Avniu qëlloi në emër të tradhëtisë…

3

Ka dekada që më kanë tërhequr si një magji disa figura patriotike të kombit shqiptar. Këto personalitete i kanë dalë zot vendit në momentet më të vështira të historisë së tij. Vepra e tyre më ka motivuar të lexoj më shumë për historinë, më ka bërë më të ndjeshëm si mësues historie, më ka forcuar më shumë atdhedashurinë, më ka forcuar më shumë simpatinë për to, dhe veprimtarinë atdhetare të tyre… Ndër vite, gjatë punës në arsim, jam munduar t’i përshkruaj këto figura atdhetare me gjithë madhështinë e tyre dhe të përçoj tek brezat idealin dhe vlerat e spikatura të tyre. Dhe, një ndër këto figura, është edhe Avniu…

Avni Rustemi lindi në Libohovë më 22 shtator 1895, në një familje të mirënjohur dhe me tradita patriotike. Ai qe një patriot i madh, një militant dhe veprimtar i shquar i çështjes kombëtare, dhe arriti të zgjidhet edhe deputet në parlamentin shqiptar. Në moshë të re, Avniu shkoi për studime në Janinë dhe më pas në Stamboll. Po kështu ai bëri edhe një vit shkollë në një kolegj pedagogjik në Gjenevë ku mësoi edhe frëngjishten. Pasi kthehet në Atdhe, në moshën 14 vjeçare u paraqit tek çeta e Çerçiz Topullit për të marrë pjesë në veprimet luftarake të saj. Nuk u pranua atje, për shkak të moshës së vogël të tij. Avniu qe i prirur për arsimim, mbaroi disa klasë në Greqi për mësuesi. Në moshën 17 vjeçare filloi punë si mësues në Tepelenë, dhe më pas u transferua në Vlorë dhe në  rrethinat e saj. Figura e Avni Rustemit në vitet ’20-të qe e njohur në Vlorë dhe vendet ku ai shtriu veprimtarinë e tij. Ai njihej si një figurë revolucionare dhe shumë aktive për kohën.

Ibrahim Kabili
Ibrahim Kabili

Më 1920 organizata e  krijuar në Vlorë, nga patriotët e saj, ku Avniu ishte një nga  udhëheqësit kryesor, vendosi që t’i bënte atentat Esat Pashë Toptanit. Komploti për vrasjen e Esatit u organizua në Vlorë. Vrasja e Esat Toptanit, nga Avni Rustemi, u bë në Paris më 13 qershor 1920. Avniu i ndodhur përball Esatit në Paris, nxorri nagantin e tij dhe qëlloi  për vdekje Esat Pashë Toptanin. Ndaj Avniut u organizua një gjyq, Avniu në të nuk kërkojë mëshirë por drejtësi. Dhe drejtësia erdhi për Të, ku ai mori pafajësinë…

Qarqet pro Ahmet Zogut nuk do t’ja falnin Avniut vrasjen e Esat Toptanit. Ato organizuan plagosjen e Avniut, në Tiranë, në sheshin ku sot mban emrin e tij, më 20 prill 1924. Avniun e qëlloi mullixhiu Jusuf Reçi, por me porosi të Ahmet Zogut dhe përkrahësi i tij, Osman Bali. Ai vdiq nga plagët e marra dy ditë pas atentatit, më 22 prill 1924. Vdekja e Avniut shkaktoi shumë indinjatë në rrethet patriotike dhe në masat popullore. Për të nderuar figurën e tij, më 28 prill 1924 u zhvilluara ceremonia në Tiranë. Arkivoli me trupin e tij udhëtoi në Durrës, dhe prej andej mbërriti në Vlorë më 29 prilli 1924. Ceremonia e varrimit në Vlorë u zhvillua më 30 prillit 1924. Figura e Avniut u nderua me vlerësimet më të larta. Para kufomës së Avniut, mbështetësit e tij organizuan 3  mbledhje në Bashkinë e Vlorës…

Avniu është personi që vuri në zbatim të metoda revolucionare. Pas atentatit të Parisit dhe pafajësisë që i dha gjyqi, Avni  Rustemi erdhi në Shqipëri. Ai u fut në politikë duke u zgjedhur deputet në parlamentin e Shqipërisë. Vrasja e patriotit Avni Rustemi shkaktojë një “tërmet” të fuqishëm në Shqipëri, për rrjedhojë kjo u pasua edhe në skenën politike dhe shpërthimin e Revolucionit të Qershorit të vitit 1924. Regjimi komunist, e nderoi Avni Rustemin me emra rrugësh, emra shkollash, vendosi disa buste dhe monumente të tij, populli i thuri këngë, u vunë në skenë, drama, si: ” Dy krisma në Paris”, u bënë filma, etj. ku evidentohen vlerat patriotike dhe atdhetare të Avni Rustemit. Ai u nderua si patriot, si atdhetar, si antizogist i vendosur, si revolucionar i madh kundër shtresave të pasura të kohës, etj.

Për disa të tjerë Avniu shihet si vrasës me pagesë, si karagjoz politik, si shërbëtor i vënë në shërbim të organizatave revolucionare, si njeri karrierist, etj. Këto mendime dhe vlerësime ndryshe dhe dashakeqe që bëhen sot për Avni Rustemin, nuk mund të zbehin dhe të ç’bëjnë veprimtarinë veprimtarinë patriotike dhe atdhetare të tij.

Për mua, dhe të tjerë si unë, ai shihet si hero kombëtar që vrau tradhëtarin e popullit shqiptar dhe tronditi nga themelet tradhëtinë… Sot, pas 100 vjetësh, vendi ka pasur shumë arritje, por, edhe më shumë dështime. Interesat kombëtare shpesh janë vënë në rrezik dhe tradhëtia, për disa, është ulur “këmbëkryq”. Janë shtuar shumë “esatët” dhe pakësuar, “avnitë”. Le të shpresojmë në ringjalljen e ndjenjave atdhetare…

Ibrahim Kabili
Tiranë, më 27.01.2025

3 KOMENTE

  1. I dashur vëlla Ibrahim Kabili!

    Portali “Fjala e lirë” – të cilin e moderon i nderuemi Arben Çokaj, gjithëherë publikon shkrime, të cilat na zgjojnë kërshërinë që t’i lexojmë dhe, që na bëjnë përshtypje, edhe të japim komente në to. Shkrimin e juaj me titull: “Avniu qëlloi në emër të trahëtisë” me pëlqeu tejet mase, më mallëngjej shumë, ndaj më nxiti që të kërkoj më shumë për Avni Rrustemin dhe në google “e gjeta” filmin – video me titull “Dy krisma në Paris”, që zgjatë vetëm 3 minuta e 42 sekonda, nga i cili mësova se:

    Në gjykimin e Avni Rrustemit në Paris, Xhafo Idrizi dëshmitar, ka udhetuar nga Shqipëria në Paris, për të dëshumar… se Avniu, ky trim, vrau një tradhëtar…; dhe në sallën e gjykimit, iu drejtua Avniut me këto fjalë:

    “Avni, ore vëlla, o trim! Familjëen e ke mirë. Të falënderon Vlora, Libohova, Myzeqeja, krejt Shqipëria dhe krejt Kosova, që vrave atë qen të Toptanëve, që ishte gjarpër për Shqipërinë…!” (nga filmi-video “Dy krisma në Paris” VIDEO që zgjatë vetëm 3 minuta e 42 sekonda).

    respekt,
    Ismet M. HASANI, Suedi

  2. Faleminderit, zoti Hasani!
    Njerëz të tillë si Avniu janë të pavdekshëm… Historia nuk mund të ç’bëhet…
    Respekt edhe për Ju zoti Ismet dhe qofshi mirë familjarisht!

  3. Avni Rustema lindin 1 ne 100 vjet. Nuk lind Nena tjeter burre te tille qe VDES per te shpetu Popullin dhe Shtetin nga tradhtaret e rrezikshem te tipit Esat Pashes. Avni Rustemi eshte v i k t i m e e pregaditjeve dhe gadishmerise se politikes se Esat Pashes per t’i fale Teritore Shqiptare fqiut tone, Armikut Serb, Aemikut te perbetuar te Popullit dhe Kombit tone Shqiptar.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.