..Ma ktheni Atdheun..

1
Arianita Hoxha

Anita Hoxha

Më duket sikur më ka humbur atdheu,
Sikur vij nga një llum balte, pa identitet…
Sikur pa aromë është, i lagur dheu
Sikur kam vdekur, në një tjetër jetë !

Më duket sikur atdheun ma morën,
A ndoshta atdheu desh të na humbte ne,
Si qiraxhinjë… nga shtëpitë dolëm
Endemi rrugëve, si pemë të thara atje !

Ma morën atdheun… po, po ma morën
Bërtas me shpirt, kërkoj si një e marrë !
Në breg të deteve të tjerë, si varkë letre më hodhën…
Ku unë pikturoj rërës, anije plot me marinarë.

Ma morën atdheun, ma përdhosën !
Na e shanë e s’lanë gjë pa i thënë…
Si të një nëne, shpirtin ja brengosën
Që fëmijët, në fund të shkallëve e kanë lënë !

Ma morën atdheun, ma zvogëluan
Aq sa s’e njoh më, në është i imi, apo i dikujt tjetër…
Ma ndanë copa-copa, ma tjetërsuan,
Ca birbo, që zhgarravisin në çdo letër !!

Ma morën atdheun, fëmijërinë si cigare na e fikën…
Nuk gjej asnjë gjurmë të saj, shpirtin me thonjë ç’jerrë !
Nëpër anije, avionë, maune… mijëra bijë ikën…
Mbeti atdheu si jetim, që ia mbyllën çdo derë !

M’i morën fushat e luledelet shkelën me këmbë,
Vetëm malet mbahen fort në këtë tokë,
Dhe manushaqja çelë, si me shpirt në dhëmbë
Atdheu po jep shpirt, atdheu ynë, o miq e shokë..!

Ma ktheni atdheun, është i të parëve tanë !
Është i fëmijëve, fshatarëve, punëtorëve…
M’i ktheni ato minierat, që arin brenda kanë,
Atje, prehet shpirti i qindra minatorëve !

Zotëri, më ktheni atdheun, s’dua asgjë tjetër !
Në djall pasuria, në djall shkofshit dhe ju,
Zotërinj, një ditë do bëhet hi kjo poezi, në këtë copë letër…
Por unë, e pa tretur, pres kthimin e atdheut këtu !

1 KOMENT

  1. Të na ktheht Atdheu, apo të ktherhemi në Atdhe?
    Atdheu po loton për bijt e bijat që e lanë vetëm, më shumë se ne që ikëm!
    Jemi duke qajtur të dy, edhe ne edhe Atdheu. E, që të na ktheht Atdheu – ne duhet të kthehemi tek Atdheu!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.