Milazim Zeqiraj
( Kushtuar 2 Korrik )
Thirrja Kosova Republikë,
sakrificë e larë me gjak.
Me 2 korrik 1990,
dryri nga frika mbylli derën,
muret u pushtuan
por jo zëri.
„Deklarata Kushtetuese“
një fjalë e re,
nuk kishte nevojë për mure.
2.
Kur oda heshti,
oborri u bë parlament.
që fjala të mos mbetet peng.
Aty nën qiell me diell,
kishte më shumë frymë
dhe zëri u bë jehonë.
Rrugëtimi ishte i gjatë,
i penguar,
por vullneti për liri i pa ndalshëm.
Nga rrënjët e ndaluara,
u ndërtua ura drejt lirisë.
3.
Deputetët nuk lejuan
që ëndërra të mbyllej:
me dry,
armë
e urdhëra.
Ata e shqiptuan lirshëm,
dëshirën e rritur në zemrë,
dhe të rujtur në maje të gjuhës.
4.
Kosova Republikë ndër vite u këndu:
në rrugë,
në burgje,
në sallat e gjyqeve,
por askush nuk u tërhoq nga sakrifica.
Në Kosovën me liri të pushtuar,
me 2 korrik 1990,
Kosova Republikë
u këndu nga bijtë vet
në oborrin parlament
dhe filloj të flas më erën,
si këngët,
si frymë.
5.
E ndaluara u këndu,
dhe s’ka ligj që e ndalon lirin.
Liria hyn aty,
ku hijet e zeza s‘mund të hyjnë.
Dryri runte frikën,
hijet thrrnin, shpërndahuni:
„Në Kuvendd,
ne s’lejojmë të hyni,
që vendimet e 23 marsit 1989
të zhvlerësohen,
e Kosova të shpallet Republikë“.
6.
Guximi nuk pyeti dryrin.
Me 2 korrik 1990,
në oborr
deputetët një zëri,
Kosovës i dhanë emër.











