8.5 C
Tirana
E premte, 13 Mars 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj Politikanët janë bërë vërtetë problemi i Kosovës së pavarur dhe sovrane!?

Politikanët janë bërë vërtetë problemi i Kosovës së pavarur dhe sovrane!?

0
Politikanët e Kosovës

Koment

Garnituara e kriminelëve të luftës në pushtetin e Serbisë, vetëm po presin rastin e volitshëm, në këtë kohë krize globale, për të sulmuar Kosovën. Këtë gjë e ka konfirmuar Vuçiq dhe Vulin më deklaratat e tyre. Ne anën tjetër politikanët tanë kanë hapur front të gjerë politik, se cili do të këtë pushtet më shumë, duke harruar rrezikun, që mund të na pret nga ndonjë agresion i serbomadhisë, të ndihmuar nga Rusia. Lavrov e zuri në gojë këtyre ditëve ndarjën e Kosovës…

Skënder MULLIQI

Duket se po i lajmë mëkatet që sollëm në pushtet, njerëzit e politikës të cilët nuk ditën së çka kërkon faza e tranzicionit, dhe se si ndërtohet shteti. Këta në vend që të na sjellin të mira, më shumë na sollën të liga në të gjitha fushat e jetës dhe të punës. Këta zhurmagji dhe profitera sikur janë mësuar më britma dhe ulurima në Kuvendin e Kosovës dhe jashtë tij. Puna e shumicës të këtyre njerëzve të politikës është barazi me zero. Të pa aftë, të padijshem, të padinjitetshem dhe të pa moral politikë. Këta do të jetojnë gjithmonë më mekatet që ia shkaktuan Kosovës së pavarur të fituar më gjak. Më në fund, maskat patriotike po bien.Këtë po e tregojnë veprimet e përditshme të njerëzve të pa karakter politik, të cilët nuk po largohen nga metodat e mashtrimit.

Këta mashtruan me sukses votuesit krejte pas luftën, të cilët besuan qorrazi në punën e ndershme të tyre. Nga shumë çka kanë thënë doli se janë rrena dhe manipulime më motivacion-pushtetin. Përqmuan Luftën Atdhetare, se u treguan lakmitarë për pushtet apsolut. U treguan lakmitar të të mirave materjale duke, lënë anash interesat e qytetarëve dhe interesat vitale të shtetit të Kosovës.Nuk janë këto çka po shohim aktivitete politike.Këto janë veprime mafioze, të cilat e kan pru këtë gjendje të rëndë politiike dhe institucionale. Janë bërë që shumë kohë kumbarë i se keqës që nuk është pritur.

Absolutisht këta nuk kan mundësi ti shlyejnë mëkatet e veprimeve të tyre. Mbrojtja e Atdheut nga dita e parë deri në ditën e fundit dhe të qenit gati të japësh jetën për të, nuk është mëkat. Mbrojtja e atdheut dhe kombit është nder dhe krenari. Një shumicë nuk po dëshirojnë më kuptuar këtë gjë. Politikanët janë bërë vërtetë problemi i Kosovës së pavarur dhe sovrane. Besimi në popull nuk kthehet më pollavra, por më punë të madhe. Puna e ndershme është sprove për secilin që dëshiron të kontribuoj të mbarës.

Ne jemi një vend që në fakt është vazhdimisht në luftën mbrojtëse nga armiku ynë shekullor serb, i cili nuk po i ndalë synimet për ripushtimin e Kosovës. Garnituara e kriminelëve të luftës në pushtetin e Serbisë, vetëm po presin rastin e volitshem, në këtë kohë krize globale, për të sulmuar Kosovën.Këtë gjë e konfirmuar Vuçiqi dhe Vulin më deklaratat e tyre. Ne anën tjetër politikanët tanë kan hapur front të gjerë politik së cili do të këtë pushtet më shumë, duke harruar rrezikun që mund të na pretë nga ndonjë agresion i serbomadhisë, të ndihmuar nga Rusia. Lavrov e zuri në gojë këtyre ditëve ndarjën e Kosovës…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.