Koment
— Diskursi politik partiak ka mungesë të mëdhe të kulturës së dialogut, duke përdorur gjuhën e fajsimit për të tjerët, për situatën e keqe ekonomike dhe politike. Kryesishtë skena politike në Kosovë, po dominohet gjoja në mbrojtje të interesit jetësor kombëtar, e veqenarishtë këtë po e bëjnë partitë politike gjatë fushtave parazgjedhore. Po shohim lojëra fronesh politike pa asnjë efekt pozitiv për qytetarë…
Skënder MULLIQI
Politika në Kosovë ka degraduar. Komunikimi është bërë konfloktual dhe i përsonalizuar.Në vend që të dominohet nga diskutimet rreth politikave konkrete ekonomike ose strategjike të zhvillimit, hapësira publike është mbushur më konflikte midis udhëhëqsve politikë, akuza të ndërsjella, të cilat nuk kan të bëjnë asgjë më realitetin dhe kërkesat e qytetarëve. Mbajtja e vazhdueshme e tensioneve politike përmës prodhimit të konflikteve përdorët nga aktorët politikë për t’i mobilizuar mbështetësit e tyre. Nuk ka kërkim zgjidhjesh të problemeve, pos deklaratave për të tërhequr vëmendjen e medias dhe rrjeteve sociale.
Aktorët politikë përpiqen vazhdimisht të ruajnë vëmendjen e publikut, të ndërtojnë imazhin e tyre, të cilin imazh e kan të rrem. Spektakli politik është më i rëndësishem së sa përmbajtja politike. Nuk po mendojnë së këto politika janë të tipit izalacionist. Këto ngjajnë dhe kan karakteristika të industrisë së argëtimit. Grindje, akuza, sharje, ofendime, këto tërheqin vëmendjen e medias dhe publikut sot, duke qenë se politikanët po u drejtohen gjithnjë e më pak qytetarëve dhe gjithnjë e më shumë audiencës së spektaklit politik.
Diskursi politik partiak ka mungesë të mëdhe të kulturës së dialogut, duke përdorur gjuhën e fajsimit për të tjerët, për situatën e keqe ekonomike dhe politike. Kryesishtë skena politike në Kosovë, po dominohet gjoja në mbrojtje të interesit jetësor kombëtar, e veqenarishtë këtë po e bëjnë partitë politike gjatë fushtave parazgjedhore. Po shohim lojëra fronesh politike pa asnjë efekt pozitiv për qytetarë. Jemi deshmitarë për paga të ulëta, pensioneve dhe përfitimeve sociale, për të mos njohur shkallën e inflacionit, e cila është ndër më të lartat në Evropë.
Kanë devijuar gjerat jetike për një jetë më të mirë, si rritja e përfitimeve sociale, arsimi, punësimi i të rinjve, investimet në sistemin e shëndetësisë etj. Ne vend që të punohet në këtë drejtim thjesht po vazhdojnë demagogjitë. Rrallë i pëmend këto dikush nga kjo klasë politike dështake. Të këta politikanë është ngjizur ndjenja e mashtrimit, manipulimit dhe talljes më qytetarë. Nuk ka vetëdije së çfarë rreziku i sjellë polarifizmi politik dhe medial demokracisë dhe lirisë. Veç janë shkaktuar dëme në këtë drejtim. Pa ligjmëritë kan arritur tashmë kulmin. Shtrohet pyetja, a janë qytetarët të privuar nga reformat e kërkuara. Mungesa e dialogut partiak po thellonë në vazhdimësi konfliktet midis palëve kundërshtare..?











