12.4 C
Tirana
E dielë, 18 Tetor 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj Bisedë në promovimin e librit “Fisi Tarja i Bastarit në rrjedhat e...

Bisedë në promovimin e librit “Fisi Tarja i Bastarit në rrjedhat e kohës”, të autorit Enver Tarja

0
Fisi Tarja i Bastarit

I nderuar Enver! Faleminderit për ftesën! Shumë faleminderit që na bëre pjesë të librit tënd, “Fisi Tarja i Bastarit në rrjedhat e kohës”, mua dhe shokun tim Hysen Hysa, duke na besuar redaktimin e këtij libri. Këmbëngulja juaj për këtë problem qe motivimi jonë dhe na bëri që ne të bënim më të mirën e mundshme në redektimin e librit. Kështu kaluam në duar disa herë materialet e përgatitura nga, Ju, si autor i librit, duke sistemuar gjithë përmbajtjen e librit, kapitujt përkatës dhe ndërtimin grafik të tij. Ky libër përbën një vlerë të shtuar për fisin Tarja në veçanti; për fiset e tjera të Bastarit të Mesëm, Zall-Bastarit, Bastar-Murrizës dhe mbarë Krahinës së Bendës. Enveri si autor i librit, hap pas hapi, arriti të përshkruaj ecurinë e fisit Tarja në breza dhe nga ana tjetër ai me këtë libër përcjell vlera në brezat e ardhshëm të këtij fisi dhe jo vetëm.Autori në formën më të mirë ka bërë të mundur ndërthurjen e brezave të fisit Tarja si pjesë e fiseve të tjera të Bastarit…

Çfarë konstatoj unë si lexues i librit të Enverit, “Fisi Tarja i Bastarit në rrjedhat e kohës”?

Libri është ideuar, konceptuar, planifikuar dhe realizuar në XIV kapituj. Secili prej kapitujve ka specifikën e vet, dhe të gjithë së bashku plotësojnë, më së miri, përmbajtjen e librit, ashtu siç e kishte menduar e planifikuar fillimisht autori.

Libri ka një rrjedhë kronologjike nga fillimi në fund nga ana historike duke i paraqitur me të gjitha vlerat e tyre pinjollët e fisit Tarja në vite, kohën kur kanë jetuar dhe kanë ushtruar veprimtarinë e tyre në këndvështrimin kohor, të ndërthurura bukur me ngjarjet historike në Bastar, krahinë dhe më gjerë.

Në libër është vendosur dhe zbërthyer në formën më të mirë të mundshme pema gjenealogjike e fisit Tarja, nga i pari i fisit Ahmeti, i cili është deshifruar si pasardhësi i fisit Tarja të ardhur nga Kopliku, deri tek brezi i shtatë i gjeneratës së re të këtij fisi që rrjedhin nga Ahmeti.

Pema gjenealogjike plotësohet më së miri dhe merr kuptimin e saj të plotë në Kreun: “Breznitë e fisit Tarja në vite”. Në këtë kapitull, autori Tarja, ka arritur të saktësojë të parin e fisit Ahmetin deri në shtatë breza pasardhësit e tij. Nga fillimi në fund informacioni shtohet, saktësohet më mirë jeta dhe veprimtaria e secilit pasardhës të fisit Tarja dhe plotësohen më shumë portretet e tyre. Këtu autori e ve theksin tek autorët më me zë të fisit. Në libër zë një vend të rëndësishëm figura qendrore e fisit, Dervish Tarja si pjesmarrës në Luftën e Shkodrës, lufta e tij, heroizmi, trimëria dhe vendosmëria e tij në këtë luftë kundër pushtuesve serbo-malazezë. Ai qe flamurmbajtës në këtë luftë. Pas luftës ai qe bajraktar dhe gëzonte respekt në krahinë.

Djali i tij, Bajrami, qe nacionalist dhe bënte pjesë në çetën e Legalitetit në Bastar. Ai i pagoi me jetë bindjet e tij politike duke u ndëshkuar nga regjimi komunist duke u eliminuar në burg. Familja dhe fisi u persekutua nga ky regjim. Në libër krahas historisë së tyre pasqyrohen edhe këngët që Enveri ka mundur të realizojë për To. Kur vargjet shkruhen nga Lulash Brigja dhe këndohen mjeshtërisht nga këngëtari i mirënjohur Gjovalin Shani, jeta dhe vepra e tyre përjetësohet në këngë dhe bëhet burim frymëzimi për brezat e atdhshëm. Një vend të veçantë në libër zë edhe figura e Rexhep Tares, si pjesëmarrës në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, në Brigatën e XXIII Sulmuese. Në libër një vend tjetër të veçantë zenë, Tare Tarja, Bajram Tarja, Islam Tarja dhe pasardhësit e tyre.

Autori i librit, Enveri, pasqyron me shumë realizëm në librin e tij, disa vlera, si besën, bujarinë, mikpritjen dhe shumë tradita të tjera që mbart e trashëgon ky fis. Kjo del më qartë tek trajtimi në libër i “Kullës së Islam Tares dhe hanit të Dervish Tares”, ku spikasin cilësitë, virtytet dhe trashëgimia e fisit Tarja në vite.

Enveri në këtë libër me mall të madh, kujdes të veçantë dhe respekt maksimal, përshkruan dhe portretizon, stërgjyshërit, gjyshërit, kushurinjtë, xhaxhallarët dhe bashkëshortet e tyre, dhe figura që nuk jetojnë më. Këto figura ai i ka ilustruar edhe me fotot e tyre në libër. Kur i shfleton një nga një ato, “duket” sikur ato janë gjallë dhe lexuesi “kuvendon” dhe çmallet me to…

Enveri, me kënbëguljen e miqve, shokëve dhe bashkëpunëtorëve është “detyruar” të shkruaj në këtë libër të tij edhe një kapitull të veçantë për jetën ,veprimtarinë e tij, familjen e vet, arritjet mbresëlënëse të tij në biznes dhe ndihmën e tij për njerëzit në nevojë, familjet e varfëra dhe sponsorizimin e shumë veprimtarive të fshatit të lindjes, krahinës së tij zonës ku banon dhe më gjerë. Në këtë veprimtari humanutare ai ka mbështetjen e djemve të tij si biznesmen.

Enveri për arritjet dhe vlerat e larta që mbart, është sot trashëgimtari më brilant i dhe pinjolli më me zë i fisit Tarja. Për këto cilësi dhe vlera që i ka gëzon një respekt të madh nga fisi i tij, banorët e fshatit të lindjes, krahina e tij, komuniteti i Kamzës dhe më gjerë.

Njerëz të tillë si Enveri dinë të përcjellin vetëm vlera të mira dhe energji pozitive.
I urojmë jetë të gjatë dhe suksese në familje!

Nga Ibrahim Kabili
Tiranë, 17.10.2026

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.