15.7 C
Tirana
E martë, 6 Tetor 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj A është Islami vërtetë religjion agresiv dhe i rrezikshëm?! (pjesa 7)

A është Islami vërtetë religjion agresiv dhe i rrezikshëm?! (pjesa 7)

0
Kur'ani

Nga Ismet M. Hasani, Suedi

O Zot, të lutëm, më jep të jetojë deri në atë moment kur Ti e di që jeta është e dobishme për mua!
O Zot, prapë të lutëm, merrma shpirtin atë moment kur Ti e di se vdekja është më e dobishme se sa jeta!

VËSHTRIM RRETH KUR’ANIT

Kur’ani eshte fjale e pakonkurrence e Allahut. Ai, nepermjet te besueshmit Xhibril, i eshte shpallur vules se pejgambereve, eshte shkruar ne Mus-hafe, i transmetuar ne menyren me te besueshme (tevaturen) deri te ne, leximi i tij eshte ibadet, fillon me suren “El Fatiha” dhe perfundon me suren “En Nas”.
Burim i Kur’anit eshte Allahu. Muhammedi ishte transmetues i fjales se Allahut.

Shpallja-vahji ishte mjet bisede ndermjet Allahut dhe te derguarit te Tij, Muhammedit.
Ne ceshtjen e shpalljes nuk merr pjese mendja e njeriut, por si kusht per ta pranuar ate, ajo nuk mbetet manash, asaj i mbetet per detyre qe me vone ta perpunoje ligjshmerine e shpalljes.

Feja islame prej fillimit themelohet me vahjin e Zotit xh.sh., te cilin ia shpalli te derguarit te vet, e ai, me urdherin e Zotit ua kumtoi njerezve. Derisa themelimi i fese islame vjen thjesht prej Zotit dhe mendja e njeriut nuk ka te perzier ne te, e as fjala e ndonje forumi njerezish, perpilimi i ligjshmerise se saj nuk ka kurrfare te mete e as kurrnje gabim.

Mendja e individit dhe e bashkesise si kusht per vertetimin e besimit te vet dhe si veprim produktiv per lartesimin e moralit, eshte e obliguar te veproje sipas udhezimeve te shpalljes.

K U R’ A N I . F A M Ë L A R T Ë

Veçori e Kur’anit ’eshtë:
– nuk eshte veper e perpiluar prej mendjes se njeriut,
– eshte i shqiptuar me fjale,
– eshte i shprehur ne gjuhen arabe,
– i eshte shpallur vules se pejgambereve, dhe
– ne menyren me te besueshme eshte i percjellur deri te ne.

Muhammedi e pranoi Kur’anin me ndermjetesimin e engjellit Xhibril, te cilin Zoti
e quan ne fjalen e vet “Emine” – besnik i vahjit e thote: “Ate (Kur’anin) e solli ne
zemren tende shpirti besnik per te qene ti nga pejgamberet (Shuara: 193-194).

Meleku Xhibril Kur’anin e pranoi prej Zotit dhe fjalet e Zotit ia lexoi Muhammedit, i cili ia mesoi ymmetit te vet Xhibrilit pra, nuk i takoi tjeter vetem se transmetimi dhe kumtimi i fjales se Allahut tek Muhammedi.
Per sa i perket faktit se vete teksti i fjales se Kur’-anit eshte fjale e Allahut dhe se
ai e shpalli, flet edhe ky ajet: “S’ka dyshim se ti je duke pranuar Kur’anin nga vete i Urti, i Dijshmi”. (En Neml: 6)

Mendimi i atyre,te diet interpretuan thashethemet kinseXhibrili ia solli Muhammedit vetem kuptimin e Kur’anit, e Muhammedi e shprehu me gjuhen e vet arabe, eshte i gabuar ashtu sic eshte i gabuar edhe mendimi tjeter sipas te cilit, Allahu e frymezoi Xhibrilin vetem me kuptimet e Kur’anit, kurse shprehja me fjale eshte e Xhibrilit.
Mendimet e tilla nuk kane mbeshtetje ne kurrfare fakti, ngase jane ne kundershtim me Kur’anin, me synnetin dhe me ixhmain, nuk kane ndonje vlere e as ndonje peshe.

Mendimet e tilla me teperjane gracke e futur ne literaturen e myslimaneve, perndryshe si do te mund tejete Kur’ani mrekulli kur shqiptimi i tij tejete prej Muhammedit ose prej Xhibrilit? Mandej, si mund t’i mveshet Allahut si fjale e Tij, kur ai nuk eshte i Tij?! E ne Kur’an qarte thuhet: „Deri sa te degjoje fjalet e Allahut.” (Tevbe: 6).
Kur’ani fjale e Allahut, leximi i te cilit eshte ibadet, Muhammedit iu shpall kur ishte ne moshen dyzetvjecare dhe per here te pare u njoftua se Zoti e kishte zgjedhur dhe e kishte caktuar pejgamber. Prej atij momenti e deri kur kaloi ne fqinjesi te Allahut, ajo periudhe e jetes quhet periudha e vahjit, shpalljes, revelates (risales), e cila zgjati gati njezet e tre vjet.

Vahji dhe menyra e pranimit

Shprehja “Vahj” e gjuhes arabe ka disa kuptime. Ne disa raste ka kuptimin:
frymezim me anen e te cilit njeriu frymezohet per ndonje pune ose per ndonje veprim.
Mund te kete edhe kuptimin: ngacmim, kur njeriu nga ndonje faktor i jashtem
ngacmohet ne zemer. Ne disa raste perdoret edhe ne kuptimin e instinktit, sic eshte fjala per bleten ose dikca tjeter.

Njerezit jane frymezuar dhe frymezohen per dika, por shpall j a e Kur’anit nuk
i takon kesaj menyre te frymezimit, menyra e shpalljes se Kur’anit eshte e vecante.
Ne Kur’an eshte thene qarte: “Nuk ka asnje njeri qe Allahu t’i kete folur ndryshe
pervec menyres se frymezimit, ose pas ndonje perdeje, ose t’i dergoje te derguar (melek), e ai me lejen e Tij t’i shpalle ate qe Ai deshiron”. (Shura: 51).

Allahu ne Kur’an theksoi ate qe e deshiron dhe qe e kerkon prej krijesave te veta,
por kush do te pranoje prej Allahut ate qe e tha? Njeriu nuk ka mundesi, sepse ai
eshte edhe qenie organike, pergatitja e tij e ben ate te paafte qe te pranoje fjalet
drejtperdrejt prej Allahut.

Madheria e Allahut eshte fuqi aq e larte sa qe prej krijesave askush nuk eshte ne
gjendje te dij’e te pershkruaj. Per lartesine dhe fuqine e Tij, mesojme vetem nepermjet fjales se Tij, me te cilen Ai e pershkruan veten.

Njeriu, si fuqi e dobet, nuk eshte ne gjendje te vere kontakt me ate fuqi aq te larte
te Zotit, ai nuk mund t’i afrohet fuqise se larte edhe te pranoje ate qe Ajo e shpreh.
Nese i afrohet fuqise se larte, e dobeta do te shkaterrohej. Zoti e di ate, prandaj ne fjalen e vet thote se njeriu nuk mund t’i pranoje prej Tij fjalet vetem ne menyrat e theksuara.

( v a z h d o n )

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.