Milazim Zeqiraj
Rinia u ngrit,
kur u plagos Shqipëria,
nga bijtë e vet,
të veshur me pushtet.
Nga studentet
heshtja në Shqipëri mori zë,
si dikurë me 1981 në Dardani.
Rinia me marshim,
po sjell dritë
mbi atdheun tonë.
Nën flamurin kuqezi
u ngrit një thirrje:
Ju hije,
Ikni,
mos e shisni atdheun.
2.
Të gjithë marshojnë pa frikë.
me pranverë në gji,
Çdo hap,
është rrahje zemre,
drejt një dielli,
për të ardhmen tonë.
Vendi duhet të udhëhiqet,
me ndërgjegje,
me nder ndaj popullit dhe miqve tanë..
3.
Kur politikajt
i harruan rrënjët,
atëhere filluon ta shesin atdheun,
të mbjell helm,
dhe të ngrisin rrethoja me gjemba,
për me ia ndal frymën vendit.
Rnia po marshon,
hijet po dridhen si thupra në uji,
se s’po gjejnë fjalë për arsytim.
4.
Flamuri kuqezi dorë më dorë,
u ngrit sërish në Vlorë
nga ata,
që ia dinë peshën ati.
Atdheu nuk vdes nga armiku,
por kur ne heshtim para vazalve,
të shtrir në djepin e marrëzisë.
Shqipëria është dritë e jonë,
që nuk shuhet në asnjë terr.











