Pano Hallko
Udhëtimet e largëta oqeanike të lodhin e të stresojnë kur ndërron disa aeroporte nderkombëtare. Edhe pse isha shumë i lodhur nga udhëtimi 15 orë me ndalesa në aeroportet Rinas -Romë – Atlannta – Durham Raleigh North Carolina. USA, nxora nga çanta dhe nisa të lexoja librin “Shqipëri të paça Ligjet” që miku nderuar e i dashur Pano Hallko më dhuroi në Tiranë. Sapo fillova ta lexoja harrova lodhjen duke lexuar përshkrime artistike letrare me kulturë gjuhësore amtare që pasqyronin kronikat e ngjarjeve të jetës të viteve 2005 – 2020 të tranzicionit demokratik të mërzitshëm e të hidhur të atdheut tonë e popullit tonë të shumë vuajtur.
Autori talentuar Pano Hallko me koncepte shkencore historike, filozofike, sociologjike analizon, gjykon e arsyeton me deduksione jetën politiko shoqërore në të gjitha labirintet e saj duke dhënë një përvojë të pasur të formimit të karakterit e personalitetit të tij si qytetar, si intelektual i përkushtuar për Atdheun e Kombin Shqiptar. Me një penë të artë në faqet e këtij libri ka përshkruar hallet e dertet e popullit tonë që është mashtuar në vazhdimësi nga klasa politike e papërgjegjshme shqiptare. Me vërtetësi ka paraqitur performancën e disa personaliteteve shkencore që rrezatojnë kulturë e atdhedashuri.
Lexuesi në faqet e këtij libri që do quaj enciklopedik shkencor do të ndjej rrahjet e zemrës të autorit Pano Hallko që në çdo qelizë të gjakut të tij pulson dashuria për Atdheun, Kombin e popullin shqiptar. Me realizëm e me intuitën që e karakterizon autori Pano Hallko bënë autopsinë e fenomeneve social ekonomike e politike duke kritikuar me guxim mashtrimet e korrupsionin e varfërimin e shumicës së popullit tonë ku pakica jeton në një llukës të shfrenuar.
Me të drejtë autori shkruan: “Në kafe, park, në autobus e kudo, do të dëgjosh njerëz që thonë : – Dua të iki… Pse ndodh kjo? Sepse këta që qeverisin, e molën mirë lopën – shtet, ose thënë më troç-popull: me tenderët që vetëm nder s’kanë mbi vete, me të drejta studimi në shkolla… ndërruan dhe ndërrojnë parti, se fundja këmbët në zverk të popullit i kanë dhe kërkojnë “të ndryshojnë# e “të mbrojnë” të ardhmen, pa të sotmen! “
Në shkrime autori denoncon me fakte korrupsionin në administratën shtetrore militante e partive politike duke theksuar jo se nuk ka ligje për ti ndëshkuar fajtorët,por nuk zbatohen ligjet .Autori edhe titullin e librit “Shqipëri, të paça ligjet” e ka cilësuar me ironi ku thekson : “Ky vend nuk ka vuajtur për ligje! As në vitet e errëta.., pasi u përkthyen ligjet austriake e as sot në këto 23 vite ,të cilat duke gulçuar ne i quajmë ekonomi tregu,madje guxojmë t’i quajmë demokraci. As sot nuk mund të shahet legjislacioni shqiptar.Është përkthyer “mo ta mo”,legjislacioni më i përparuar i Europës… Në këtë kuptim, Shqipërinë e kanë zili deri edhe shtete që janë shumë dhjetëvjeçarësh anëtarë të BE-së. E këtë na e thanë hapur europianët dhe amerikanët….Ata as më pak e as më shumë na thanë: “ Kapni peshqit e mëdhenjë, e i ndëshkoni me ligjet që keni,se ligjet i keni në rregull. ….Mallkimi që kemi ne,mund të formulohet përmbledhtazi : i vetmi ligj në fuqi në Shqipëri, është Ligji që thotë : – Nuk zbatohet asnjë ligj!
Në shkrimin “E majta : -Nga Prometeu, te Sizifi,autori Pano Hallko analizon pozicionin shoqëror të së majtës shqiptare kritikon lulëzimin e ekonomisë informale, ku bënë kërdinë paraja e pistë, ku biznesi gjen mënyra të mos rregjistrohet në zyrën e taksave, Ekziston një hendek tmerrësisht i madh ndërmjet ideologjisë dhe praktikave të ndjekura ,për të ndërtuar “shtetin social”. Në vazhdim ,autori analizon shoqërinë e dy të tretave që enderron pafund plotësimin e nevojave për të përballuar kërkesat normale të standartit të jetesës. Me koncepte të qarta ekonomike,autori fshikullon të majtën shqiptare për fryrjen e tmerrshme të shifrave të borxhit shtetëror dhe publik, Autori jep mendime për rolin e shtetit ku thekson : Prandaj shtetit do duhet pajetër që të përfitojë zotësi sistematike vetërefomuese,që të mund të realizojë funksionimin e tij jo si bisht i tregut,por si prijës e kontrollor dhe rregullator i këtij të fundit.Roli i shtetit e kapërxen fushën ideologjike,ngrihet përmbi to,dhe shndërrohet një një tjetër lloj ndryshimi.
Në shkrimin “ Një jetë mbi pentagram, autori përshkruan figurat e shquara të artit muzikor “Pyllit të lisave të mëdhenjë të muzikës shqiptare,që kohët e fundit është rralluar së tepërmi. Nuk ka shqiptar të lindur gjer në fillimvitet ’90-të që të mos ketë njohur e adhuruar,por edhe të mos jetë ndjerë krenar për emrat Feim Ibrahimit, Çesk Zadesë, Tish Daisë, Panajot Kanaçit, Ferdinand Dedës, Kujtim Laros, e shumë të tjerëve që tashmë s’kemi midis nesh.
Autori Pano Hallko analizon me fakte shqetësimin për krimin që ka tronditur shoqërinë shqiptare : “Krimi nuk ka as ngjyrë (rozë e blu), as kombësi. Pikëpamjet që hidhen në tregun mediatik variojnë e ndahen shumë drejtimesh.
Ato rreken të venë gishtin mbi plagë,sajojnë lloj-lloj “diagnozash” me gjuhën e drunjtë të specialistëve e ekspertëve,por asnjëherë nuk thonë të vërtetën e kobshme se ndoshta kështu i intereson politikës së të gjithë krahëve. Sado paradoksale të tingëlloj kjo,po të vëresh me sy të lirë e pa e vrarë shumë mendjen,ecurinë e politikës sonë në këto vite ,del në konkluzionin se ajo (politika) ecën me moton : -Le të hanë njëri-tjetrin, e i fundit veten! Rrënjët e këtij krimi që na ka mbuluar si metastazë janë të hershme,ato zenë fill në fillimvitet ’90-të . Etja e pashuar për fitim të shpejtë të menjëhershëm e mundësisht të lehtë,me shëmbullin e dhënë në mënyrën më të keqe nga politikanët tanë,i dërgoi shqiptarët në dy drejtime të mëdha : rrugëve të botës, por edhe në (ndër)ngrënjen e kokave,ata që ngelën brenda”
Me të drejtë autori kritikon politikanët që janë pasuruar dhe kanë lidhje me krimin dhe thekson: “ Klasa e pasur ,e cila është politika e të gjithë krahëve,edhe kur janë të bindur se tradhtohen prej bashkshortit/es, i fusin një gotë verë pas buke, e …turpi largohet.Bëjnë secili qejfin e vet me partnerin e vet,dhe e mbajnë familjen për sytë e botës, e për hir të votës. Sepse kanë motiv për të jetuar ,për të shijuar ato të mira që homologët e tyre në Europë e Amerikë i kanë krijuar në 5 breza duke u marrë me biznes. Këta tanët ….. a i keni parë sa energjikë janë në karrige? Vetëm shikojini me vërejtje në sy ,sepse seç kanë disa damarë të kuq brenda tyre,damarë të cilët shprehin lëndën që marrin..”
Autori Pano Hallko në shkrimin “Drejtësia e munguar, prodhon kriminelë” analizon e kritikon duke theksuar : “ Jemi mësuar shpesh të themi e të shkruajmë se varfëria e mjerimi prodhojnë krimin. Por jo rrallë mungojmë të përceptojmë,të shprehemi e të shkruajmë se fabrika më e madhe e prodhimit të krimit, është vetë sistemi drejtësisë,kur ajo është e munguar,thënë më saktë,kur ajo “i zbardh” vendimet e saj në ….samarin e gomarit! …..Ndër vite e në mënyrë të përsëritur në këtë vend,është folur e pretendohet (për të disatën herë) Reforma në Drejtësi. E megjithatë,prokurorët,avokatët-sekserë dhe gjykatësit ……shtojnë si me magji pasuritë,bëhen çdo ditë më të “fuqishëm”,çdo ditë më të padrejtë”.
Lexuesi do të marrë një informacion të larmishëm shkencorë e kulturorë në shkrimin Afganistani,siç nuke e njohim… Autori Pano Hallko me vullnet të hekurt e pasion për të treguar të vërtetat historike përshkruan bukur udhëtimin me avion në bazën ushtarake në Herat Afganistan. Me dëshirën e tij ishte rregjistruar në listën e kontigjentit të ushtarakëve shqiptarë që shërbenin në Herat Afganistan. Me penën e tij të artë autori Pano Hallko përshkruan historinë e këtij vendi duke e cilësuar të veçantë në llojin e saj, ku thekson : “sa i takon mbijetesës së popullit si etni dhe tërësi gjeografike.Përballoi Aleksandrin e Madh,Shashanët,Arabët dhe sovjetikët.Të krijon përshtypjen e një muri të madh ,të rrënuar,jo të bukur në pamje,por në fund të fundit qëndron në këmbë.”. Duke vazhduar leximet e përshkrimeve interesante të autorit Pano Hallko për Afganistanin lexuesi mëson historinë e afganëve . “Herati i ka hapur dyert e Universitetit qysh në vitin 1381. Në jug të qytetit të Heratit shtrihen ende rrënojat e Çitadelës së vjetër të Aleksandrit të Madh. Herati ka qenë djepi i kuklturës persiane,shtëpia e poetëve,shkrimtarëve,
piktorëve dhe e sofizmit. Madje dikur thuhej si me shaka,se në Herat..” Është e pamundur të shtrish këmbët,e të mos shkelmosh prapanicën e një poeti”. Katër shekuj më parë se Shekspiri të shkruante “Romeo dhe Xhuljeta” ,Nazimi e kishte shkruar të njëjtën vepër në poemën e famshme “Maxhuni dhe Laila” në dialektin farsi të gjuhës afgane. Herati pat qenë parajsë e jetës,e lulëzimit të artit,të bujqësisë dhe të zejeve. Herati dëgjuar në kohëra për prodhimin e qilimave dhe të porcelanit.”
Në vazhdim në shkrimin për Afganistanin ,autori Pano Hallko pasqyron historinë e mbretërimit në shtetin e Afganistanit,për kulturën fetare,për talebanët dhe shumë zakone të ashpëra të popullit të Afganistanit. Duke bërë përsiatje e refleksione për historinë e Afganistanit,autori Pano Hallko përshkruan jetën social shoqërore në Afganistan.Duke bërë krahasime e gjykime për mënyrën e jetesës ku thekson : “ Nuk do të ishte hiperbolë ,në se do të thuhej se logjika e këtyre njerëzve punonte në drejtim të kundërt të akrepave të sahatit me të cilin punon njerëzimi. Në mënyrë rrënqethse përshkruan historinë afgane të turmave të fëmijëve që imitonin baballarët e tyre në arenat e turpit,ose vendin e preferuar për vdekjen me gurë. Populli mbushte stadiumet duke goditur me gurë një thes që brenda ishte trupi i një gruaje. Ata vazhdonin me egërsi thesin në vrasjen makabër. “ Kjo vetëm një emër kishte: Çmenduri,pse jo Histeri kolektive,”
Autori Pano Hallko me shumë përkushtim e dashuri atdhetare ka komunikuar duke bërë intervista me shumë personalitete të shkencës,të jetës akademike e letrare duke evidentuar përvojën e tyre si pasuri diturie për Kombin Shqiptar. Në intervistën me akademikun Teki Tartari, autori Pano Hallko vlerëson arritjet e profesor Teki Tartarit,që është anëtar i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë,fitues i titullit të Universitetit të Kembrixhit,njëri 2000 personaliteteve më të shquara të botës për shekullin e XX-të me motivacion: “Për kontribut të shquar në shkencën e Gjenetikës,dhe për përgatitjen e mijëra specialistëve të Bujqësisë,për kryerjen e ndryshimeve shkencore dhe për trasnsormimin e bimëve me të ADN-së dhe të ARN-së”
Pyetjet zhbiruese të drejtuara me aftësi nga autori Pano Hallko marrin informacione të shumta nga përvoja e akademikut të shquar Teki Tartari, të cilat autori me mjeshtëri artistike i ka evidentuar në librin e boturar “Shqipëri ,të paça Ligjet”. Publikimet e intervistave përbëjnë një pasuri kulturore atdhetare Kombëtare që specialistët e rinj të mësojnë nga përvoja e shkëlqyer e akademikëve të shquar. Autori Pano Hallko vlerëson akademikët duke theksuar: “ Akademikët janë korifejtë,majat e një vendi.Ata mund të quhen edhe paraprijës të shoqërisë. Akademikët e një vendi ,secili nga drejtimi shkencor që ka ai,i hapin horizonte e mundësi të pamata shoqërisë e shtetit.”
Në intervistën me Profesor dr Spiro Qirko ,autori Pano Hallko e ka titulluar :
“ ME RITMIN E ZEMRËS” , në të cilën vlerëson kontributin e shquar të Profesor dr Spiro Qirko , si cardiolog i talentuar e i shkëlqyer në stafin e cardiologjisë. Autori thekson : ” Profesor Spiro Qirko gjatë karierës së tij të gjatë profesionale ka demonstruar së pari të qenët human,ashtu siç e kërkon rregulli i Hipokratit,ashtu sikurse e kërkon një shoqëri civile,qytetare,demokratike. Autori me respekte përshkruan karierën në mjekësi të profesor dr, Spiro Qirko dhe meritimin e dekorimit me Urdhërin “Mjeshtër i Madh” nga Presidneti i Republikës.
Në shkrimin “ Gënjejmë veten,në emër të Europës”, autori Pano Hallko kritikon politikën shqiptare si burim konfliktesh,grindjesh dhe thekson shprehjen e komisioneres europiane :
“ Do më vinte turp,në se do isha shqiptarë” ,-tha me një fymë e pa hezituar aspak,njëra nga komisioneret e Europës,që kishin ardhur të bisedonin me “tanët”. Mua ,që nuk e njoh shumë mirë gjuhën e saj ,disa herë, m’u desh të (ri)shikoj mimikën e saj,fytyrën dhe gjithë qenien e saj,disa herë në disa kanale nga tonat,që u transmetuan për dy ditë rresht.
Ajo foli me një çiltërsi të tillë që dilte nga një vajzë intelektuale e alarmuar ,saqë të linte pa frymë. E ndienë veten të turpëruar ,për llogari tonë! …Pra, foli açik,jashtë dhëmbëve,me zemër në dorë,sepse këta “tanët” ,ia plasën zemrën,në orët e gjata të shkëmbimit të “breshërive” mes tyre. E vërteta është që europianët erdhën e u ulën “pajdash” me komisionerët tanë për të biseduar e ndrequr punë, duke ofruar ndihmën e konsulencën e tyre. …Por u ulën mbi “shilte” dhe u ngritën me …gjemba në prapanicë! Sepse ua tha edhe zonja komisionere : “ 20 vjet që ju njoh, kështu ju mbaj mend, duke ngrënë njëri-tjetrin”!.
Autori kritikon mungesën e bashkpunimit midis forcave politike shqiptare për të krijuar shtetin ligjor,një shtet me dinjitet e serioz duke theksuar :
“ Shteti,edhe prej kartoni në qoftë,të bënë gjëmën, -tha dikur Çurçilli. Mirëpo ky shteti ynë është ngritur enkas prej letre për t’u tallur me të,ca hajdutë e kodoshë,të cilët pa asnjë skrupull kanë rënë si korbat mbi kufomën e hartës (administrative) të Shqipërisë, dhe s’kanë të nginjur! Por Europa përveç kritereve teknike që i kërkon e i vlerëson,kërkon edhe ..klasë politike të përgjegjshme,majtas e djathtas,kërkon edhe paralament,edhe shtet.
Në larminë e shumtë të shkrimeve në librin “Shqipëria,të paça ligjet”, autori Pano Hallko vlerëson Historianin e madh Profesor dr Kristo Frashëri duke përshkruar jetën e tij të pasur në veprimtari e botime të shumta historike. Duke evidentuar vlerat e shumta të personalitetit të shquar Kristo Frashëri në 90 vjetorin e ditëlindjes së tij ,autori përshkruan bukur artistikisht portetin fizik të ballit të profesorit të madh Kristo Frashëri : – “ Vitet kanë kaluar dhe siç është e natyrshme kanë lënë shënja të dukshme në të gjithë qënien e tij njerëzore. Balli i lartë është pluguar nga brazda të thella,të cilat si në pak raste bëjnë vetëm atë rrugën e zakonshme si te të gjithë njerëzit,pra gjatësinë e “autostradës” së ballit. Përkundrazi ,dy nga rrudhat e mëdha ,ato më të thellat,ecin ndryshe,ato marrin rrugë aty ku ndahen vetullat,dhe.. nisen lart,drejt kores së hemisferave të mëdha të trurit,tru i cili në personin e tij punon me një ritëm e intesitet,që do ta kishin zili të gjithë ata që kanë më pak se gjysmën e viteve të tij,e që janë produktive në punën e tyre intelektuale. Shikimi tij teksa flet,tretet diku larg ,edhe kur ndodhesh vetëm një metër larg tij,zëri i buçet në bisedë e sipër, jo rrallë shpërthen kundër padrejtësive që ka parë e përjetuar në këtë vend gjatë…..plot 90 vjet.
Autori pasi përshkruan dhomën e punës të Historianit të Madh Kristo Frashëri ,vlerëson si “një përjashtim biologjik kujtesën unikale fenomenale të profesorit Kristo Frashëri që freskohet vazhdimisht,kushedi se në çfarë mënyre të rigjenerimit të neuroneve, rend në shekuj,në Mesjetën e errët të hershme e deri në lashtësi dhe hedh dritë në shumë ngjarje”.
Autori Pano Hallko për disa vite rresht ka bashkpunuar me Historianin e Madh Kristo Frashëri dhe e njeh shumë mirë “ritmin e jetës në hyrjen modeste të profesorit,pulsin e saj,qysh në mëngjes herët e deri vonë në mbrëmje”
Autori Pano Hallko e vlerëson Historianin e madhe Kristo Frashëri : “ si një pasuri kombëtare, një kapital të patundshëm ,e pse jo,edhe një pikë reference për krenarinë kombtare, në të gjithë hapsirën shqiptare..”
Në librin “Shqipëri, të paça ligjet, autori analizon Çështjen Kombëtare Shqiptare konceptet komb,kombësi dhe fatin tragjik të shqiptarëve që jetojnë të ndarë në pesë shtete. Me njohuri të sakta historike e juridike ,autori argumenton domosdoshmërinë e bashkimit kombëtar shqiptar, ku thekson :
-“ Midis kombit de fakto dhe kombit de jure,shtrihet hapësira e veprimit të përbashkët të shqiptarëve. Kjo është vetë alternativa mbarëkombëtare,e cila kur është e programuar konceptualisht,realizon përputhjen e homogjenitetit të pikpamjeve me homogjenitetin e kombit. I deja e bashkimit kombëtar nuk mund të jetë monopol i kurrkujt që flet në emër të kombit,pasi një mandat i tillë nuk ekziston”
Në vazhdim të shkrimeve ,autori Pano Hallko vlerëson personalitetin e shquar Profesor Shaban Murati, të cilën e përcakton “Syri i tretë mbi Diplomacinë”, ku thekson: “ Për vite të tëra, njerëzit mbamendës në këtë vend,sa herë lexojnë analiza ,esse,opininone,por edhe librat e shumtë të diplomatit të mirënjohur Shaban Murati ,pasi kanë mbaruar leximin,pyesin veten : A i lexojnë këto shkrime segmentet përkatëse të shtetit tonë,më së paku nëpunës,diplomatë dhe Drejtoritë përkatëse në Ministrinë e Punëve të jashtme? E nëse i lexojnë,çfarë bëjnë në praktikë?
Autori Pano Hallko analizon librin e botuar nga profesor Shaban Murati ,me titull “Diplomacia shqiptare në kërkim të identitetit”, ku vlerëson kontributin e profesor Shaban Murati,”që ska të dytë në realitetin shqiptar, të një nëpunësi “të vetëpunusuar” – pa të ardhura, madje me botimet ndër vite,të një Syri që nuk bënë gjumë për diplomacinë dhe mbi diplomacinë. Është shqetësimi dhe kontributi i një burri shtetbërës dhe intelektuali patriot ,shpirti i të cilit trazohet sa herë shikon mosarritje,dështime dhe apati tek ata që do të duhej të ishin struktura e pathyeshme e kësaj kolone jetike të shtetit.”
Një vlerësim të merituar autori Pano Hallko i bënë në libër të madhit Moikom Zeqo, ku e cilëson “Letërsi Moikomiane”. Me një dashuri atdhetare të zjarrtë autori shpreh performancën shëmbullore të të mirit të mirëve ,të përveçmit Moikom Zeqo. Me ndjenjë dhimbje e me një zemërim të ligjshëm kritikon shtetin shqiptar që goditën gjakun e të madhit Moikom Zeqo duke e pushuar nga puna. Ky është një turp i shtetit shqiptar ,i politkës shqiptare që hakmerret ndaj eruditit të dijes të madhit Moikom Zeqo. Pena e autorit Pano Hallko pikon lotë në çdo frazë që shkruan tek shkrimi “ ZIA MË E GJATË” ,ku midis të tjerash thekson:
-“ Ti ,Moikomi ynë i pashoq mbete dhe do të mbetesh në historinë e këtij vendi si i papuni më i famshëm i tij,i papuni që do të vazhdojë të turpërojë shtetin shqiptar në të gjitha kohërat.Edhe kur ai të jetë ndërtuar vërtet si shtet i së drejtës ( e doemos atëhere) do ti skuqet faqja përjetësisht. Pushimi yt nga puna do të bëhet leksion për fakultetet e Drejtësisë dhe të Gazetarisë. Leksioni me temë : “ Si nuk duhet të jetë shteti”.
Sigurisht të gjitha shkrimet e botuara në librin “Shqipëri,të paça ligjet” i lexova me vemendje e disa prej tyre i rilexoja sepse të gjitha fjalitë e krijuara me mjeshtri nga autori Pano Hallko kanë dëndësi e thellësi mendimi për problemet e jetës në zhvillim. Me një gjuhë të pasur letrare autori talentuar Pano Hallko shkruan një prozë poetike, me figura të shumta artistike e stilistike dhe është afirmuar si shkrimtar i vërtetë. Është origjinal në të shkruar duke derdhur me art mendimet e ndjenjat e tij fisnike. Fjala e shkruar është poetizuar artistikisht e në çdo frazë përcillen tek lexuesi mesazhe të shumta etike,morale,politike,psikolgjike për sfidat e jetës individuale e shoqërore.
Njëkohësisht autori në shkrimet e shumta përcjell tek lexuesi informacione e njohuri me koncepte historike, filozofike, socilogjike, juridike etj., që e bënë librin të lexohet e të rilexohet me shumë dëshirë. Ajo që bie në sy është zbatimi me korrektësi i rregullave të drejtshkrimit të gjuhës letrare shqipe duke përdorur sistematikisht shënjat e piksimit, të cilat kanë shumë rëndësi për të kuptuar çështjet që trajton autori në libër. Duke përfunduar së lexuari librin “Shqipëri, të paça ligjet” mësova dhe pasurova dijet e mia. Autori Pano Hallko rrezaton një kulturë demokratike të spikatur në karakterin e tij solid. Personaliteti autorit të talentuar është krijuar me punë këmbëngulëse, me dije të sakta shkencore në disa fusha të shkencës.
I lindur në Vranishtin piktoresk të Labërisë në një familje atdhetare, autori Pano Hallko trashëgoi traditat më të mira të popullit duke u edukuar me shumë dashuri nga prindërit, të cilët krenoheshin që biri tyre eci me zotësi si një intelektual me shumë vlera.
Intelektuali talentuar Pano Hallko është krenari e Labërisë e atdheut. Me performancën e tij shëmbullore rrezaton dritë diturie e mirësie. Zemra e tij dashuron atdheun, popullin punëdashës e paqedashës, kombin shqiptar që aq bukur i publikon në shkrimet e shumta që boton. Poeti i mirënjohur Xhevair Spahiu duke biseduar në Vranishtin malor të Lumit të Vlorës me veteranët e luftës të vitit 1920 i ka cilësuar në shkrimin e tij të botuar në gazetën “HORA” : Kockëfortët e Vranishtit duke vlerësuar trimëritë e tyre në luftërat për liri e Pavarësi. Edhe intelektuali talentuar Pano Hallko është jo vetëm Kockëfortë i Vranishtit, por edhe i atdheut tonë. Me penën e tij të artë është farë që duhet mbjellë. I urojë jetë të gjatë me lumturi në familje dhe suksese në krijimtari.
Qatip Mara
Raleigh North Carolina, USA, 28.08.2022