10.5 C
Tirana
E dielë, 16 Nëntor 2025
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)

Fatos Klosi dhe keqleximi i historisë së Kosovës

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Shkrimtar :: Ueb- & Grafikdizajner

Ibish Neziri

Reagim ndaj deklaratës së Fatos Klosit për UÇK-në  dhënë gazetares Marsela Karapanço për emisionin Frontline në TV Report, https://www.report-tv.al

Kliko Watch on YouTube, për ta parë videon

Deklarata e fundit e Fatos Klosit, ish-kryetar i Shërbimit Informativ të Shtetit shqiptar, sipas të cilit “nuk e kishte askush në plan çlirimin e Kosovës, por kërkonte vetëm kthimin e autonomisë që kishte në kohën e Titos”, meritojnë një reagim të qartë, dhe të argumentuar.
Një pohim i tillë është më shumë se mosdije — është shprehje e një injorance historike, për të mos thënë një qëndrim dashakeq ndaj një prej lëvizjeve më të pastra çlirimtare në historinë moderne shqiptare.

Injorim i fakteve të dokumentuara

Zoti Klosi, si ish-drejtues i një institucioni të rëndësishëm shtetëror, duhej të kishte njohur dokumentet themelore të Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK), e cila ishte ideatore, organizatore dhe themeluese politike e UÇK-së.
Që nga themelimi i saj në fillim të viteve ’80, LPK-ja kishte si qëllim të shpallur çlirimin e Kosovës nga pushtimi serb dhe bashkimin kombëtar të shqiptarëve, jo rikthimin e ndonjë autonomie të cunguar brenda strukturave jugosllave.
Këtë e dëshmojnë qartë programet, statutet dhe dokumentet tjera politike të LPK-së, të miratuara në mbledhjet e saj të përgjithshme në Kosovë dhe në mërgatë, shumë kohë para se të shfaqej publikisht UÇK-ja në fushëbetejë, prandaj jo vetëm zotit Klosi por askujt dhe për asnjë arësye nuk duhet lejuar injorimi i fatketeve të argumentuara.

UÇK-ja si vazhdimësi e lëvizjes çlirimtare

Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk lindi rastësisht dhe as nga aspirata për autonomi.
Ajo doli nga gjiri i atyre që kishin përjetuar represionin, burgjet, dhe dëbimet, dhe që kishin ruajtur frymën e rezistencës së armatosur që nga vitet ’80, por edhe shumë më heret.
Çdo dokument i UÇK-së, që nga shpalljet e para publike, përcaktonte synimin për çlirimin e plotë të Kosovës dhe largimin e forcave pushtuese serbe.
Ky objektiv u realizua me sakrifica të mëdha, me më shumë se 2900 dëshmorë, mbi 13. 000, persona të vrarë dhe me mbështetjen e popullit e të aleatëve ndërkombëtarë.

Përgjegjësia morale dhe publike e Fatos Klosit

Një njeri që ka qenë në krye të shërbimit informativ të shtetit shqiptar, në kohë të luftës dhe menjëherë pas saj, nuk ka të drejtë morale të flasë me një lehtësi të tillë për luftën në Kosovë, pa u mbështetur në dokumente dhe fakte, të cilat janë të bollshme.
Kjo mënyrë e të folurit zotin Klosi e ngarkon me përgjegjësi si për këtë dhe për disa thënie të tjera kundërthënëse që ai ka dhënë brenda kësaj interviste.

Prandaj, ai duhet ta sqaroj pse e tha këtë dhe të këkoj falje për këtë gabim të rëndë. Ai duhet ta dij se mohimi i luftës nuk mund të jetë mbrojtje për askënd. Lufta e UÇK-së ishte njëra ndër luftërat çlirimtare më të pastra dhe më të drejta jo vetëm në Evropë, por edhe në botë, në të cilën edhe ai vetë ishte kontribues, prandaj kujtesa historike nuk duhet përdhosur, për asgjë.

Fjalët e pavend ndaj UÇK-së janë fyerje për mijëra familjarë të dëshmorëve, për invalidët e luftës dhe veteranët e UÇK-së si dhe për çdo shqiptar që besoi në idealin e lirisë dhe në luftën e UÇK-së.
Nëse ndokush dëshiron të rishkruajë historinë, le ta bëjë me fakte, me dokumente, dhe jo me paragjykime apo kujtime të cungura.
Historia e UÇK-së është pjesë e kujtesës sonë kombëtare dhe e themelit të shtetësisë së Kosovës.
Kushdo që tenton ta minimizojë, në fakt cënon dinjitetin e një kombi.

Dhe fare në fund, z. Klosi do të bënte mirë t’u rikthehet dokumenteve programore të LPK-së dhe akteve themeluese të UÇK-së përpara se të japë gjykime që lëndojnë ndjenjat e një populli të tërë.
E vërteta historike nuk mund të zbehet nga fjalët e askujt.
Kosova u çlirua jo për t’u kthyer në autonomi, por për të qenë e lirë dhe e pavarur.

Artikulli përpara
Artikulli tjetër

Më shumë shkrime

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shkrimet e fundit