Skënder MULLIQI
Vetë termi fashizëm është kompleks, ku përdorimi i tij në jetën e përditshme çon në banalizmin e tij. Ky term përdorët për diken që është intolerant dhe joliberal. Fashizmi është një formë e ultranacionalizmit autoritar radikal të krahut të djathtë, i karakterizuar nga pushteti diktatorial, shtypja me forcë e opozites dhe kontroll i rreptë i shoqërisë dhe ekonomisë, i cili mori njohje në fillim të shekullit të 20 në Europë. Ideologjia e fashizmit u zhvillua në dekadat e para të shekullit të kaluar. Historikisht kjo ide qon në atë që konsiderohet periudha më e errët njerëzore. Fjala fashizëm i ka rrënjet në Romën e lashtë. Deri të diktatori Benito Musolini, ky term nuk mori kuptim të qartë ideologjik.
Termi fashizem është qasje kunder mënyrës moderne të jetës, që Musolini e përdori për tju referuar njësive të armatosura paraushtarake, që formoj gjatë luftës. Temat e zakonshme midis lëvizjeve fashiste përfshijnë autoritarizmin, nacionalizmin (duke përfshirë nacionalizmin racor dhe nacionalizmin fetar), hierarkinë dhe elitizmin me militarizmin. Fashizmi, pra shfaqja e tij në një periudhë të caktuar historike, është mposhtur, megjithatë, shumë teoricienë besojnë se rreziku që barte fashizmi është ende i pranishëm, sepse rrënjët e tij janë në psikologjinë njerëzore. Fashizmi është i lidhur ngusht më njerëzit, të cilët dëshirojnë të sundojnë botën pa kushte dhe janë të gatshem të luftojnë deri në fund për pushtet.
Idetë fashiste bazohen në besimin se lidershipi dhe sundimi absolut nga një elitë është i natyrshëm dhe i dëshirueshëm. Në zbatimin e këtyre ideve u përdorën metoda që çuan në kampe përqendrimi, persekutime massive. Edhe në shekullin 21 po ndëshemi më logjikën e fashizmit të disa shteteve, nese jo krejtë të formës apsolute, për afër po. Njeri ndër fashisët më të urryer të këtij shekulli, është Vladimir Putin në Rusi, kurse në Serbi është, Aleksander Vuçiqi. Këta që të dytë po dëshirojnë të kthejnë këmbë e krye epokën e përmbyllur të fashizmit në Evropë. Hegjemonia ruso-serbomadhe është e ngjizur thellë më ideologji të fashizmit.
Jo që këta po e shtypin popujtë e vetë, por po ngulmojnë të shtypin edhe të tjerwt për rreth tye dhe më gjerë. Këta dy diktatorë më disa të tjerë, ju kalojnë Musolinit dhe Hitlerit. Putin veç po e banë luftën më ukrainasit, për kthimin e idese fashiste të “botës ruse”, kurse në Ballkan, Vuçiq dhe Dodik janë prijetarët e neofashizmit për realizim të ides të “botës serbe”. Synimi për formimin e Serbisë të Madhe, është synim fashizoid, për të zhdukur popujt tjerë në rajon. Veçmas synime fashiste Serbia gjithmonë ka pasur ndaj shqiptarëve, për ti pushtuar ata.
Historia na mëson se këto ide nuk kan qëndrushmëri, se në mes është sot bota demokratike, e cila do t’i ndalojë synimet ruso-serbomëdha për zgjerim të shteteve të tyre më territore të shteteve fqinje, më metodat më brutale të mundshme. Sot, në botë është e fuqishme demokracia liberale si sistem përparimtar që është, e që nuk do të lejon kthim të proceseve mbrapa sipas synimeve dhe pretendimeve të diktatorëve më logjikë fashizoide. Prandaj, ekziston nevoja më shumë së kurrë të ndalohen të gjithë ata që morën pjesë në ndërtimin e fashizmit në shekullin e 20-të…