K O N K R E T Ë S I

0
Atdhe Geci

K O N K R E T Ë S I

Çamëri, toka ime me pjesë të atdheut
më lë të puthi dhe të përqafoj shumë
jo si dashnor por si bir e atdhetari yt,
dhe të këndoj këtë poemë me ëndërr:

Çamëri, motër e të gjithë shqiptarëve
disa janë udhët e lirisë që na bëjnë të
bashkuar me Shqipërinë dhe atdheun.

Çamëri, nga muza më vjen të këndoj,
pak nga krojet dhe lumejtë, pak nga
bimësia jote dhe ullijtë, pak nga deti
yt dhe monumentet e tua pellazgjike,
pak nga vuajtja e zemëruar dhe, pak
nga Katër Mollat e Kuqe të Atdheut!

Çamëri ëndërr e hapur nëpër vreshta
ëndërr e këngëve nëpër livadhe e ara,
ëndërr e majemaleve të nëpërtokës
unë gjithë jetën për ty do të këndoj!….

Çamëri, s´është larg dita kur ti mund
të ecësh pa ligjin e luftës në këmbë,
pa prangat e shtypjes dhe pushtimit
pa dryrin e burgut dhe shtetrrethimit!

Çamëri, atdhe i kulturës dhe i librit
atdhe i veprave të dijësve të mëdhej
është koha që të rilindesh mbi hirin
e të rënëve të të gjithë epirotëve tuaj!

Në djepin e lashtë të pellazgo-ilirve
nuk ka konkretësi më të madhe se
Pavarësi e Republikës së Çamërisë,
e as konkretësi sa Çamëria Shqipëri!

Atdhe GeciOnhezmë ( Sarandë ) 2022

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.