Vështrim
Skënder MULLIQI
Ish Jugosllavia ishte kreatur artificialisht e ndërtuar dhe ndodhi ajo që edhe është pritur pas shumë vitësh, shpërbërja e kësaj ngrehine komuniste më dhunë, e ka pasur mundësi në mënyrë paqësore, po të mos ekzistonte një Serbi më logjikë pushtuese ndaj popujve jo serb në rajon. Dihet për viktimat e mëdha të kësaj lufte të inskenuar nga regjimi kriminal i Millosheviqit në synimin fashist për Serbi të Madhe. E fillova këtë shkrim për të dalur në zhvillimet më të reja në Republikën e Maqedonisë të Veriut. Dihet së Greqia këmbënguli për tia ndryshuar emrin kësaj republike.
Në fakt sllavomaqedonasit janë një popull pa idenitet, dhe ky shtet duhet të shpërbëhet po si ish-Jugosllavia së është shtet artificial. Populli shqiptarë atje po i nënshtrohen diskriminit sistematik nga regjimet ku edhe shqiptarët i kane disa përfaqësues të vetë, por jo të zeshëm sa duhet, për të realizuar të drejtat legjitime të shqiptarëve si popull shtetformues që janë. Këtë fakt nuk po e pranojnë fashistet maqedonas, duke mos pranuar as të drejtat arsimore dhe kulturore të një komuniteti gadi i njejtë në numer më ta.
Shqiptarët sikur po e pranojnë nënshtrimin, dhe kjo nuk fletë mirë për të ardhmen e tyre në këtë shtet. Nuk mund të funksionon një shtet në bazë të deskriminimit që po i bëhët, edhe pse u luftua për të qenë të barabartë më sllavomaqedonasit që nuk janë hiq popull më i mirë së serbët, veç që janë më pak. Protesta e filluar e studentëve për të drejta të barabarta, janë legjitime dhe atyre protestave duhet bashkangjitur edhe strukturat politike shqiptare në pushtet dhe opozita.
Kjo që ende nuk janë përmbushur të gjitha kërkesat e tyre, fajtor janë edhe disa përfaqëses të tyre politikë, të cilët për pushtet, po sillën në mënyrë nënshtruese. Tjetër. Pse shqiptarët nuk i kanë punët mirë duke ju mohuar të drejtat e tyre elementare, e bartë edhe gjendja jo e mirë politike në dy shtet amë, në Kosovë dhe në Shqipëri. Është menduar së ky shekull do të jetë i shqiptarëve, por hesapet nuk po dalin ashtu, për shkak së është intensifikuar lufta për pushtet, si pengesë e madhe e faktorizimit tonë në Ballkan.
Tu lëshosh terren dy shovenizmave atij serb dhe shovenizmit maqedonas, është e pafalshme për faktorin politikë shqiptarë .Protestat duhet të vazhdojnë deri atëherë kur plotësohen të gjitha kushtet për të qenë të barabartë më maqedonasit. Ekzistojnë shumë probleme etnike të pazgjidhura, dhe zgjidhja më e mirë për shqiptarët në këtë “Banana Republikë“ do të jetë federalizimi. Unë isha disa herë në Maqedoni të Veriut dhe pashë më afër diskriminimin e shqiptarëve në mbishkrime, që është i pa pranueshem ky diskriminim aq i madh, që po ju bëhët, apo në fakt po ju ndodhë edhe nga kapitulimi para shovenizmit sllavomaqedomas.
Ne Kosovë ekzitojnë të gjitha mbishkrimet në dy gjuhë edhe për minoritetin serb, të cilët nuk përbëjnë as pesë përqind të popullatës në Kosovë. Ishte gabim fatal pranimi i planit të decentralizmit të pushtetit local, që solli një gjë të tillë dhe na mbolli në derë, edhe Asociacionin famoz të komunave më shumicë serbe. E përmenda këtë fakt, për faktin së të lejohet kaq gjatë nga shqiptarët një diskriminim i tillë në Maqedonin e Veriut, është sa e pa kuptueshme aq edhe e pa tolerueshme.
Reagimet ndaj protestave të studentëve se provimi i Juridispodencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe, erdhën nga kreu i drejtësisë shovenisti, Igor Filkov, i cili hodhi poshtë kërkesën e studenteve, më arsyetim banal dhe shumë antishiptarë së “provimi i juridispridencës shvillohet në përputhje më ligjet në fuqi dhe standardet profesionale, e jo më gjuhën e rrugës” që janë teza të rrezikshme, kur dihet së ligjet në fuqi në këtë shtet janë diskrimunuese për shqiptarë, dhe duhet medemos të ndryshohen më hatër ose më dhunë.
Faktori politikë shqiptarë jo vetëm në këtë republikë, por përgjithësisht duhet të bashkohet që mos të lejojnë nëpërkëmbjën më të drejtat legjitime të shqiptarëve në rajon. Nese Bullagaria dhe Greqia kana apetite në këtë shtet, shqiptarët duhet gjithësesi ti realizojnë të drejat e tyre deri në federalizim. Edhe këta si sërbët njohin vetëm gjuhën e forcës, se janë popujë që jetojnë më logjikë të vjetër pushtuese. Këta kërkuan që nga Maqedonia të largohet ambasadori i Shqipërisë, Denion Meidani, i cili ju doli zot kërkesave të drejta të protestave studentore shqiptare.
Meidani edhe mund të mos jetë më ambasador më, por shqiptarët janë aty, dhe nuk kan vendlindje tjetër. Duhet medeomos një ringritje e re të vetëdijës kombëtare, që mos të lejojmë në asnjë mënyrë të na bëhën të padrejta, të cilat nuk mund të merren më mend në këtë fillim shekull. Vetëm bashkimi i trojeve etnike është shpëtim për shqiptarët, por natyrisht së duhet punuar shumë më ndryshe se deri më tash, që kjo e drejtë e jona legjitime të realizohet po vonuar…











