Nga Engjëllushe Sheme Koltraka
U trondit Zvërrneci
Kur pa gardhin me tela
Në grykë kafshata ngeci
Pa frymë edhe unë ngela.
Kur pashë vlonjatin e gjorë
E zvarritën i thyen kockat
Ai mbronte pronën në Vlorë
Ata ia ngulnin më shumë kthetrat.
Kockat e vlonajtit fosforishente
Kur thyheshin nxirrnin shkëndia
Gjaku I vlonjatit rrëzëllente
Ndizej më shumë në trojet e tija.
Trojet e tij denbabden
Nuk ia preku dot asnjë pushtues
Por papritur një halabak vjen
Barbari sillet si një dhunues.
Toka e Zvërnecit bekuar prej Zotit
Aty kishte vetrëm harmoni
Erdhi zaptuesi, aty pikoi loti
Shkatërroi jetën përbindëshi i zi.
Aty kishin folenë dhe flamingot
Në trishtim përplasen flatrat
Në qiell ngritën klithmat
Luftojnë për të mbrojtur vatrat.
Në Vlorë u ngjall Selam Musai
Mbi telat me gjëmba hodhi gunën
Nuk durohet të shoh Vlorën në vaj
Mbi atë, të ushtrojnë dhunën.
Le ta bëjmë si dikur
Kur në detë hodhën perandorinë
Për Atdhe e për Flamur
Të mos shesim Shqipërinë.
Eh, more Selam Salaria
Po na copëtohet vatani!…
Përbindëshi me emrin Lubia
Po e gllabëron si satani!
Harrojnë se vlonajti ka zemër
Në zemër ruan zjarrin e gjakut
Se liria ka një emër
E ndez zjarrin pranë çdo pragut.
Këtë zjarr e ndezi Vlora
Për Pelikanin Kaçurrel
Ndizet Shqipëria, ia bën fora
Tronditet Lubia në Surrel.
Ia bën fora Shkodra loce
Bubullimë zëri i Dedë Gjolulit
Mos i vini gardhe kësaj toke
Se janë gjallë djemtë e Rjollit.
Mos na i rrëmbeni tokat e të parëve
Gjysh sëtrëgjyshi i mbrojti me gjak
Prej pushtuesve e prej të marrëve…
Mos na e bëni jetën farmak!…
Trojet tona të gjitha Perla
I lakmon kur i sheh çdo sy
Sot po shtohen retë e zeza
Dritën e diellit e kanë nxi.
Na ka rënë i rëndi siklet
Na kërrusi gjunjë e shpinë…
Nuk na krrusi krajl as mbret
Si durojmë ne sot Lubinë!…
Ndaj është ngritur gjithë shqiptaria
Në çdo skaj të Atdheut
Kërkojnë të shporret Lubia
Të bëjnë një trojet e Skënderbeut.
Le të ngjallet Albulena
Të gjithë malet të lëshojnë rrufe
Në gjithë botën shqiptarët i kena
Po ngrejnë zërin për Atdhenë.
Po djegin planet e ricopëtimit
Që në dorë i mban tradhëtia
Sjellin shpresën e bashkimit
Në ballë prinë e gjithë rinia.
Në Tiranë marrshuesit paqësorë
Brohorasin: “Revolucion”
Vërtetë rrinë në diasporë
Por janë i pastër gjaku jonë…
Kudo që punojnë e jetojnë
Shqipërinë e kanë në gji
Kudo shkojnë na krenojnë
Nofka negative nuk u vë dot njeri.
Ju politikanë, a i keni sytë në ballë?!
Po mendjen a e keni në kokë?!
Vlerësojeni këtë rini të rrallë
Kërkesat e tyre nuk i mohoni dot!
Mos u sillni si pashallarë!
Vjedhjeve u erdhi fundi…
Bota u njohu o të marrë
Po mbyteni në vorbull zullumi.
E shikoni? Është ngritur populli!…
Popullin nuk e vlerësuat kurrë!
Mos dërdëllisni së koti
Si shelegë populli do t’u djeg në furrë…
Se ka ardhur fundi i durimit
Ndaj ndizet gjaku prej zemërimit
Do t’u djeg zjarri i gjakut
Do të pastroj populli vatrën e pragut.
Zjarri i gjakut u ndez në Vlorë
E u përhap nëpër damarë
Kalon flamuri dorë në dorë
Të ngrihet sot kush është shqiptar!
Nën rrogoz rri djallëzia
Si nëpërka e lëshon helmin
Nuk përçahet dot rinia
Djallëzisë po ia fut shkelmin.
I ngre dallgët Oqeania
Te Shqipëria i kanë sytë
Më shumë dritë lëshon yjësia
Të ndëshkohen padrejtësitë.
Të ndëshkohen zullumqarët
Që po majmen me djersë të shqiptarit
Të shfarosën gjakatarët
Që pijnë gjakune të varfërit.
Do t’i djeg zjarri i gjakut
Që nga Vlora mori flakë
Për të mbrojt lirinë e pragut
Është ngrit në këmbë një armatë.
U ndez gjaku si baruti
Përvëlon djallëzitë e çdo të marri
Përvëlon çdo lloj harbuti
E sjell shpresën te shqiptari.
Nuk është shqiptari si dikur
Kur i mbyllur jetonte në errësirë
Kaloi turbullirat gur mbi gur
Për të qenë në botë i lirë.
Emigrantë nga e gjithë bota
Po vijnë sot në Atdhe
Të puthin dheun ku u ra koka
Vijnë të fortë si Promete.
Si Uiliksi i Iliadës
Padrejtësinë thërret në duel!
E dinë folenë e lëngatës…
Në një shepllë në Surrel…
Kjo lëngatë pa origjinë
Një herë sllav, një herë çifut,
Po së fundi mori tapinë
E vulosën kryehajdut.
E kuptoi gjithë shqiptaria
E kupotoi bota mbarë
Me kusari të shuhet lavdia
Të pret gropa si qyqarë!!!…
Të shpëtojmë prej mallkimit
Që na ndoqi këmba-këmbës
Shqipëria të dalë nga kulla e ngujimit
Shqiptari të puth dorën e nënës.
Të kthehen shqiptarët te vatra
Ku kanë origjinën stërgjyshore
Të lulëzoj jeta në qytete e fshatra
Të lulëzoj toka jonë arbërore.
Tiranë, më 19/06/2026











