Adhurimi i Okupatorit

0
NATO - bombardimi mbi Serbi

Shqiptarët e kosovës që mendojnë se Serbia pa arësye po tenton sërish të e okupojë Kosovën, po harrojnë se ende ka shqiptarë të Kosovës që e adhurojnë ish okupuesin e vet.

Ka shume fakte që vërtetojnë adhurimin e shqiptarve ndaj Serbisë.
Shembujt janë të ndryshëm dhe disa duhet theksuar si vijon:

Çdo shqiptar i kosovës, konsumues i produkteve nga Serbia e bënë konsumimin ekskluzivisht nga adhurimi i Serbisë. Sepse sot si shtet Kosova mund të importojë secilin produkt nga qindra shtete tjera, me cilësi më të mirë dhe me çmime më të volitshme.

Çdo biznismen shqiptar i Kosovës që importon produkte nga Serbia është adhurues i Serbisë, sepse biznismeni mund të importojë nga mbarë bota produkte me çmime më të lira dhe më cilësore.

Çdo shqiptar i Kosovës çë udhëton vullnetarisht nëpër Serbi, udhëton nga dashuria dhe adhurimi i Serbisë. Sepse ka disa opsione tjera për udhëtime, pa e përdorë infrastrukturën rrugore, doganore dhe policore të Serbisë.

Çdo shqiptar i Kosovës që bën “share” në mediat sociale ndonjë muzikë, film, apo humor nga Serbia e bën nga adhurimi i Serbisë. Sepse në botë ka muzikë, filma dhe humor pakrahasimisht më cilësorë se nga Serbia.

Çdo shqiptar i Kosovës që vullnetarisht mirret me mediat e Serbisë dhe politikën e Serbisë, e bën nga adhurimi i Serbisë. Sepse ka mijëra opsione tjera mediale dhe politike botërore.

Çdo shqiptar i Kosovës çë shkon në Serbi në baza vullnetare për çështje turistike, në seminare apo “workshop-e” të ndryshme, e bën nga adhurimi i Serbisë. Sepse ka mijëra opsione tjera turistike, “workshop”-ike dhe seminarike në botë.

Çdo shqiptar i Kosovës, që brengoset vullnetarisht për demokratizimin e Serbisë apo mbijetesën e Bosnjës, është adhurues i flaktë i Serbisë.

Sepse brenga duhet të jetë për Kosovën, e jo për Serbinë apo Bosnjën, sepse Bosnja dhe Serbia janë probleme të Bosnjës dhe Serbisë.

Në anën tjetër shtrohet çështja se: a ka të drejtë një shqiptar i Kosovës të e adhurojë Serbinë? Po, ka të drejtë secili të jetë adhurues i Serbisë, sepse adhurimet janë me vullnet, dhe adhurimi nuk është kategori ligjore por gjendje apo vullnet emocional, si pasojë e rrethanave sociologjike gjatë okupimit.

Ka shqiptarë të Kosovës që janë adhurues të Amerikës çliruese të Kosovës, ka adhurues të Serbisë okupatore, të otomanisë okupatore, të Britanisë çliruese të Kosovës, ose Turqisë së tashme bashkpuntore… etj.

Këto adhurime janë jo vetëm reflektim dhe produkt i sociologjisë së kaluar, por edhe i preferencave politike të individit qoftë ai politik, apo jo-politik të kohës aktuale.

Liria fizike mundet të fitohet mbrenda një dite, por liria mentale në disa raste vonohet pas lirisë fizike, e në disa raste të rënda nuk ndodhë fare.

Besim Prishtina

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.