Nga Fahri Xharra
Kush ishin ata myslimanë osman etnik që u dëbuan nga viset tona ? një pyetje që na thanë shpirtin, një pyetje pa përgjigje që shqiptarët nuk dinin t`i përgjigjen. Një temë kur Europën “plakë, kurvë, e përdalë“ vazhdimisht e fajësojmë që më gërshërët tona e ndau pa mëshirë.
(U promovua sot në Tiranë botimi në shqip i librit “Vdekje dhe Dëbim” – spastrimi etnik i myslimanëve osmanë, 1821-1922”, i historianit dhe demografit amerikan Justin McCarthy. Në ceremoninë e organizuar nga shoqata Arsimore Kulturore Humanitare-Alternativa e së Ardhmes “Alsar” merrnin pjesë personalitete të botës akademike, historinë, diplomatë, etj,.)
Po, sigurisht që në vitet e gërshërëve (1878, 1912, 1919, 1944) ishim po këta që jemi edhe sot, Kur fqinjët thoshin atëherë (që nga 1821, apo edhe më herët) se i larguam osmanët nga Europa; ishte shumë e qartë që ata që vendosnin e kishin më të lehtë t`i japin gërshërës një “shkrap“ dhe trungut i shkëputej dalë nga dalë e gjitha kurora e degëve, e rrembave dhe e gjetheve.
(Në fjalën përshëndetëse, kryetari i shoqatës Alternativa e së Ardhmes “Alsar”, Mehdi Gurra u shpreh se pasi ka lexuar këtë libër i kanë lindur disa pyetja, ndër të cilat edhe ajo që “Përse historiografia jonë, ajo ballkanike dhe më gjerë na ka servirur qasje të njëanshme për tema të rëndësishme si kjo e lëvizjeve të popullsisë gjatë shekullit të fundit Osman në Ballkan? ). Sigurisht që ne jemi ata që edhe sot e gjithë ditën e mohojmë vetveten dhe historinë tonë.
“Gurra – paska shprehur falënderime për autorin e librit, duke theksuar se ka kryer një punë kolosale për ndriçimin e të vërtetave të mohuara, si dhe për ofrimin e të drejtës së përkthimit dhe të botimit të këtij libri në gjuhën shqipe.”
Në Shqipërinë tonë të dashur, sot jemi shumë demokratik ; tek ne vijnë, shkruajnë, na e shkërdhejnë historinë kush do që i erektohet, në krahasim me kohën e pushtimit të “ vëllezërve “ tanë otomane që ishin shumë të ashpër dhe çdo gjë kontrollohej dhe nuk guxonte asnjë shkronjë shqipe të çelë në tokat tona.
(Autori i librit në fjalë, Justin McCarthy u shpreh. “Nuk ka ndodhur triumfi i popullsisë, por ishte një zgjidhje që i shpërndau njerëzit. Në rajonin e Nishit 90 përqind e popullsisë ose u vranë ose u internuan. Në zonën e Malit të Zi po ashtu mbi 90 përqind të banorëve u vranë ose u depërtuan. Gati gjysma e njerëzve ose u dëbuan ose u vranë. Në Shqipëri 30 përqind e muslimanëve humbën jetën në luftërat. ) Pra me dhembshuri për osmanët muslimanë të larguar me dhunë nga tokat e tyre.
Një pshtjellim marramendës, qesharak por edhe tragjik “që nga vitet 1821…” kur Perandoria Osmane ishte ende shumë e fortë . qenkan “ dëbuar” osmanët. Nga kush ?
Ne nuk jemi në vete; e lejojmë çdo pondël historishkruesi të na bënë të “qajmë” për një tragjedi të përjetuar.
“Ai ndër të tjera u shpreh se ndihet i nderuar dhe i lumtur që libri i tij është përkthyer në gjuhën shqipe dhe që ka një interes kaq të lartë. “E di që ka një rëndësi të shkruhet një libër i dytë për këtë, por ajo që dua të them është që ky libër duhet të bëhet nga vetë ju”- u shpreh Justin McCarthy. “ Sa porositës i mençur ky farë McCarthy?: “E di që ka një rëndësi të shkruhet një libër i dytë për këtë, por ajo që dua të them është që ky libër duhet të bëhet nga vetë ju”.. Pra të shkruhet një libër i tillë nga vet ne që edhe vetë na ta bëjmë të dëshmuar që nuk ishim as më shumë se një grumbull osmanësh që na “larguan” me zor nga tokat “osmane“.
Edhe më shumë për të qeshur se çka paska thënë historiani shqiptar Pëllumb Xhufi, botimin e këtij libri e ka konsideruar si një ngjarje, “pasi sjell diçka tjetër, një gjë që ka munguar një informacion që ne nuk e kemi njohur këtu në Shqipëri”. Marri !
Në këtë botim të sjellë nga shqip nga “Alsar”tregohet historia nga pozita e turqve dhe myslimanëve të tjerë të cilët pësuan vdekje dhe dëbim, si pasojë e imperializmit, nacionalizmit dhe konfliktit etnik.
Pëllumb Xhufi, me ketë rast thotë: “Historiografia e vendeve tona ka pare vetëm një anë. Ajo e ka pare Perandorinë Osmane si perandoria e dëbimeve, vrasjeve dhe zullumeve. Vetëm tani së fundmi ka një reflektim për ti pare gjërat më ndryshe. Dua të them që në BE ka patur një vështrim të gabuar në lidhje me atë që ka ndodhur në kohën osmane. “Hajde, Pëllumb i “shkruar” hajde !
E kam vetëm një pyetje : Deri kur Shqipëria do të lejojë që kush të do nga bota të vijë e të na turbullojë mendjen ?
Gjakovë, 13.10.15
Ky liber qenka liber anti -Shqiptar 100%…… sepse nga tokay tona u perjashtuam sepse ishim SHQIPTAR e jo musliman.