Pse muaji nëntor është i (shenjtë për shqiptarët)?

1
Gjergj Kastrioti - Një komb - një atdhe

Petrit Dibrani

Ishte e është dhe do mbetet përjetësisht, GJERGJ KASTRIOTI, Hyjnori im personal dhe Simbol i Shqiptarisë tonë!

Gjergj Kastrioti nga fushëbeteja në Nish, më 3 nëntor të vitit 1443 kthehet në atdhe-Krujë, për ta luftuar armikun shekullor Osman, fashist dhe barbar.

Gjthnjë sipas, Marin Barletit!
Gjergj Kastrioti, më 28 nëntor 1443, i drejtohet turmës së tubuar dhe frymëzuar:
“Lirinë nuk ua solla unë, po e gjeta në mesin tuaj”!
Ku për herën e parë në historinë shqiptare, e ngriti në Krujë, Flamurin tonë Kombëtar, Kuq e Zi.

Kongresi i Manastirit

Vazhdon me:
2. Kongresi i Alfabetit, ka qenë një konferencë akademike në qytetin e Manastirit, duke filluar më 14 nëntor, e deri më 22 nëntor 1908, për njehsimin dhe standardizimin e alfabetit të gjuhës shqipe.

Shpallja e pavarësisë

3. Në Kuvendin Kombëtar të 28 nëntorit 1912, u shpall Pavarësia e tokave Shqiptare dhe u ngrit për herën e dytë, Flamuri ynë Kombëtar Shqiptar, në Vlorë nga Ismail Qemali.
Ky ishte një akt historik për kombin shqiptar, ngase aty me mandatin e popullit, ishin të pranishëm delegatët nga të gjitha trevat shqiptare; Gjakova, Plava, Gucia, nga Peja, Ohri e Struga, nga Tetova, Çamëria e Mitrovica.

Adem Jashari

4. Ditëlindja, më 28 nëtor 1955, e Komandantit Legjendar dhe ideatorit e themeluesit, të simbolit kombëtar shqiptar, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe

UÇK - veteranët

5. Dalja e parë në skenë, e simbolit kombëtar shqiptar, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK-ës, më 28 nëntor të vitit 1997, në fshatin Llaushë të Skenderajt.

Muaji i Shenjtë për shqiptarët është nëntori, që ka filluar me një hyjnor dhe simbol, Gjergj Kastriotin tonë.❤️🇦🇱

1 KOMENT

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.