Koment
— E vërteta është së ata të cilët po e drejtojnë vendin për shumë vite, nuk kan pushuar të mashtrojnë qytetarët. Nuk po jep kush përgjegjësi që po pësojmë kolektivisht. Te ne koha është duke u ndalur në mënyrë të rrezikshme, dhe ajo nuk po kalon. Jemi dëshmitarë që dita ditës, po lodhemi gjithnjë e më shumë më “strategji” të liderëve partiak për të dalë nga krizat…
Skënder MULLIQI
Ka kohë që në Kosovë koha po ndalon? Shtrohet pyetja çka kemi arritur dhe ku kemi stagnuar? A të numrojmë ato pozitivet, e të shlyejmë negativet duke i mshelur sytë para asaj që vjen? Nese lexojmë planet, idetë dhe premtimet e fushatave parazgjedhore, nuk kemi çka mburremi më këta njerëz të politikës. Vitët që i lamë mbrapa mund t’i përshkruajmë më ditë të tëra, por natyrishtë së nuk ishin shumë productive. Po numërojmë në vend, pa rezultate në mirëqenje dhe zhvillim, ku që shumë kohë po presim inkuadrimin e Kosovës në strukturat e BE-së dhe në NATO. Krizat e vazhdueshme politike dhe institucionale kanë bërë që të mbesim shumë mbrapa në procese.
Këtyre krizave dhe stagnimit po i kumarisin më shumë blloku opozitar, të cilët nuk po gjëjne forcë për formimin e institucioneve të shtetit nga lakmia për pushtet apsolut. Kjo po ndikon që të mbetemi pas vendeve të rajonit. Kjo çka po ndodhë që dy vite e më shumë në Kosovë, është jashtë çdo realiteti.Kosova ka mbetur duke humbur hapin, duke i hudhur në mbeturina vitet e kaluara.Humbëm shumë donacione nga BE-ja, që është e pafalshme. Kosova për 365 ditë të kaluara nuk ka arritur të lëviz nga vendi. E vërteta është së njerëzit po ndihen të okupuar. E vërteta është së ata të cilët po e drejtojnë vendin për shumë vite, nuk kan pushuar të mashtrojnë qytetarët.
Nuk po jep kush përgjegjësi që po pësojmë kolektivisht. Te ne koha është duke u ndalur në mënyrë të rrezikshme, dhe ajo nuk po kalon. Jemi dëshmitarë që dita ditës, po lodhemi gjithnjë e më shumë më “strategji” të liderëve partiak për të dalë nga kriza.Në Kosovë sikur kan marr fund ”rendi dhe ligji” dhe “liria”, të cilat nuk po funkcionojnë si duhet asnjëra prej tyre.
Kosova është bërë vendi i paknaqësive, i paradokseve, duke shikuar njerëzit duke ikur, për ti shpëtuar kaosit. Të ikurit janë lodhur nga pa rregullësitë, ku nuk ekziston përgjegjësia për asgjë. E çuditshme është fakti së së sa kohë na duhet që të “zbulojmë“ dhe kuptojmë lirinë dhe rendin e rremë në vendin tonë. Liria, rendi dhe ligji duhet të preken, ato nuk guxojnë të mbeten imagjinare. Sikur rinisë tonë, ikja i ka mbetur e vetmja luftë. Sikur po sillemi në rrethion vicioz. Ikja e rinisë po ju shkon përshtati strukturave të caktuara të politikës dhe të biznesit. Nuk guxojmë të bëhemi rob të numerimit në vend të lirisë, rendit dhe ligjit. Kjo do të ishte fatale për shoqërinë dhe për shtetin tonë…











