21.6 C
Tirana
E dielë, 11 Tetor 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj DËSHMI REFLEKTUESE PËR LUFTËN TONË ҪLIRIMTARE

DËSHMI REFLEKTUESE PËR LUFTËN TONË ҪLIRIMTARE

0
Gjykata Speciale e Kosovës

Dëshmi e vetë-vullnetshme (publike) për ZPS-në e Republikës së
Kosovës [dërguar ZPS-së përmes e-mailit zyrtar, më 02. 12. 2020]

Ibrahim Kelmendi Dëshmon: Ibrahim Kelmendi

Për shkak të irritimit që po më shkakton fushata e orkestruar, e cila ka marrë përmasat e një lufte speciale, diversioniste, kundër institucioneve të Drejtësisë së Republikës së Kosovës – Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) dhe Dhomave të specializuara (DHS), po e ndiej për obligim patriotik dhe qytetar të ofroj këtë dëshmi publike, me shpresë se ZSP-ja do ta marrë parasysh.

Qysh në fillim dëshiroj të shpreh falënderimin ndaj BE-së dhe SHBA-ve, që u angazhuan me kaq përkushtim, duke harxhuar shumë financa e kuadro profesioniste, për t’i krijuar këto institucione, të cilat do të hetojnë e gjykojnë akuzat që i përmban Raporti i parlamentarit zviceran Dick Marty, i miratuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit i Europian (APKE). [Për ata që nuk e dinë, ky Raport është votuar nga APKE, më 7 janar 2011. Ndërsa më 25 janar 2011 është votuar rezoluta për të filluar hetimet e atyre akuzave.

APKE i ka 318 parlamentarë të delegacioneve parlamentare të 47 shteteve anëtare. Në seancën e 25 janarit 2011, kur është votuar rezoluta për të hetuar akuzat e Raportit “për trafikim të organeve”, 166 kanë votuan pro, 8 kundër, 9 kanë abstenuar.]1 Marionetat e shërbimeve nacionaliste serbe, ruse e simotrave të tyre, janë duke zhurmuar tani në mënyrë të orkestruar kundër ZPS-së dhe DHS-së, me qëllim të nxitjes së trazirave të turmave injorante në Kosovë, të cilat, fatkeqësisht, gjithandej bien kollaj pre e luftërave speciale të shërbimeve armiqësore, por edhe të teorive të komploteve.

Shkurt e shqip: Kjo fushatë është anti Kosovë dhe anti Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK)!
Dëshmi konkrete e kësaj fushate destruktive është Baton Haxhiu, marioneta e Jovica Stanishiqit, ish-kryeshefit të shërbimit inteligjent të Serbisë, i quajtur Resor Drzavnog Bezbednosti – RDB / РДБ.2 Për të nxitur trazirat Baton Haxhiu dhe silloji i tij, po zhurmojnë gjithandej nëpër emisione speciale televizive, kinse të shqetësuar që “Gjykata speciale” qenkësh themeluar ekstra për ta komprometuar UÇK-në dhe Luftën e saj të drejtë çlirimtare. Për këtë arsye, gjithnjë sipas tyre, ZPS-ja i ka akuzuar “udhëheqësit” dhe “liderët” kryesorë të UÇK-së.

Viktimave, të mashtruar e të përvetësuar nga kjo luftë speciale kundër ZPS-së dhe DHS-së, dua t’ua përkujtoj se Rusia, Serbia dhe miqtë e tyre, janë ndjerë të mjaftuar me gjykimin që i kanë bërë Kosovës dhe UÇK-së, me 7 janar 2011, në APKE, – me ç’rast, tërthorazi, e kanë gjykuar e komprometuar edhe Aleancën NATO. Prandaj Serbia dhe Rusia nuk kanë qenë të interesuara për formimin e institucione, që do t’i hetonin e gjykonin akuzat në Raportin e Dik Martit, sepse kanë qenë të bindura se ato akuza do të demantoheshin e diskreditoheshin, si shpifje politike. Këtë e dëshmon edhe mosgatishmëria e tyre për të dhënë ndihma financiare për institucionet që do të hetonin akuzat e Raportit të Dik Martit.

Tash, meqë ZPS-ja dhe DHS-ja janë formua, falë angazhimeve të BE-së e SHBA-së dhe mençurisë pragmatike të shumicës së parlamentarëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, shërbimet serbe dhe simotrat e tyre janë angazhuara për t’i sabotuar e minuar këto institucione, me trazira sa më të fuqishme të turmave të mashtruara në Kosovë. Serbia dhe Rusia nuk duan të identifikohen krimet që duhet t’i kenë bërë individët e UÇK-së dhe jo UÇK-ja, por duan të mbetet gjykimi e komprometimi kolektiv që përmban Raporti i Dik Martit, fatkeqësisht i miratuar nga APKE. Duke u akuzuar “udhëheqësit”, “liderët”, “krerët”, “komandantët”, në dukje po imponohet keqkuptimi sikur vërtet ka ekzistuar komanda qendrore ushtarake që e ka komanduar UÇK-në, për të bërë krime, edhe monstruoze, kundër civilëve serbë, kundër minoriteteve të tjera dhe kundër kundërshtarëve politikë shqiptarë.

Unë do të dëshmoj se të akuzuarit Hashim Thaçi / “Gjarpni” dhe Rexhep Selimi / “Dhetshi”, vërtet ishin “ndërmarrje e përbashkët kriminale” (NPK), por ajo NPK ishte anti UÇK dhe anti Luftës çlirimtare. Fatkeqësisht shërbimet armiqësore na i kishin penetruar në UÇK anëtarët e NPK-së. Shpresoj që edhe krye-kapot Xhavit Haliti / “Zeka” dhe Azem Syla / “Daja”, që i përkisnin asaj NPK-je, do të akuzohen dhe do të burgosen sa më shpejt.

* * *

[ Vijon në PDF, 62 faqe – shkarkojeni! ]

1. https://www.evropaelire.org/a/2286418.html
2. Vetë Baton Haxhiu ka rrëfye se ishte „ndërmjetësues“ i takimeve mes Jovica Stanishiqit e Mahmut Bakallit (ish kryetarit të Komitetit Krahinor të Lidhjesw Komuniste të Kosovës.
RDB është akronim i riemërtimit, më 13.03.1991, të ish UDB-së dhe SDB-së, me kryeshef Jovica Stanishiq, deri më 26.10.1998, i pasuar nga Radomir Markovićqi, nga 27.10.1998 – 25.01.2001. Në këtë tekst të dëshmisë do të përdori vetëm akronimet në serbisht, me gërma latine, sepse akronimet në origjinalin cirilik apo përkthimi i tyre në shqip, e vështirëson kuptushmërinë e kësaj dëshmie.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.