Ligji i zbatuar, shoqëri në zhvillim

0
Lutfi Coka

Lutfi Coka

Në vendin ku ka dhe zbatohen ligjet, shtetin e ruan një xhandar, qeverinë një hyzmeqar, arkën një llogaritar, mbretërinë një atdhetar!…

Asnjë fis, asnjë failje asnjë krahinë, asnjë etni e popoull nuk përparon duke shkel ligjet e veta,!… Ligji është “polici“ nën kësulë për këdo pavarsisht çfarë grade e posti ka. Mbreti mbretëron në prehrin e ligjit, në krahët e pasurisë, dhe në besën e moralit!… Në këtë formë Atdheu nuk bëhet çiflik por një truall i fortë bashkimi…

Shqiptari nuk ka qënë luftëtarë por mejdani i një qëndrese të gjatë dhe shekuj me radhë, gjatë shekujve plot nder!…

Heronjtë e mbretëritë nuk vetëshpallen, por zgjidhen, vlerësohen apo krijohen për të lidhur moralin e një populli me gurëthemelin e vet!…

Mosha e një kombi nuk matet kurrë me shpatën e pushtuesit, duke djegur kalendarët, për të ribërë betejat, për të gjallëruar traditën historike plot lavdi…

Shqipëria po rënkon nga plagët e hapura nga cilësia e lapsusit, heronjtë e rremë, perandorët e mundur.

Edhe varret janë kunder taborreve e sulltanëve të ri e kralëve të vjetër.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.