Arben Çokaj
Ngatërresa ose konflikti serbo-shqiptar ka filluar që në shekullin e 6-7-të. Sllavët erdhën dhe u ngulën në Iliri, dhe si të pabesë, që janë, vrit banorë autoktonë e merru gratë, fëmijët e pronat. Dhe i sllavizoi… Pra, i kemi serbët armiq me shekuj.
Rama i ndikuar nga Soros dhe DASH (Departamenti Amerikan i Shtetit) mendoi se mund të merrej vesh me Vuçiqin, mund të afrohej me të, të shkrinte akullin me Serbinë dhe mirë ka bërë. Por duke mbajtur anën e Serbisë e miqësinë me Vuçiqin, me Ballkanin e Hapur e Assosacionin e komunave serbe në Kosovë, Rama filloi të humbte pikë ndër shqiptarë, duke u etiketuar se ai po bëhet “vëlla me Vuçiqin e mik me kosovarët”…
Në planin kombëtar, Rama veproi keq dhe iu hap një nam i zi, si i shitur, si tradhëtar. Miqtë e dhëndurët serbë (Palmer e Escobar, etj.) i thonin Ramës se kosovarët janë budallenj, e kanë fajin vetë, nuk dinë të merren vesh me njëri-tjetrin, e ky i besonte ata deri diku.
Por duhet të ndodhë diçka e madhe, që njeriu të hapë sytë, të zgjohet. Dhe Rama u zgjua. U zgjua pasi propozoi draft-statutin për Assosacionin e komunave serbe në Kosovë, dhe Albini i tha: “Si kryeministër i Shqipërisë, ti ke për detyrë me kushtetutë të kujdesesh për shqiptarët në Ballkan, e jo për serbët. Pse nuk ia ke propozuar Vuçiqit atë draft-statuit për shqiptarët në Luginën e Preshevës dhe pakicat kombëtare në Serbi?” Dhe ajo që vuri pikën mbi i, ishte arrestimi i 3 policëve kosovarë nga forcat speciale serbe.
Rama u tall me Vuçiqin kur flitej për dërgim trupash ushtarakë në kufi me Kosovën: “Është si të dërgojë Meksika trupa në kufi me SHBA-të” Por kur Vuçiqi dërgoi kobrat e tij dhe rrëmbyen 3 policë kufiri të Kosovës, Rama që e ka zakon të tallet me gjërat të tilla kaq serioze, e kuptoi se nuk kemi të bëjmë thjeshtë me lodra fëmijësh, por me urrejtjen patologjike serbe ndaj shqiptarëve, që është kaq e madhe, sese u kanë zaptuar tokat atyre dhe shesin edhe mend si ‘racë hyjnore‘.
Në këtë rast, Rama u ftillua, “nuk e paskan fajin kosovarët” – tha me vete, se deri në këtë kohë, ishte në dyshim. Dhe prandaj Rama i kërkoi Vuçiqit t’i lironte 3 policët kosovarë menjëherë, por Vuçiqi as e pjerdhi fare. E sigurtë është, se Rama kaq shumë e respektonte Vuçiqin, saqë po t’i kërkonte ai Ramës të njëjtën gjë, pashai ynë, do ia kishte liruar menjëherë policët serbë. Do ia kishte plotësuar dëshirën Vuçiqit… se shqiptarët janë zemërgjerë me të huajin, qoftë edhe me armiqtë… Por serbi nuk e pjerdhi fare pashain tonë. Dhe kjo po, e bën Ramën të reflektojë…
Ai e paralajmëroi Vuçiqin se po i mbajti policët të arrestuar, për aq kohë sa do i mbajë, nuk do të kishtë më marrëdhënie me Shqipërinë. Ra Ballkani i Hapur e të gjitha. Ose liro policët kosovarë, ose ndryshe marrëdhëniet shqiptaro-serbe ngrihen. “Derisa të lirohen 3 policët kosovarë, e vetmja marrëdhërnie me Serbinë do të jetë pyetja: Kur do të lironen ata?!” – thotë Rama në në konferencë shtypi me gazetarë. Rama kuptoi më në fund, se fajin e kanë serbët e jo kosovarët, edhe pse konflikti ndërmjet tyre ka vazhduar gjatë dhe ende nuk është mbyllur…
Kështu me sa duket, Rama ka rastin e artë, që të dalë nga hipnoza, që i ka bërë Vuçiqi dhe të dalë nga “kurthi serb“, ku bien shpesh shqiptarët. Uroj që Rama të ecë në këtë drejtim, se do të ishte fitore e madhe, që ai të dalë nga ky kurth dhe të bëhet më i dobishëm për shqiptarët, se ka pushtet e ndikim të madh për fatin e zhvillimin e vendit tonë – dhe zhvillimet e çështjeve shqiptare në përgjithësi.
Arben Coka te lumete sa thua;per ty me urojne- sa me rethojne mua;Gjysh me MOTON e DJEMVE TANE;(ani kaluar oqeane);me betimin:*i biem botes Ane e mbane po nuk e harojme vatane*-moto e dite e djemve tane-qe jetojne me VATANE.Me kete BETIM- po i presin dhe Kryetarit nderuar te Tiranes-ERION VELIAJ,qe mes neve ka ARDHE i shkofte ruga e mbare.
Urojme ne mes Torontos NE-mbi 100*Pasardhesit VETERANE*. Nuk i degjojme *Pseudot e *Diasportes Shqiptare*si: Blerina Ruka,Florida Doci,Mirjan Duloli Edison Veri e olta Pero,qe nuk perfaqesojne DOASPOREN e VERTET.e- kundershtojne Viziten e kryetari Tirane z,Erion Veliaj ne Toronto- Takim me Bashkeatdhetare Emigrante. I urojme Takim te mbare,ardhur nga Torane mes Torontos,takim me Bizesmene-Shqiptare-Emigrante .Ju urojme sukses ne bisedat etyre.Per Ogranizaten-*Pasuesit veterane*Toronto.Kryetari Arnold Salillari-kraj meje.