, të mbarë!
Sot, Flamurin Historik Shqiptar e kemi harruar të kalbet nëpër bandere…
- Shtyllë e përcjelljes të rrymës elektrike nga koha e shokut Tito…