Ndryshimi i Emrave/Mbiemrave AraboSërboTurk

0
246
Vajza shqiptare

Dukuria jashtzakonisht anti-Shqiptare, është përdorimi i emrave/mbiemrave, të huaj jo-Shqiptar, sidomos Arab, Sërb dhe Turk.

Shqiptarve iu imponuan emrat TurkoArab në Otomani, ndërsa mbiemrat Sërb u imponuan në mbretërinë Jugosllave 1918-1941, dhe në federatën Jugosllave 1945-1999.

Besoj se një ndër aktet më patriotike Shqiptare në Kosovë është ndryshimi i emrit/mbiemrit të, huaj dhe përkthimi, ose zëvendësimi me emër/mbiemër Shqiptar.

Mijëra emra/mbiemra dhe shumë shtrembërime dhe deformime të emrave/mbiemrave, të bëra nga administratat okupuese Otomane dhe Sërbe janë vepra anti-Shqiptare, të cilat sot në liri, kemi mundësi me i korigjue, me një akt personal për të cilin është i autorizuar secili person prej moshës 18 deri në 100+ vjeqare.

Emrat e llojit Hasan, Mevlyde, Mahmut, Idriz, Hashim, Avdullah, Isa, Mustafa, Ramush, Hajredin, Kurt, Naim, Ganimete, Musli, Sami, Kadri, Vesel, Vedat, Sabri, Hamit, Pajazit, Jashar, Zekirja, Idriz, Osman, Fahri, Skender, Gadaf, Menderes, Bajar, Hysen, Enver, Naser, Arafat, Hamëz, Sadat, Asad, Zylfikar, Xhezide, Hanumshahe, Bajramshahe, Igball, Sabri, Fejzullah, Rexhep, Adem, edhe mijëra të ngjajshëm….. janë mundësi për secilin individ patriot Shqiptar, me i ndryshue si të përkthyer, ose me marrë emra tërësisht të ri.

Mbiemrat: Hoxha, Islami, Mutivoda, Spahiu, Zasella, Haxhiu, Potoku, Mahmuti, Kurti, Abdixhiku, Muhamedi, Ballabani, Jashari, Arapi, Gllavurda, Turku, Mehmeti, Gllavica, Zhilivoda, Myezini, Novosella dhe mijëra mbiemra tjerë AraboSërboTurk duhet përkthyer, ose duhet përdorë mbiemra fisnor Gashi, Dardani, Taulanti, Bytyqi, Krasniqi, Shala, Daorsi, Berisha, Liburni, Iliri, Pellazgu, Arbëri ….edhe qindra tjerë.

Mund të pëdoren edhe mbiemra Shqiptar, me prejardhje gjeografike si: Dardania, Ulpiana, Llapi, Dukagjini, Peja, Fusha, Mali, Kodra, Gryka, Livadhi, Liburnia, Theranda, Bjeshka, edhe qindra tjerë.

Otomanët dhe Serbët na imponuan emra/mbiemra TurkoSërboArabik për të na Turqizuar, Sërbizuar dhe Arabizuar.

Gjatë okupimeve të tokave Shqiptare, shumë vendbanime u emruan në gjuhë të huaja si Novosella(8 fshatra në KS), Jabllanica, Kishnapole, Bellopolje, Ferizaj, Velikoreka, Podujeva, Skenderaj, Kamenicë, Suharekë, Novobërda, Lutogllava, Mitrovica, Hani i Elezit edhe dhjetëra tjerë.

Ndryshimi i emrave të vendbanimeve është më i komplikuar, dhe ka kundërshtime edhe nga organizatat të ndryshme ndërkombëtare, por edhe ky ndryshim mundet dhe duhet të bëhet.

Ndryshimi i emrit/mbiemrit personal është shumë i lehtë dhe kryhet në afat maksimum 10 ditor.

Ndryshimi i emrit/mbiemrit e forcon identitetin Shqiptar të një individi.

Përdorimi i emrave/mbiemrave të huaj, e dobëson identitetin Shqiptar, dhe e forcon influencën shkatrruese të gjuhëve të huaja, dhe shprehë nënshtrimin ndaj Arabit, Sërbit dhe Turkut.

Lëvizja patriotike e Deqanit për braktisje të religjionit Islam, ështe spektaulare dhe ka rezultate shumë të mira fillestare.

Për të vërtetuar se janë me të vërtetë patriot Shqiptar që luftojnë dhe punojnë për identitetin Shqiptar, kishte me qenë madhështore që liderët, dhe antart e lëvizjes, të e ndryshojnë emrin nga TurkoSërboArabik(nëse e ka të tillë) në atë Shqip.

Mosha e individit që mund të e ndryshojë emrin/mbiemrin, nuk ka rëndësi, aq më tepër sa më i vjetër të jetë personi që e ndryshon emrin/mbiemrin e huaj, aq më i vlefshëm do të jetë ky akt patriotik Shqiptar.

Me shembullin e tyre konkret të ndryshimit të emrit/mbiemrit këta patriot do të jenë shembull udhërrëfyes për gjeneratat e sotme, dhe për ato që vijnë.

Kur ështe qështja te emri, dua të e theksoj një patriot Shqiptar si Ibrahim Fehmiu i cili 8 fëmijët i emroi me emra Shqip në vitet 1927-1937(Besa, Arsim, Bekim, Bashkim, Luljeta, Afërdita, Fatmir, Shpresa).

Me këtë veprim historik dhe jashtzakonisht patriotik, si rezultat pozitiv mbi 60 000 Shqiptarë i bartin këta emra të bukur.

Prandaj sot liderët e Lëvizjes së Deqanit duhet në këtë udhëkryq kombëtar, të veprojnë duke e ndryshuar emrin/mbiemrin e huaj në emër kombëtar Shqiptar.

Secili themelues dhe mbështetës i lëvizjes për ruajtjen e identitetit Shqiptar duhet të e ndryshojë emrin, nëse e ka në gjuhë të huaj.

Shprehja : “FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA” e meriton atributin e vet patriotik kuptim-plotë, nëse ai që e përdorë këtë shprehje në media, rrjete sociale, biseda shoqërore apo familjare, e ndryshon emrin/mbiemrin nga gjuha e huaj në gjuhën tonë`(nëse e ka emrin/mbiemrin në gjuhë të huaj).

Nëse okupatori të ka emruar me emra në gjuhë të huaj, dhe ti ende bartë emër/mbiemër, e ke mundësine epokale me i ndryshuar, ashtu siq e kanë bërë disa mijëra Shqiptar në Kosovë dhe diasporë.

Nëse promovon identitetin Shqiptar, vepro dhe ndryshoje atë identitet të huaj AraboSërboTurk që e bartë për së rëndi.

Nëse e promovon identitetin Shqiptar, dhe vet bartë emrin/mbiemrin me identitet huaj, kjo është hipokrizi.

Ju të nderuar themelues dhe përkrahës të lëvizjes SHQIPTARE të Deqanit, mijëra emra/mbiemra Shqiptar, ju presin juve dhe familijarët e juaj, që të dekoroheni me emrat: Ilir, Ilire, Arbëror, Dardan, Dardane, Ulpiana, Teuta, Daorsa, Agron, Taulant, Dalmat…

Mos pritni që ata që paguhen të jenë patriot dhe prijës sikurse Akademia e Shkencave dhe Arteve, Instituti Albanologjik, Ministria e Kulturës ose Universitetet Publike.

Mos shpresoni që institucionet do të ndërmarrin hapat e ndryshimit të emrave/mbiemrave, sepse këtë mund të e bëni vetëm, ju Lëvizja Deqani dhe mbështetësit e saj.

Heroi nuk krijohet nga institucionet e financuara shtetrore në paqen e nënshtrimit, por nga ai që lufton, dhe gjenë shtigje të reja, dhe largohet nga kthetrat e etabluara 600 vjeqare OtomanoSërbe.

Para-ardhësit tonë e kanë krijuar gjuhën Shqipe në procesin që ka zgjatë 40 deri 50 mijë vjet, ndërsa ne e kemi detyrë të lehtë: të e shfrytëzojmë, mirëmbajmë dhe përparojmë.

Bekim R.F. Berisha

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.