Arben Çokaj
Një mur nuk flet,
Sheh punën e vet,
As lodhet, as qan as inatoset,
Krekoset…
Aftësi e lartë e komunikimit,
Ti shkruaj e unë s’të përgjigjem,
Ti gjuaj, e unë shikoj të gjej një tjetër…
Aha, ta futa,
sa e lumtur jam…
Por jetës nuk i dihet,
Mund të dhebi një ditë,
ndonjë dhëmb!
Unë jam mur, nuk flas dot
Të mora inat, pse s’më flet ti?
Dhe si nusja e inatosur me vjehrrën,
Shkova të flej me mullixhinë…
Aha, ta futa,
femra e futë shejtanin në shishe…
A e shikon, jemi më të zonjat se ju?
Heshtje varri,
Heshtje e përjetshme…
Kënaqu në heshtje…
Dhe do të gëzohesh një ditë…
Kot s’them unë,
je vajzë e fortë,
si mur…
Me kaq ti i çmend njerëzit,
Po sikur, të kenë të bëjnë më shumë me ty?!
Mur i plasaritur…
mur i çarë mes për mes…
Heshtje,
Heshtje muri,
Heshtje e përjetshme!
Unë jam mur,
nuk mërzitem kurrë…
Ku i dihet,
Do takohemi një ditë,
Në jetën e përtejme…
Apo lahen të gjitha në këtë jetë?!
Dyshoj…
(Vajzë fatkeqe,
të përdoren si Thomas Crooks…
si kamikaze)
Ndoshta këtë shënim e lexon,
Por prapë, ruaj heshtjen konvencionale…