Shkrimtari Daut Demaku i sëmurë në shtrat!

0
Daut Demaku

Shkrimtari Daut Demaku

– Nga Skënder Karaçica, 26 tetor 2025

Në Drenas, në manifestimin letrar tradicional “Vjeshta dhe Vargjet” erdhi haberi jo i mirë se shkrimtari Daut Demaku është i sëmurë në shtrat në shtëpinë e tij në Prishtinë. Shkrimtari i Drenicës dhe i letërsisë që nisi udhën e krijimtarisë letrare në vitet `60 të shekullit të kaluar, u bë krah i botës së letërsisë shqipe në rrafshin kombëtar të tregimit, të prozës, të humorit, të gazetarisë dhe të tipareve të frymës së pozitivitetit në jetë dhe për Drenicën e tij.

Lexuesit dhe miqtë e tij tash sa kohë jemi në dijeni për sëmundjen e diabetit, që, me forcë e disiplinë, i ka bërë ballë shkrimtari Daut Demaku, duke ia ndalur turrin tinëzar të sëmundjes së shekullit…!

Me frymë jete, lutemi për shëndetin e shkrimtarit të Drenicës, Daut Demaku!

Çikago, më 25 tetor 2025


Daut Demaku lindi më 13 tetor të vitit 1944 në Abri të Epërme (Drenicë), është shkrimtar Shqiptar Dhe Ligjerues i lëndës “Arti i Mendimit Pozitiv”

Biografia
U shkollua në vendlindje dhe në Prishtinë. Kater vite ishte kryeredaktor i gazetës së studentëve të Kosovës “Bota e Re”, kurse një mandat kryetar i Lidhjes së Studentëve të Kosovës.

Një kohë të gjatë ishte redaktor në Redaksinë e Revistave të Rilindjes, redaktor i Kooperativës botuese të Librit Bujqësor në Prishtinë dhe së fundi edhe drejtor i Shtëpisë Botuese Rilindja. I përkthyer në maqedonisht, serbisht, norvegjisht dhe anglisht

Veprimtaria
Brigjet e Thata – 1967
Plisat e Kuq – 1969
Plisat e Kuq (ribotim ne Tirane) – 1971
Kapituj jete – 1977
Shi e Puhi – 1979
Buka – 1981
Bletaja – 1976
Në mjaltishtë – 1978
Mote të thata – 1983
Trëndafila pa gjëmba – 1986
Guralec në këpucë -1989
Tregime Shqiptare -1996
Mendimi dhe Suksesi – 1997
Magjia e Urtisë – 2000
Shenjat para kthesave – 2002
Thuaji jetes miremengjes – 2003
Rina Dhe Gjyshi – 2004
Aforizma – 2005
Tregime Shqiptare dhe Mendimi Pozitiv

Radiodramat:
Trenat e mesnatës – 1972
Selgjishtja është dëshmitare – 1978
Ndryshoe vehten o njeri – 2004

Komeditë e luajtura në teatër:
Servisi i shpirtit – 1997
Ulërima – 2004
Proze
Tregime të sotme shqiptare – 1968
Toka e përgjakur – 1972
Djepi i lashtë – 1984
Lumturia – 2016
(Wikipedia)

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.