Shkruan: Florim Zeqa, 22.10.2026
Reagimet e opinionit po e dëshmojnë se Bedri Hamza është një politikan i kalibrit me integritet dhe me përgjegjësi të lartë shtetërore që rrallë gjendet sot tek ne shqiptarët! Ai nuk u kap pas pushtetit me çdo kusht siq e bëjnë karrieristët, por dha dorëheqje nga posti i kryetarit të PDK-së si akt moral për mos arritjen e synimeve elektorale.
Një dorëheqje model për partitë e tjera
Dorëheqja e parevokueshme e Bedri Hamzës nga posti i kryetarit të PDK-së ka nxitur reagime të fuqishme në opinionin vendor, kurse brenda partisë që e drejtoi shkaktoj tërmet politik!
Siq e tha vetë Hamza në deklaratën e tij; “ky vendim synon t’i hapë rrugë një procesi të ri zgjedhor brenda PDK-së, ku anëtarësia do të vendosë për udhëheqjen e ardhshme të partisë, duke shpresuar që që në këtë proces do të ketë më shumë hapësirë për të rinjt dhe përfshirjen e tyre në pozita me përgjegjësi, që PDK-së me siguri do t’i bënte mirë, në veçanti nëse përfundimisht distancohet nga personat që në çfarëdo mënyre kanë pasur apo kanë probleme me ligjin”.
Ky është një mesazh i fuqishëm që PDK duhet të rinovohet dhe të drejtohet nga njerëz me integritet dhe të dëshmuar në aspektin kombëtar. Me moral dhe pastërti njerëzore, pa afera korruptive në biografinë e tyre!
Shumë politikan, pak burrshtetas të përgjegjshëm!
Vlenë për të theksuar se Kryetari i sapo dorëhequr i PDK-së, Bedri Hamza, e udhëhoqi partinë në një nga periudhat më të vështira të saj. Ky mbetët shëmbull i një burrshtetasi dhe lideri të përgjegjshëm që udhëheqi me maturi dhe pjekuri të lartë politike duke dëshmuar vlerat e tij njerëzore në momentet më të vështira për vendin.
Dorëheqja nga pozita e kryetarit të partisë, e ngriti z. Bedri Hamza edhe më lartë në vlerat e tij njerëzore dhe intelektuale, duke dëshmuar se vlerat e një njeriu të madh janë shumfish më të mëdha sesa posti i një kryetari, kryeministri apo presidenti.
Bedri Hamza kudo që ka udhëhequr deri më tani ka lën gjurmë të sukseseve dhe rezultateve pozitive, filluar si: Ministër i Financave në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Guvernator i Bankës Qëndrore të Kosovës (BQK), si Kryetar i Mitrovicës dhe së fundmi edhe si kryetar i partie (PDK)!
Megjithatë, spekulantët dhe konspiracionistët filluan që ta zbulojnë “ujin e nxehtë” në PDK, pasi i doli shija ujit të ftohtë dhe të kriposur në LDK! Kjo që ndodhi në PDK, do duhej të ndodhte kohë më parë në partinë tjetër opozitare! Dorëheqja e Bedri Hamzës duhet të trokas edhe në ndërgjegjën e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili, edhe pas humbjeve serike në tre palë zgjedhje nuk e lëshon dot drejtimin e partisë!
Pa ngritjen e vetëdijes shoqërore, që karriga me e lypë njeriun duhur e jo njeriu i pamerituar me e uzurpu karrigën e pushtetit, shqiptarët nuk do të kenë shtet të mirëfilltë dhe përparim sikurse popujt e tjerë të botës së civilizuar dhe demokratike. Aktualisht shqiptarët kanë shumë politikan, por pak burrshtetas të përgjegjshëm!
Florim Zeqa, analist i pavarur politik











