Në Luzern të Zvicrës me rastin e 80-vjetorit të themelimit të Lidhjes se dytë të Prizrenit mbahet Akademi përkujtimore dhe përurime shkencore

0
208
Akademi, 16 Shtator 2023

Më rastin e 80 – vjetorit të themelimit të Lidhjes së Dytë të Prizrenit më, 16 shtator 1943 nën organizimin e katër shoqatave dhe dy misioneve katolike shqiptare: Shoqata e Intelektualeve Shqiptar “ Trojet e Arbrit“-Prishtinë; Misioni Katolik Shqiptar “ Nëna Tereze“ në Aarau; Shoqata Bamirëse Kulturore “ Sali Çekaj “ Zvicërr ; Misioni Katolik Shqiptar Luzern ; Shoqata “Bashkimi i Intelektualeve Shqiptarë në Zvicërr“ dhe Shoqata Humanitare Bamirëse ”Nënë Tereza” në Zvicër mbahet Akademia përkujtimore dhe dy përurimet shkencore: ” Masakrat dhe krimet serbe, malazeze dhe të tjerëve në trojet shqiptare  1912-1944 ” ( I )  dhe  ”Masakrat dhe krimet serbe, malazeze dhe të tjerëve në trojet shqiptare  1945-1999 ” ( II ).

Në këtë akademi do të  bëhët edhe shpërndarja e Mirënjohjeve për të gjithë ata  që e kanë përkrahur financiarisht Shoqatën Trojet e Arbritpër Monumentin e Gjergj Kastriotit- Skënderbeut që u vendos në qytetin e Prizenit më, 28 nëntor 2020. Gjithashtu do të shfaqet edhe Filmi Dokumentar për Lidhjen e Dytë të Prizrenit.

Shoqata Trojet e Arbrit do t´iu bëj thirrje pjesëmarreëve si dhe shqiptarëve te tjerë në Zvicërr dhe vende të tjera të Evropës për përkrahjen e projektit të monumentit të Kapidan dr.Mark Gjon Markut që do të vendosët në Shkodër.

Akademia përkujtimore dhe përurimi i dy librave mbahët më datë, 16 shtator 2023 dhe fillon në orën 15:00, në sallën e Misionit Katolik Shqiptar në Luzern në  adresën: Rodteggstrasse 6,  CH-6005 Luzern.

Ju Mirëpresin!

Shoqata e Intelektualeve Shqiptar Trojet e Arbrit– Prishtinë;
Misioni Katolik Shqiptar Nëna Tereze në Aarau;
Shoqata Bamirëse Kulturore Sali Çekaj Zvicërr;
Misioni Katolik Shqiptar Luzern;
Shoqata Bashkimi i Intelektualeve Shqiptarë në Zvicërr dhe
Shoqata Humanitare Bamirëse ”Nënë Tereza” në Zvicër.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.