PO ZOTI KU ËSHTË? NJË SQARIM RACIONAL NGA ELON MUSK

0
280
Elon Musk

Arben Çokaj

Sa më shumë i ditur dhe i vetëdijshëm të jetë njeriu, aq më pak beson te iluzionet. Por shën Pal Gjatoja, që feston Bajromin zyrtarisht, nuk bën pjesë te ky grup, kjo me siguri. Ai bën pjesë te grupi i njerëzve, që nuk e kalojnë nivelin mesatar, që synon pushtet e të pasurohet… e të vjedhë… – siç e përshkruan Platoni.

Elon Musk, shefi i Tesla dhe Space X, njeriu më i pasur në planet, në një bisedë me Lex Friedman diskuton ndër tjera edhe mbi njerëzimin, tokën, të ardhmen në tokë e më gjerë.

Dhe Elon Nusk i bie thjeshtë: “Toka ka rreth 4.5 miliardë vjet që është krijuar, dielli po zgjerohet gradualisht, do të vijë dita që toka të nxehet shumë, oqeanet do të avulojnë dhe toka do të kthehet në një planet të nxehtë si Venusi. Jeta në tokë do të shuhet e me vite galaktike, kjo në më pak se 10% të jetës në tokë, në rreth 500 milion vjet. Civilizimi në tokë ka rreth 5-6000 vjet që ka filluar, me shkrimet sumeriane, cuneiform. Pra, ne jemi tepër vonë, prandaj duhet parë mundësia, që të eksplorohen planete të tjera, me mundësi jetese në to, ose do të shuhemi si dinosaurët, të cilæët nuk kishin anije kozmike…” dhe qeshë…

Po Zoti ku është? Në pavetëdijen e secilit që beson në të!
Elon Musk përgjigjet: “E zëmë se jeta është një simulim, ne bëjmë simulime te Tesla e Space X gjatë gjithë kohës, për të kuptuar se çfarë ndodhë. Kushdo që e ka krijuar këtë botë, nuk e di se çfarë do të ndodhë, se po ta dinte, nuk do e kishte krijuar fare…”

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.