GJUHËSIA E RE ME FILLESË PETRO ZHEJIN, RËNIA E PSEUDO-GJUHËSISË SLLAVO-SKLLAVE DHE CA JOGJUHËTARË QË LEHIN SI TË MENÇUR

0
430

Interviste me Filozofin dhen Gjuhëtarin Albert V. Nikolla

Mujo Buçpapaj Intervistoi: Dr. Mujë Buçpapaj

Dr. Mujë Buçpapaj: Në tërësinë e gjuhësisë botërore, filozofia gjuhësore si aspekti teorik më i vështirë i saj, është zhvilluar nga gjeni të tillë si Leibniz, Jean Jacques Rousseau, Volter, Humboldt, Louis Benloew, Jacques Lacan dhe Roland Barthes. Në shqip kemi pasur Kamardën, Krispin, Jorenim de Radën, Gjergj Fishtën, Spiro Kondën, Sami Frashërin, dhe sidomos Petro Zhejin… Ju vazhdoni në këtë linjë filozofike gjuhësore?
Albert V. Nikolla: Po! I takoj pikërisht kësaj linje filozofike gjuhësore, por brenda linjave gjuhësore indo-evropiane, sepse për gjuhëtarët e sotëm europiane, “indo-evropianët janë pellazgët dhe anasjelltas, pellazgët janë indo-europianët”. Mbi të gjitha kjo rrymë gjuhësore që ka rezultuar më e sakta, sipas kërkimeve të fundit ndërkombëtare të publikua në revistës Science. Eshtë e qartë se nevojitet një kapacitet gjeniu për ta kuptuar gjuhën ashtu siç ajo ekziston. Gjuhëtarët nën mesatare s’mund ta kuptojnë…

Gjuha është realitet shpirtëror dhe ka lidhje me energjinë e ambientit (atdheut) ku lindesh dhe jeton. Ajo është pjesë logjike dhe logjistike e universit ideor që shpreh konceptin e realitetit në shumë dimensione. Duhet një njohje e psikologjisë së njeriut si qenie e shkallës më të lartë dhe të mekanizmit përceptiv të species njerëzore për të kuptuar “Filozofinë e ekzistencës së gjuhës”.

Piksëpari, gjithçka në univers është “shpirt- ose projeksion mentale”: Në logjikën tonë të thjeshtë ne na duket sikur e shikojmë realitetin, por në të vërtetë nuk e shikojmë atë. Th jesht e marrim nëpërmjet projeksionit dhe koordinatave atë që ai na dërgon. Tashmë shkenca e di se fi zikisht sytë janë vrima të zeza që thithin dritën. Drita e thithur projektohet në pjesën e pasme të trurin dhe krijon imazhin filmik në dimension 3D.

Pra del që universi në tërësi është projeksion mental. Por për ta ngritur në nivel perceptimi duhen “fj alët” , ato që hyjnë në realitetin e quajtur “Ligji Saussure: Sinjifi kacion <->sinjifi ant: “folje= aksion <-> emër=objekt” , ose thënë ndryshe “AMË”. Pra gjithçka ekziston është shpirt… Bota fizike që ne shikojmë, sipas teorisë së Ajnshtajnit është dimension i tretë. – është “projeksion mental i shpirtit”. */Alba / si koncept ta zëmë është koncepti i fillimit të dritës në shqip: */all ba/ =*/yll bërë/ (u bë dritë) . E kundërta e saj është */luciferr/ (luc=zhys dhe fe’ err= fe e errët=anti-fe =errësirë) . Prandaj thuhet gjithmonë “Zoti është dritë”- ose “Zoti është shpirt”, ose “Zoti është fjala” (Thoti), dhe mungesa e dritës është “lucifer” (mungesë totale projeksioni). Kush sulmon fjalën, ose gjuhën ka sulmuar Zotin, dhe i takon Luciferit-ose shkatërrimit… Sipas teorisësë Ajnshtajnit, “drita me vibracion të dobët transformohet në matierë” (lëndë). “Lënda me vibracion të lartë transformohet në dritë”. Pra e vetmja gjë që ekziston është DRITA. Kur nuk ka dritë krijohet mosqenia, – boshësia ose terri.

Kjo do të thotë se gjithçka është krijuar nga drita, gjithçka përbëhet nga drita. Të gjitha rrathët e dritës kanë një vibracion që ngjitet dhe ulet, si ta zëmë; “mesditë”, “mesnatë”, “një orë”, “një minut”, “një sekondë”. Unë dua të them me këtë që të quhesh në botë “Albanian”, -> “njeri i dritës”, – “i agimit”, është nderi më i madh që Kozmosi mund t’i bëjë një njeriu. Mjerë ata që janë në krahun e Luciferit. Nuk e dinë se çfarë dënimi shkatërrues i pret në dimensione të tjera të Universit.

MB: Nëse do te jepej mundësia t’i dërgojë një letër dikujt në Kozmos, një personi që është në Këshillin e Baballarëve të Universit, kush do të ish personaliteti shqiptar që do t’i adresoheshe dhe çfarë do t’i shkruaje:
AVN: Pa asnjë dyshim Petro Zhejit! Do t’i shkruaja ; “I Dashur Petro! Te pashë me vizionet e mia në zemër të Universit të Inteligjencës Hyjnore, mes baballarëve të mëdhenj të kombeve, në krahun e djathtë të Zotit te Dritës. U gëzova shumë, sepse kuptova se gjithë atë vepër mbinjerëzore që bëre për gjuhën shqipe, nuk e bëre për të vdekshmit pa shpresë, por për të qenë i denjë dhe i pastër para Zotit. Kur Zoti te pyeti:
Çfarë bëre ti Petro për Atdheun, për gjuhën dhe Kombin që të dhashë? ; të dëgjova tek i thoje Krijuesit: ‘Atdheun nuk e shita për para e poste, gjuhën e kombit e lartësova dhe e bëra gjuhë të universit, dhe kombit ja thashë të vërtetën e pastër, pa kërkuar shpërblim… Madje unë u sakrifi kova si Krisht, për të ruajtur pastërtinë e mendjes dhe te shpirtit tim. Armiqtë më sulmuan në gjërat më të shtrenjta: familjen, identitetin dhe integritetin, madje gjer edhe ekzistencën fi zike, por unë nuk shkela kurrë mbi dinjitetin tim dhe të popullit tim, dhe nuk u bëra kurrë shërbëtor i armiqve” F- Depistim etimologjik dhe semantik bazuar mbi Algoritme, realizuar nga Petro Zheji

MB: Nëse Ai do t’ju pyeste se çfarë mendon për veprën time i dashur Albert, çfarë do t’i thonit?
AVN: Dua të sqaroj se niveli filozofik më i lartë e mundshëm, sipas kodit të ekzistencës shpirtërore përcaktohet nga fakti se dikush që nuk është fizikisht, rezulton të jetë në jetë Mendërisht, në sajë të energjive që ai ka lënë. Njerëzve të dashur edhe pse ata kanë vdekur fizikisht, ne u flasim herë pas here, kur shohim një fotografi të tyre, apo një vepër të tyre. Ja si do ti drejtohesha:
“Duke lexuar veprën tënde, i Dashur Petro, kuptoj se ke qenë adhurues i Humboldit, sepse teorinë e tij mbi “simbolikën e brendshme të fjalës” e gjej te aplikuar ne teorinë e tende mbi “Shqipen si gjuhë mesianike”. Gjithashtu gjej të aplikuar teorinë Hinduse Krishna, tek “Shqipja dhe Sanskritishtja”. Edhe Konceptet simbolike dhe matematikore mbi gjuhën të Leibnitz-it të madh, i gjej në teorinë tënde të Algoritmeve…

Por ti shkove shumë me tej, bashkove tre teori dhe ngrite një panteon. Por leximi është totalisht personal sepse vizionet janë perceptim i brendshëm personal i çdo njeriu, bazuar mbi kapacitetin përthithës trunor dhe eksperiencën e konservimit te dijeve, kështuqë ajo që Ju keni shkruar i dashur Petro Zheji, janë një inteligjencë në evolucion, që kur e marr, e lexoj sipas mënyrës time të personalizuar dhe formimit tim filozofik. Avancoj kështu në universin tuaj sipas spirales së ADN-se së njeriut dhe energjisë së inteligjencës krijuese. Sepse Mendja e çdo njeriu është univers i personalizuar konceptiv…

Pra vepra Juaj, sa më shume kalon koha aq me e fortë dhe bashkëkohore bëhet. Sepse kur ne komunikojmë shpirtërisht dhe shkëmbejmë mendime, vëmë në pah dhe krahasojmë dy universet tona të dijeve. Por i dashur Petro, fort mirë e di, se unë jam i zoti ta interpretojë veprën tënde në aspektin Simbolik, Filozofik, Gjuhësor, Sistemik dhe Matricor, me detaje… dhe atë që bëj unë, nuk besoj se arrin ta bëjë dikush tjetër… Unë jam në komunikim shpirtëror me ty Petro”, por nuk jam nxënësi yt… jam vazhduesi yt… sepse në Universin e Përjetshëm, nuk ka mësues dhe nxënës, por ka qenie shpirtërore të nivelit hyjnor pa moshe dhe në barazi të plote energjie dhe inteligjence, që vazhdojnë punën e njëri tjetrit. Nga ky ligj shpirtëror, janë të përjashtuar ata që përlyer kanë shpirtin e tyre me mëkatet demoniake të tradhtisë ndaj Zotit e Kombit, ata që janë pushtuar nga demoni sundimit me hipokrizi e mashtrim. Ata që Zoti ua dha talentin, por e hodhën si monedhe të pavlerë në rrugët e ndyra të vesit e epshit”.

MB: Në një nga shkrimet tuaja filozofike mbi gjuhën si koncept, keni thënë se ekziston një lidhje e fortë mes gjuhës shqipe, ADN-së njerëzore dhe lëvizjes së sistemit tonë diellorë në realitetin hapësinor dhe kohor? Sido që këto janë koncepte filozofike dhe kozmogonike
shumë të vështira për t’u kuptuar, besoj se për një grup të vogël shqiptarësh që kanë kapacitet mendor t’i kuptojnë duhet te na i shpjegoni?
AVN: Jam ruajtur, të mos flas shumë rreth këtyre temave, që të mos më paragjykojnë të ata që nuk kuptojnë. Po ju jap një shembull me Ajnshtajnin: “Kolegët e tij profesorë, kur e lexuan teorinë e relativitetit për herë të parë, i sugjeruan gjeniut të shkonte te psikiatri se kishte rrjedhur nga trutë. Po më vonë doli se gjithë profesorati nuk e kishte pasur aftësinë mendore ta kuptonte Ajnshtajnit. Vini re, që njeriu të flasë duhet të ketë mjaftueshëm  gjenomin FoxPH², në ADN. Sa më e madhe të jetë sasia e këtij gjenomi aq më komunikativ dhe më i mençur është njeriu. Por nëse i drejtohemi inxhinierisë gjenetike, ADN-ja është një spirale sinusoidale, ashtu si dhe dielli dhe planetët rreth tij udhëtojnë në hapësirë në
formë e një spiraleje sinusoidale. Gjithashtu zodiaku që ngarkon fushat e energjisë kozmike është një spirale sinusoidale. Galaksia jonë gjithashtu është një spirale sinusoidale që lëviz në qendrën e universit tonë në formë sinusoidale. Dhe universet paralele kombinohen njëri me tjetrin në mënyrë sinusoidale. Pra gjithçka është në lëvizje, është energji që transformohet. Duhet të dihet se ka tre lloj materiesh: “lënda” ; “energjia” – dhe “inteligjenca” ose thënë ndryshe “idea”, që materializohet nëpërmjet gjuhës. Nëse “lënda shëndërrohet në dritë”, “drita shëndërrohet në shpirt” , d.m.th në “ligjërim” (fjalë). Njeriu është pafundësisht i lidhur me universit, nëpërmjet dritës, pra shpirtit të tij ose materies inteligjente, fjalës që është në relacion me universin.

MB: Mos po na bëni propagandë fetare?
AVN: Me vjen keq, po Zoti nuk ka lidhje me fetë aktuale në Tokë. Fetë janë ideologji të konceptuara për të manipuluar turmat, dhe përdoren nga qarqe të caktuara që keqpërdorin emrin Zot, për sundim dhe manipulim të turmave. Kur lindi feja : kur gënjeshtari i parë takojë budallain e parë, dhe mendoi t’i fuste frikën duke i përmendur dënimin, që Zoti do ti jepte, nëse ai nuk bëhej shërbëtori i atij. Zoti asnjëherë nuk jep dënime… por Zoti nëse dikush është pandreqshëm heq dorë nga ky njeri, dhe kuptohet shfaqet Luciferi, i cili kryen të kundërtën e Zotit. Luciferi i pret dhe i merr në mbretërinë e tij të gjithë ata që mashtrojnë, përfshirë këtu edhe krerët fetarë të komuniteteve fetare, që punojnë për agjenturat e huaja. Ju as mund ta imagjinoni se çfarë dënimi e pret ta zëmë njëfarë fetari grek, që ka marrë peng Kishën shqiptare të Nolit, sepse ai ka tradhtuar gjuhën arvanitika të parëve të tij, pra gjuhën e Zotit të Universit dhe ka marrë një gjuhë teknike për të manipuluar shqiptarët e jugut dhe për t’i shpërbërë shpirtërisht dhe kombëtarisht! Nuk është e rastësishme që Kisha Greke gjithmonë e ka mallkuar gjuhën shqipe dhe ka vrarë mësuesit e saj të parë gjatë Rilindjes Kombëtare.

MB: Zoti Nikolla, diçka tjetër! Më keni dërguar gjithashtu një artikull, të cilin pasi e lexova, mendova se kjo është në një fare mënyre oponenca me e bukur për veprën e Xhuzepe Katapanos, “Thoti flet shqip”. Në Shqiperi ja mohuan kete Oponence. Ju e bëni me shume
klas dhe me argumente shkencore dhe sidomos me citime të egjiptologëve me të mëdhenj te tre shekujve të fundit?
AVN: Në të vërtetë kisha vendosur t’i bëja oponencë shumëplanëshe filozofiko gjuhësore veprës se Petro Zhejit me miratimin e djalit të tij Arthur Zheji dhe ndihmën e Profesorit Shezai Rrokaj, por duke parë nivelin sharlatanesk shkencor, pra mungesën e dijes mes gjuhëtarëve të Akademikeve te Akademisë se Shkencave hoqa dorë. Edhe për shkak të burokracive dhe pengesave që hasa. Një miku im belg, kur i tregova se nuk jam ftuar kurrë nga Akademia e Shtetit Amë, i habitur më tha me të qeshur se kur përjashtohet nga akademizmi një shqiptar si ti, akademia në fjalë duhet të quhet pa frikë “Akademia e
antishqiptare e shkencave”. Në formën siç është tani, na turpëron ekzistenca e saj.

Mbi të gjith,a sado erudit të jesh, ti nuk mund të flasësh mes turmës së ca rrogëtarëve që thuhet se janë “të kondicionuar nga dosjet e ish sigurimit komunist të kohës së Enver Hoxhës”, ku nuk gjendet qoftë dhe një njohës i vetëm i Sanskritishtes, Greqishtes se vjetër dhe te Latinishtes? Për çfarë akademie kërkimesh shkencore dhe çfarë akademikësh të aftë mund të flasim këtu? Anastas Shuke, një njohës i shkëlqyer i Sumerishtes, – nuk është në akademi. Agron Dalipaj një njohës i shkëlqyer i Greqishtes se Vjetër dhe Latinishtes nuk është në Akademi. Stavri Trako, një njohës i shkëlqyer i Gjuhes Hitite, Lidiane dhe Frigjiane nuk është në Akademi. Në akademi nuk ka një njohës të sanskritishtes, atë gjuhës Akadiane, apo të gjuhëve Nostratike. Thjesht janë ca pseudo akademikë, që flasin ndonjë rusishte apo greqishte të re, ndonjë anglishte apo italishte të çalë… po këto nuk janë gjuhë me të cilat mund të vërtetohet vjetërsia e shqipes…

M.B: Pse jeni kaq i ashpër në përgjigjen tuaj ! Intelektualët japin aq sa kanë kapacitetin! S’mund tu kërkosh ca njerëzve të zakonshëm e të plakur të bëhen gjeni. Mund të tregoheni më diplomat dhe tolerant?
AVN: Ndoshta! Por këto qenie të paafta, janë të afta të organizohen dhe të kthehen në një kope hienash, që shajnë çdo risi që vjen në fushën e gjuhësisë! Paraardhësit e këtyre “neo-komunistë besnikë si qentë ndaj sllavizmit”, s’kanë pasur asnjëfarë mëshirë për atdhetarët e ditur të Shqipërisë tonë… e kanë masakruar kulturën kombëtare… më lejoni t’ju kujtoj këtu se bibliotekën e dajës së gjyshit tim nga nëna Preng Bib Dod Gjomarku, e cila ishte në kohën e Turqisë Konsullata Angleze në Shkodër, e më pas selia e familjes princërore
Gjomarku deri në vitin 1945. Aty ka pasur mbi 30 mijë libra mbi albanologjinë, dorëshkrime origjinale dhe dokumenta në të gjitha kryesore te botës.

Komunistët e Enverit në bashkëpunim me serbët e transportuan me kamionë drejt Beogradit. Të njëjtën gjë bënë me Bibliotekën e madhe Françeskane që gjithashtu transportuan me kamionë drejt Beogradit… Në këto dy biblioteka ishte gjithashtu vepra gjuhësore e Dora D’istrias, Pashko Vasës, Jeronim de Radës, Sami Frashërit, Hoxha Tasimit, Kostandin Kristoforidhit, Lef Nosit, Gjergj Fishtës, Anton Harapit, e Shtjefën Gjeçovit, Nikoll Gazullit… pa harruar këtu një numër të madh albanologësh të huaj, ku ishte vepra e Trunman e Xilander e Bopp në gjermanisht dhe shumë dorëshkrime të Joklit që Profesori Gjergj Pegmezi ja kish thënë djalës së gjyshit.

Imagjinoni punën kolosale të këtyre albanologëve të kombit, që ju dha si peshqesh Serbëve ne vitin 1945… Më pas na fabrikuan gjuhësinë e tyre, ku Stalini ishte gjuhëtar i madh dhe na mohuan veprën e Trunman, Leipniz, Benloew, De Radës, Krispit, Xilander etj. A nuk ishte ky manipulim i pastër, tradhti ndaj atdheut, një krim monstruoz ndaj kombit dhe shpirtit të tij! Mos prisni që nipërit atyre që lanë duart me gjakun e nacionalistëve shqiptarë nga jugu ne veri, e që sot janë gjoja akademikë, të kërkojnë falje?

Sot Shqipëria e ka humbur këtë pasuri kolosale përgjithmonë. Në këtë kuadër të kësaj edhe Akademia e shkencave është një “Kungull gjigand hibrid”, që po kalbet nga brenda. Mund të mos ishte e tillë. Dihet, kryetari i akademisë nuk është e thënë të jetë një shkencëtar apo gjuhëtar i rangut të lartë shkencor, por një menaxher inteligjent dhe me vizion rreth tregut tregun akademik botëror. Nuk ka rëndësi se drejton Gjinushi apo Rrapushi, Preni apo Ceni. Por ka rëndësi përzgjedhja e specialistëve të duhur në të gjitha fushat dhe krijimi i sistemit të kërkimit shkencor.

Në kushtet kur specialistet më të mirë të kërkimit gjuhësor njohësit e gjuhës greke antike, sumeriane, sanskrite latine e gjermane të vjetër, janë jashtë akademisë zyrtare, gjendja sigurisht vetëm do të përkeqësohet deri në shkatërrimin përfundimtar të saj. Nëse do të ishte ndjekur shembulli i Akademisë Polake të Shkencave dhe Arteve PAN , e cila u riorganizua pas rënies së komunizmit dhe u integruan intelektualët e persekuturit të politikës komuniste në paqe mes tyre duke e falur të shkuarën, sot do të kishim një unitet kulturor e shkencor kombëtar, një shembull të tolerancës edhe për politikën shqiptare. Por me militantë partiakë, apo krahinorë s’mund të bëhet një akademi. Nuk mendoj se Gjinushi e tejkalon egon e vetvetes dhe tregon karakter intelektual dhe integritet, sa ti thirre të gjitha ta qe e kanë kritikuar dhe tu thotë:

Akademia është e shqiptarëve, unë jam thjesht drejtuesi i saj. Ja ku i keni sektorët e ndryshëm të akademisë, le të zgjedhim më të mirët, le bëjmë më të mirën gjithsecili në sektorin e tij. Një akt të tillë e ka kryer deri me sot vetëm Mbreti Zog, me Mirash Ivanajn, dhe me Faik Konicën. Nuk bëhet kademizëm me pabreksa që lypin para për të botuar libra si lypsarët copën e bukës. Shqipëria është në kulmin e mjerimit Akademik. Të shkruash historinë e re të Shqipërisë me financim të qeverisë greke sigurisht, do të ishte një subjekt i shkëlqyer per Ezopin që do të karakterizonte në mënyrë figurative; “tufa e deleve shqiptare sulmoi dhe hëngri mish kopenë e ujqërve grekë”.

MB: Kohët e fundit, po flitet shumë për të drejtat e pakicave Vllahe, dhe Greqia duke qenë se janë ortodoksë u ka kërkuar atyre të deklarohen si grekë?
AVN: Po! Jetojmë në kohën e marrëzirave dhe halucinacioneve. Para shumë kohësh, një i njohuri im vllah më tha, – teksa pinim kafe se – “Naim Frashëri, ka qenë vllah”. Unë ju përgjigja duke qeshur se e dija një gjë të tillë dhe se ai ka kënduar: O male të Vllahisë dhe ju o lisa të gjatë -, e më tej; “ti Vllahi më jep nder, më jep emrin vllahëtar… duhet gjetur ai maskarai që i ka përkthyer poemën e vllahishtes në shqip. Mos e njeh gjë ti”. Që nga ajo ditë nuk e pashë më atë njeri. Ju më pyesni se si ka ndodhur që ky komunitet gjuhësor gjendet në Shqipëri. Vllahet gjenden gjithmonë përgjatë ish rrugës Egnatia, ku ka pasur qyteza ilire. Popullsia e këtyre qytezave mësoi edhe latinishten me kontakt me ushtarët dhe tregtarët u bënë dygjuhësh. Prandaj shqiptarët i quanit Vllehë (vëllezër). Kështu që
ata janë autoktonë, në tokën e tyre, por nuk duhet të mohojnë origjinën e tyre Ilire, dhe nuk duhet të bëjnë gabimin të dëmtojnë vendin e tyre, Shqipërinë dhe gjuhën e stërgjyshërve të tyre Shqipen.

MB: Le t’i shmangemi politikës akademiko-kulturore dhe të hyjmë në gjuhësi të pastër. Studimi juaj më i fundit mbi elementët e përbashkët të Gjuhës së vjetër egjiptiane me shqipen del të jetë në një farë mënyre “marrja dhe futja në shina shkencore” e veprës së
Xhuzepe Katapanos?
AVN: Unë nuk përsëris Katapanon. Por duke u bazuar në gjuhësinë teorike, punën e egjiptologëve dhe gjuhësinë krahasuese, i bëj një lloj oponence indirekte shkencore konstruktive veprës “Thoti fliste shqip”, sepse fatmirësisht rangu im si i vetmi specialist i gjuhëve prehistorike, me jep mundësinë. Për mua vepra e Katapanos është shumë shkencore dhe është vazhdim i punës gjuhësore të Kamardës, Krispit, De Radës.

Ajo pasqyron gjithashtu studimet prehistorike të akademikut të madh Francez Louiz Benloew, në veprat e tij Fondamentale “Greqia para grekëve”, dhe “ Mbi gjuhën shqipe”. Por një pjesë të veprave që mendoheshin të zhdukura në Beograd, kam mundur t’i gjej via “on-line” ne bibliotekën “Kesinger’ Legacy Reprint” e SHBA-së, e cila jo vetëm që ka rikthyer në qarkullim veprat që gjuhëtarëve shqiptarë dhe të huaj mbi shqipen që na i mohoi regjimi komunist, por gjithashtu ka arshivuar në koleksion librat e mi botuar në Frëngjisht dhe Shqip… Akademia Amerikane EDU, me ndërhyrjen e profesorit të Antropomologjisë së Universitetit të Los Angelos, Terence Deacon, ka ripublikuar veprën time “Etimologjia dhe Semantika Strukturale”.

MB: Ju keni thënë se lidhjet e shqipes me gjuhën e vjetër egjiptiane janë kruciale për studimet indo-evropiane?
AVN: Sigurisht. Gjuhëtarët duhet ta kuptojnë pse lidhjet e gjuhës shqipe me atë egjiptiane antike në aspektin simbolik kanë rëndësi të madhe? Sepse fjalori i përbashkët dhe përputhmëria simbolike e dy kulturave vërtetojnë tezën e ekzistencës së një gjuhe të parë nostratike.

Eitan Grossman Richter dhe Toni Sebastien në punën e tyre studimore kanë konstatuar se “Gjuha egjiptiane-kopte dëshmohet në një korpus të gjerë tekstesh të shkruara që dokumentojnë pothuajse pandërprerë jetëgjatësinë e saj për më shumë se 4000 vjet, nga shpikja e sistemit të shkrimit hieroglifik në fund të mijëvjeçarit të IV, deri në shekullin e 14-të të erës sonë. Kështu, egjiptianja ka të ngjarë të jetë gjuha më e vjetër e njohur njerëzore”. [Grossman, Eitan; Richter, Tonio Sebastian (2015). “The Egyptian-Coptic language: its setting in space, time and culture“. ‘Egyptian-Coptic Linguistics in Typological
Perspective. De Gruyter Mouton. p. 70.], ky përcaktim ka një të vërtetë të madhe brenda, por vetëm nëse ajo merret e lidhur me matricat gjuhësore të shqipes, dhe me simbolikën e saj teologjike. Gjetja e elementëve të përbashkët mes shqipes dhe gjuhës së vjetër egjiptiane, merr një rendësi të dorës së parë, pasi provon tezën e prejardhjes Indoevropiane edhe te gjuhës së vjetër egjiptiane.

“Egjiptianët stamponin hieroglife lineare në papiruse me një kallam special, që ngjan me të njëjtin lloj kallami që përdoret akoma nga arabet dhe që quhet Qala (ky kallam në gjuhën egjiptiane ka mërin [kasch] Për të shkruar mbi pllaka balte ose mbi dru, e ndonjëherë edhe në gurë ata përdornin një lloj instrumenti të quajtur [kasch-amfoi] (instrument shkrimor që flet vetë me emrin e tij të jetë aplikuar, pas kashtës ose kallamit, në përdorimin e shkrimit; sepse fjala [kasch-am-foi] do të thotë [kasht ose kallam metali]. Thjesht funksioni kuptimor i fjalës ka derivuar nga objekti me origjinë bimore në objektin me origjinë minerale. Si e shihet qartësisht ajo që i bashkon shqipen, gjuhën e vjetër egjiptiane dhe atë arabe është aspekti nostratik i këtyre gjuhëve që mund të haset qoftë edhe në një fjalë të vetme ta zëmë fjala arabe */qala/ ; që është një togfjalësh i shqipes primitive gege */qa lā-> ka lā/( çfarë lë->lë shënimin, -eksperiencën jetësore e shkruar, përjetimin i skalitur etj.), ngaku kemi fjalën e shqipes */kallam/, */kallamisht/, */kallamoq /, /kalama/, */ kallzoj/, */kallëzoj/, */kasht/ (qa la- sinonimi ka asht/) dhe në egjiptianen e lashtë fjala */kasch/ që po ashtu gjendet si sinonim në shqipe */kāsht/.

Jemi në rrafshin Nostratik të leksikut të shqipes. Thuajse të gjitha studimet e këtij leksiku janë të autorëve të huaj ku spikat baskologut Mishel Morvan. Të gjithë “Velikiye ottsy slavyanskogo naroda” (baballarët e mëdhenj të sllavishtes) janë ftuar nga Akademia
e Shkencave te Shqipërisë, po vetëm ky gjigand i gjuhësisë franceze dhe botërore nuk është ftuar?. Akademia e shkencave, që ndryshe quhet Akademia Sovjetike e Tiranës ta kujton frazën ruse “Kamunisti nje sdaytsja” (Komunistët nuk dorëzohen).

MB: Në fund dua t’ju pyes për disa sulme qe Fatos Tarifa ka kryer me artikujt e tij ndaj disa gjuhëtarëve të pavarur në gazetën dita?
AVN: Nuk kam lexuar kurrë gazetari në nivele më të ulëta. Si shkrimi i Fatos Tarifës si shkrimi i Aristotel Spiros… të dy janë kundër aksiomës së Volterit, i cili thotë se; “unë mund të mos jemë dakord me mendimin tuja, por do të jepja jetën të mbroja të drejtën tuaj për ta shprehur mendimin që keni”.

Puna e studiuesve të pavarur, që flasin nga katër apo pesë gjuhë të huaja, të gjalla e të vdekura, u ka shkatërruar planet e asimilimit të popullatës shqiptare, që kisha ortodokse greke ka patur në Jug. Kështuqë ata kërkojnë t’u mbyllin gojën të gjithë gjuhëtarëve dhe specialtëve që punojnë për ngritjen e gjuhës shqipe, duke shantazhuar gazetarët dhe mediat, duke mbyllur portat Gjuhësisë së Re. Fatos Tarifa flet për gjuhën pa qenë gjuhëtar, flet për filozofinë pa qenë filozof, shan e fyen Gjuhëtarët me diploma Shqiptare e Evropiane. Aristotel Spiro e mbështet pas gardhit te Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, që paguhet me paratë e taksapaguesve shqiptarë…

Këta të dy ma kujtojnë një sekuencën një filmi Sergio Leones, kur në oborrin e një shtëpie kishte dy kolibe qensh, një të madhe dhe një të vogël. Në të madhen jetonte një qen të madh stani dhe në të voglën një qen kone… Pasi dilte qeni i madh i stanit e lihte gjatë e gjatë deri në rënien e muzgut, dilte dhe lihte edhe konia e vogël nja 30 sekonda, fillimisht me trimëri, pastaj i trembur nga dalja e hënës, lëshonte ca cingërima frike dhe shkonte të futej në koliben e tij të vockël duke u dridhur. Shqiptarët duhet të dinë se atyre të Akademisë u ka plasur perdja, dhe e kanë ngrënë turpin me bukë. “Kur turpi të mbulon sytë e ballin – thoshte gjyshi im – futi dhe një gotë verë prapa, se kambana e kishës nuk t’i shpon timpanet e veshit…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.