AZIS ÇAMI, LUFTËTAR I ÇËSHTJES SONË KOMBËTARE

1
288

Të nderuar Zotrinj të
“Telegrafit”
Biografia e Azis Çamit, bëhet për dijeninë tuaj.
Në se ju e gjykoni botoni vetëm poemthin PA biografinë.

I dënuar 4 herë me vdekje për Shqipërinë

Azis Çami (1897 – 1943), ishte diplomuar në Torino si officer artilerie. Në vitin 1920, u arratis nga trupat italiane dhe u bashkua me Luftën e Vlorës, ku u caktua komandnat artilerie ndhe luftoi me trimëri të madhe sipas shtypit të kohës. Për këtë u dënua me vdekje nga Italia. Gjatë viteve 1920 – 1924, kapiten Azis Çami luftoi për ngritjen e stabilizimin e shtetit shqiptar. Në vitin 1924, kaloi me Fan Nolin dhe me rimarrjen e pushtetit nga A. Zogu bashkë me Fan Nolin u arratis dhe formuan në Gjenevë KONARE-n. Për këtë u dënua me 101 vite burg. Në vitin 1927 për formimin e Komitetit të Çlirimit Nacinal me Halim Xhelin e Fan Nolin u dënua me vdekje në mungesë. Në vitin 1931 në Vjenë i bën atentat Ahmet Zogut dhe në Tiranë u dënua për herë të tretë me vdekje.

Vuajti 15 vjet në emigracion dhe në vitin 1939 kthehet në Shqipëri. Në vitin 1940 formon një batalion me vullnetarë të Çamërisë dhe krahas trupave italiane çliron Çamërinë. Në shtator 1942, bashkë me doktor, avokat Skëndr Muçon mori pjesë në Konferencën e Pezës dhe për këtë u burgos nga fashizmi. Pas 6 muajve doli nga burgu dhe shkoi në Vlorë si komandant i Grupit të Ballit Kombëtar të Vlorës. Komandoi disa beteja kundër pushtuesve italianë e gjermanë. Më 7 nëntor 1943 dha dorëheqje nga Balli Kombëtar dhe u kthye pranë famijes në Tiranë. U vra më 15 dhjetor 1943. Ishte hera e katër që dënohej me vdekje, për Shqipërinë.

Tomorr Lelo i dekoruar “MJESHTËR I MADH”, i frymëzuar nga veprimtaria patriotike e Azis Çamit i ka kushtuar poemthin e më poshtëme:

Tomorr Lelo
Dekoruar: “Mjeshtër i Madh”

TRIM I MADH NGA ÇAMËRIA

Azis Çami trim me fletë,
Patriot dhe luftëtar.
Dora që ndiste rrufetë,
Elitë e Ballit Kombëtar.

2
Në Filat e çeli syrin,
Me gjak trimi në damar.
Shkriu jetën për Epirin,
Azis Çami atdhetar.

3
Arsimit iu përkushtua,
Akademinë e përfundoi,
Si oficer u gradua,
Roma e çertifikoi.

4
Në Vlorë luftoi për lirinë,
Në Epopenë e Njëzetës,
Komandoi artilerinë,
I vuri këmbën helmetës.

5
Dhe kur predhat i mbaroi,
Me mitrolozin në dorë.
Shkeli mbi tela dhe shkoi,
Sgalemi triumfator.

6
Ish i pari ndër të parë,
Si dragua në llogore.
Zemrën zjarr e armë larë,
Në çdo front korri fitore.

7
Për krah Amet Lepenicës,
Me inisiativë sulmuan.
Kapedanë të sakrificës,
Dhe Hirarën e çliruan.

8
Nga Himara e në Mirditë,
Rend dhe qetësi siguroi.
Azis Çami ka meritë,
Vëllavrasjen e frenoi.

9
Doli si ylli i mëngjezit,
Me Fanolin në KONARE,
Ideator i progresit,
Me forcat opozitare.

10
Me Sejfulla Malishovën,
Halim Xhelo demokrati.
Me Kelmendin e Cerovën,
Me Avni Rustem namlartin.

11
Azis Çami fanolist,
I mbrujtur me ideale.
Atdhetar idealist,
Për Shqipërinë natyrale.

12
Përkrah burrave me besë,
Hoqi dorë nga çdo kolltuk.
U dënua në mungesë,
Me 101 vjet burg.

13
Nëpër shtigje emigrimi,
Kohën e keqe sfidoi.
Disident i çdo regjimi,
Jeten kombit ia kushtoi.

14
Kur Spanjollët ndihmë kërkuan,
Mblodhi trimat mërgimtarë.
Shqipërinë e nderuan,
Të rinjtë revolucionar.

15
Më 39 të vitit,
Vëndi u nxi nga helmeta,
Azizi në Tiranë mbriti,
Për atdheun s’i dhimbsej jeta.

16
Nga kabineti Mërlika,
U emrua në detyrë.
Dhëmbë stërralli me çika,
Në frontin më të vështirë.

17
Ndër beteja u sprovua,
Komandnat profesionist,
Erdhi u pozicionua,
Në frontin nacionalist.

18
Selinë e ngriti në Vlorë,
Ortak me krerët vlonjatë.
Isuf Luzin profesor
Skënder Muçon avokat.

19
Në Pezë shkoi si delegat,
Ku bashkoi palët tryeza.
Azis Çami fjalë shpatë,
Ndan të bardhën nga e zeza.

20
Si komandat zëvëndësoi,
Trimin Hysni Lepenica,
Batalionin komandoi,
Shqiponjat në sakrifica.

21
Burgjt fashiste provoi,
Po s’iu droth ai qerpik,
Historinë kudo e shkroi,
Me qëndrimin heroik.

22
Njësitë e errësirës,
Hap pas hapi nuk iu ndanë,
Shërbëtorët e mënxyrës,
Azis Çamin na e vranë.

23
Shokët bashkëluftëtarë,
E përcollën me nderime.
Azizi u bë pishtar,
Për sakrificat sublime.

24
Me bashkëshorten vjeneze,
Selitën dy djen azganë.
Si yje që lëshojnë rreze,
Dritën nga ky diell e kanë.

25
Mbeti emblem krenarie,
Trim i madh nga Çamëria.
Viktori dhe Pirrua yje,
Trashëgojnë vyrtytet e tia.

26
Azis Çami legjendar,
E nderon bota shqiptare,
Ndriçon si ylli polar,
Anë e mbanë trojet amtare.

Tomorr Lelo dhe Nazif Çela

1 KOMENT

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.