
Përgatiti e komentoi Ibrahim Kelmendi
Meqë Ushtaraku i Ushtrisë Shqiptare, labi Dilaver Goxhaj, kishte përgjegjësi të lartë ushtarake në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), deri edhe zëvendës-shef i Shtabit të Përgjithshëm (Sh.P.), po i ofroj ca mendime e kritika për disa pasaktësi që i ka thënë ai në bashkëbisedim me Zonjën Rudina Xhunga, moderatore e TV-emisionit SHQIP [emetuar më 10 qershor 2025].
Për ata që nuk i kanë përcjell informimet, Z. Goxhaj [në vazhimi të tekstit do ta përdor Goxhaj, meqë emri Dilaver më ngjajnë deshqiptarizues] është kooptuar nga “ndërmarrja e përbashkët kriminale” (NPK), siç janë akuzuar nga ZPS-ja, në mars 1999 dhe më 7 mars 1999, bashkë me Hashim Thaçin, janë nis nga Tirana në drejtim të Makedonisë për të hy prej andej në Kosovë. Z. Goxhaj ende nuk ka ofruar konkretizime, cili person ka qenë kooptuesi, nëse ai kooptues ishte kompetent ta bënte kooptimin drejt e në Shtab të Përgjithshëm dhe cila ka qenë marrëveshja mes tyre. Siç ka rrëfye vet Goxhaj, më 7 mars 1999 kanë rrugëtua me xhipa në drejtim të Makedonisë, për ta kaluar kufirin “ilegalisht”. Në anën tjetër i ka prit kryepolici i Makedonisë, Zotëri Zymri Qamili.
Ai i ka shoqëruar deri në Jazhincë, ku prapë “ilegalisht” e kanë kaluar kufirin, që atëherë kontrollohej nga kufitarët serbë, dhe kanë hy në Kosovë. Kur e kam sqaruar Zotëri Goxhaj se kryepolici Zymri ka qenë i ngarkuar nga DBK-ja (agjentura sekrete e Makedonisë) ta bënte atë shërbim, nuk i ka ardhur mirë; atë shërbim Zymriu e ka bërë sa herë që Hashimi ka hy dhe ka dalë nga Kosova përmes Makedonisë, duke e (sh)përdor automjetin e policisë se Makedonisë, që të evitohen kontrollet rutinore gjatë rrugëtimi nëpër Makedoni. Në dosje përkatëse të DBK-së duhet të jetë shënimi se ai shërbim i është bërë Hashimit, meqë ka qenë kërkesë e RDB-së të Serbisë (pararendësja e BIA-s)…
GOXHAJ [nga minuta 1 e bashkëbisedimit]: Më 10 qershor 1999 isha në Shtabin e Përgjithshëm në Katunin e ri në Drenicën e poshtme. Një ditë përpara qe nënshkrua marrëveshja mes Serbisë dhe NATOs. Neve nuk shkuam për fajin tonë në mbledhjen e Kumanovës. (…) UÇK nuk ishte prezent, sepse amerikanët kërkonin që duhet të jetë prezent shefi i Shtabit. Ishte Bislim Zyrapi, i cili e kishte drejtuar luftën dy vjet. Këta të ish-Drejtorisë Politike donin të ishin vet, por nuk pranonin amerikanët. Pra, Thaçi këmbëngulte të ishte aty. (…) Megjithatë nënshkrimi në Kumanovë ishte kapitullim i Serbisë para UÇK-së…
KELMENDI [koment / reagim]: Rrëfim paksa anekdotik, spekulues. Më 8 qershor 1998 Hashimi erdhi në Këln të Gjermanisë (i shoqëruar nga Bilall Sherifi), meqë aty po mbahej Samit ndërkombëtar për Kosovën, nën patronazhin e Kancelarit të Gjermanisë. Hashimi donte të ishte pranë ati Samiti për të takuar ndonjërin nga kryeministrat e president të shteteve pjesëmarrëse. Fatkeqësisht pat ndodh ndalimi rreth dy orësh i Hashimit në aeroport, meqë e kishte të ndaluar hyrjen në Gjermani. U dashtë t’i bëja ca telefonata funksionarëve gjermanë që t’i mundësohej Hashimit hyrja në Gjermani.
Hashimi pat fat rastësor të vendosej në Hotele “Maritim”, të cilin e kishte rezervuar Kabineti i kancelarit gjerman për t’i sistemuar delegacionet e shteteve mysafire në Samit. E pata prezantuar si “kryeministër shqiptar” dhe personeli i hotelit e “hangër” atë mashtrim, për çka kemi pas telashe personeli dhe unë për atë lloj kontrabandimi të Hashimit në atë hotel. Në të njëjtën kohë kur arritëm në hotel, aty u shfaqe shefi i drejtorisë përkatëse të DGSE-së serbofile franceze (që ka rang si të CIA për USA). Ishte vetë Zotëria e ti Daniel Arnaud, për komplotet e të cilit kishte pas ankesa gjatë Konfence në Rambuje, sepse i rrinte Hashimit pranë në rrollin e “shokut”. Aksidentalisht pata grindje të ashpër me te, aty për aty, por më vonë pata telashe edhe nga gjermanët (BKA) edhe për ardhjen e Z. Arnaud, siç pata për kontrabandimin e Hashimit në Hotel…
Pra, Hashimi nuk ka qenë në Kosovë nga fillimi i maji 1999 e deri në mbarim të Luftës. Çlirimin e Kosovës e kemi prit bashkë, në Këln, prandaj nuk duhet të ketë insistua të ishte ai pjesëmarrës në Kumanovë.
GOXHAJ [nga minuta 4]: Neve në Shtab t’Përgjithshëm nuk kishim oficerë amerikanë. Kishim vetëm oficera francezë. Kjo ka qenë pasojë e një djallëzie personale, por me pasoja. (…) Kur kërkuan amerikanët të ishin pranë nesh, ne i refuzuam, por duke i mashtruar “nuk ua sigurojmë dot jetën”, sepse amerikanët nuk duhej të dinin se i kishim francezët. Që do të thotë, i refuzuam amerikanët…
KELMENDI: Z. Goxhaj e kundërshton Moderatoren Xhunga, e cila kërkonte sqarime konkrete, me arsyetimin: “është histori e gjatë, do emision të tërë televiziv.” Pra, i le të pa konkretizuara insinuatat se Shtabin e Përgjithshëm e kishte kap Ushtria e Francës, më konkretisht DGSE-ja e asaj Ushtrie, e cila e kishte marionetë Hashim Thaçin dhe ndonjë tjetër pjesëtarë të NPK-së.
GOXHAJ [nga minuta 7]: Një detaj të vogël: ca ushtarë që ruanin Shtabin e Përgjithshëm donin ta festonin çlirimin, prandaj vanë në Shtab të Përgjithshëm dhe kërkuan të holla për të ble nga fshatarët një apo dy qengja që t’i përgatisnin për meze. Përgjegjësi [financiar] u kishte thënë “pritni të pyes”. U kthyen e më thanë “nuk na dhanë”. Ua dhash 80 Marka, meqë aq u duheshin…
KELMENDI: Fatkeqësisht Z. Goxhaj ende nuk e ka kuptuar se Shtabi i Përgjithshëm nuk i ka menaxhuar financat e UÇK-së, bile as anëtarëve të Shtabit nuk u janë dhanë para xhepi, meqë shumicën e madhe të financave të UÇK-së i “kullandriste” NPK-ja. As informim llogari nuk kanë paraqit në Shtab. Këtë e di edhe nga komandantët Agim Çeku, Sulejman Selimi, Bislim Zyrapi. Pra, rreth 70 % e ndihmave financiare për UÇK, që grumbulloheshin në Fondin “vendlindja thërret” dhe mjetet që i ka dhënë “qeveria Bukoshi”, i ka grabit NPK, që kishte në krye Xhavit Halitin, Azem Sylën, Hashim Thaçin. Se ku i kanë “avullua” ato miliona ata e dinë dhe fatkeqësisht ende nuk u bën njerëz për të raportua e reflektua! [Mua më rezulton se një pjesë të madhe të asaj plaçke ua kanë besuar për menaxhim Gaz Demit, Hertem Ramadanit, Fatmir Zymerit.] Merre me mend e cilave përmasa ishte sabotazha: në fillim të prillit 1998 janë ardhur ilegalisht, nga Kosova në Tropojë, rreth 1400 kryengritës që të armatosen e të kthehen për të luftuar. Xhavit Haliti nuk ka dhënë të holla as për bukë e djathë për ta, duke tërfëlluar: “le t’i ushqejnë ata që duan kryengritje të armatosur”. Ndërsa KM Nano pat urdhëruar që ata kryengritës të regjistroheshin si refugjatë. Por meqë nuk pranonin, u urdhërua policia në BajramCurr t’i mbante të rrëthuar dhe të mos lejohej t’u jepej bukë…
Unë, nga maji 1998, kam fillua t’i “grabis” mjetet që grumbulloheshin përmes Fondit V.Th. në Gjermani, dhe ua kam përcjell Sektorit të logjistikës në Shqipëri (Ramush Haradinaj e kishte ngarkuar Raif Gashin si menaxhus financiar), disa shtabeve të zonave operative në Kosovë, të cilët kishin angazhuar ndërlidhës të tyre për të kërkuar mjete financiare. Kemi financuar edhe pajisje logjistike për UÇK, nga emblemat e uniformat, deri dhe të teknologjia mobile mjekësore për prodhim të oksigjenit…
Fatkeqësisht, në fund të majit 1999 më kanë mashtrua dhe ua kam përcjell Gani Thaçit (vëllait të Hashimit) 4 milionë DM dhe 4 milionë DM edhe Fatmur Zymerit, marionetës se NPK-së.
Edhe ky “cikërrim” që rrëfeu Z. Goxhaj dëshmon se UÇK-ja nuk ka qenë ushtri, aq më pak me hierarki konstruktive e efektive ushtarake, por ka qenë Kryengritje e vetorganizuar nga “baza”, e cila nuk ka prit udhëheqje e komandë, meqë ato nuk i kishim. Për këtë të vërtetë po mundohen të akuzuarit (në Hagë) ta bindin trupin gjykues, sepse nuk duan të dënohen për shkak të komandimit prej tyre. Fatkeqësisht tifozët e tyre po vazhdojnë të mashtrojnë, si tani Z. Goxhaj, se ata të akuzuar, Hashimi & Co, ishin liderë, udhëheqës e komandantë të UÇK-së…
GOXHAJ [nga minuta 9]: Atë ditë [më 10 qershor 1999] dhamë urdhër të ndërpriten luftimet dhe të mos sulmohej ushtria serbe gjatë tërheqjes. Urdhrin e shpërndamë më faks e telefona, të cilët na i kishte siguruar ushtria gjermane…
KELMENDI: Ose nuk kam dit t’i formulojë sqarimet, ose Z. Goxhaj nuk ka dashtë të më kupton, meqë edhe në komunikim privat e kam informuar, se Ushtria gjermane dhe asnjë ushtri e shtet (me përjashtim të Shqipërisë, qysh kur qe bërë Pandeli Majko kryeministër, në tetor 1998), nuk na ka ndihmuar me asnjë qindarkë para, fishek, dhe as me ndonjë gjësend që i dashtë UÇK-së!
Telefonat satelitor kemi filluar t’i futim në përdorim nga fundi i marsit 1998, sepse ata funksiononin jashtë rrjeteve telefonike që Serbia i kishte në Kosovë, prandaj edhe nuk mund të përgjoheshin. Pothuajse të gjithë telefonat satelitor (mbi 145 copë) i kemi kontraktuar nga Telecom i Gjermanisë (secili aparat ka kushtuar 3’000 DM dhe për çdo minutë paguanim 4,5 DM). Nga fundi i vitit 1998 paguanim mbi 500 mijë DM në muaj. Zyrtarisht ata ishin të regjistruar në emër të DVAD E.v. (akronimi zyrtar i Bashkësisë Demokratike të Shqiptarëve në Gjermani; E.v. është shkurtesa zyrtare për shoqata të legalizuara sipas ligjit përkatës. Kishim edhe statut bamirësie / “Gemeinnützigkeit”).
Goxhaj duket se e ka keqkuptuar informimin që kam bërë më shumë se njëherë. Po ia rikujtoj në variant telegrafik. Në prill 1999 rastësisht ma tha mendja, ta provoj nëse mund t’i kursenim mbi 500 mijë DM në muaj që i paguanim për telefona satelitorë, duke ia kaluar pagesën ushtrisë gjermane, e cila tashmë kishte ngrit Shtab për Kosovën, me seli në kryeqytetin Bonn, ku edhe Fondi ynë e kishte zyrën qendrore për koordinim e regjistrim të ndihmave financiare. Telefonova në atë Shtab. Folësit që u paraqit i thash: “Ju bëjmë me dije se më nuk jemi më në gjendje t’i paguajmë telefonat satelitor, të cilët është duke i përdor NATO për t’u informuar për lëvizjen tokësore të forcave serbe në Kosovë…” [perifrazim]. Pas rreth 20 minutave më telefonuan të dilja në restorantin përball zyrës se Fondit. U paraqiten dy veta. Më informuan se aty e tutje nuk duhej të paguanim më. Më udhëzuan të shkoja në Telecom dhe ma dhanë emrin e personit që do ta takoja që të dëgjoja edhe nga ai, se aty e tutje Telecom do na dërgon faturë, por nuk do të jemi të obliguar t’i paguajmë. Meqë faturat bëheshin me dy muaj vonesë, deri sa llogariteshin minutat në satelitët që ishin shfrytëzuar (sepse ata ishin në rrotullim të përhershëm në qiell), i pat rënë që Fondi nuk i ka paguar për muajt shkurt-qershor 1999, respektivisht mbi DY milionë DM.
Tjerë telefona satelitorë nuk duhet të ketë pas në përdorim UÇK-ja.
GOXHAJ [nga minuta 10]: Ushtria Çlirimtare e Kosovës është ni ushtri dhe ni organizatë politike dhe ushtarake. Pavarësisht se Ushtrinë Çlirimtare ose luftën çlirimtare e inicioj, organizoi dhe e shpërtheu LPK-ja, Lëvizja Popullore e Kosovës, por LPK-ja qëndroi jashtë shtetit, nuk qëndruan n’Kosovë. Dhe këta [Hashimi & Co] n’datën 10 qershor 1998 krijuan Shtabin e Përgjithshëm, krijuan edhe Drejtorinë Politike. Kësaj Drejtorie Politike i raportonim ne të Shtabit të Përgjithshëm, nuk i raportonim LPK-së. Thaçi ishte udhëheqësi politik. (…) Për mosprani të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së në Kumanovë nuk pati vendos Thaçi por një person tjetër, që nuk ia them dot emrin as kësaj radhe.
KELMENDI: Mund që Z. Goxhaj, për një moment, nuk është mjaftueshëm i vëmendshëm kur e dyzon UÇK-në në ushtri dhe në organizatë politike. Unë përherë e kam pas dhe e kam mendimin se UÇK, pos emrit, nuk kishte pothuajse asgjë ushtarake, nga ato që i kanë ushtritë klasike, sado që kemi simuluar sikur kemi formuar ushtri. Në fakt, ushtri formojnë shtetet, dhe jo organizatat politike, siç ishte Lëvizja jonë.
Arsyetimi i Z. Goxhaj se UÇK ishte ushtri dhe organizatë politike, sepse LPK paskësh qëndrua jashtë Kosove, nuk është i saktë. Lëvizja ishte në Kosovë dhe kishte Degë edhe në Emigracion. Pothuajse të gjithë militantët të Lëvizjes në Kosovë, që kishin moshë e vitalitet fizik për të qenë guerilë, ishin bërë guerilë të UÇK-së, ndërsa ata që nuk ishin adapt apo frikacakë vazhduan të ishin vetëm në LPK. Fatkeqësisht Z. Goxhaj i ka bërë këto shkarje, duke u mundua me i arsyetua eprorët e ti, që ishin kapo të NPK-së.
Jo vetëm për Z. Goxhajn, por edhe për të tjerë bashkatdhetarë në Shqipëri, po ofroj informacionin, se NPK-ja ishte një kompilim nga RDB-ja e Serbisë (pararendësja e BIAs) dhe DGSE-ja franceze, të cilat ishin bashkë-angazhuar për ta komplotua Kosovën, më konkretisht, për ta komplotuar UÇK-në. Ajo NPK përbëhej nga krerët Xhavit Haliti, Azem Syla, Hashim Thaçi, Nait Hasani, Rexhep Selimi…
Nga njohuritë e grumbulluara deri tani, organizimet klandestine në Kosovë, – të cilët quheshin e quhen gabimisht organizata ilegale, – kanë pas jetëgjatësi dhe përmasa e kapacitet, varësisht sa ishin të kapura nga agjenturat sekrete jugosllave (që për lehtësi komunikimi po i përfshi të gjitha nën akronimin famëkeq: UDB). Në shumë raste vetë UDB i formonte ato organizata, sepse i përdornin si preventivë kundër angazhimeve çlirimtare. Ato duhej të peshkonin të interesuar për veprimtari klandestine çlirimtare dhe në momentin e volitshëm i burgosnin.
Jam befasuar kur Jusuf Gërvalla më pat informuar: “UDB-ja, duke formuar organizata ilegale për qëllime komplotiste, e ka mbajt frymën gjallë për angazhime të fshehta çlirimtare. UDB-ja, përmes atyre komploteve, i mbushte burgjet me të burgosur politikë shqiptarë dhe kështu rritej pakënaqësia popullore kundër regjimit titist…” [perifrazim] Për keqardhja ishte fakti, se vet Jusufi nuk e ka ditur që ishte militant në organizatë të formuar nga UDB-ja dhe e vlerësonte pothuajse si idhull kryetarin e organizatës Lëvizja Nacional-Çlirimtare e Kosovës dhe Viseve tjera Shqiptare në Jugosllavi (LNÇKVSHJ), rrobaqepësin autodidakt e gjysmanalfabet, Sabri Novosella, i cili ishte marionetë e UDB-së dhe ia delte ta manipulonte e viktimizonte edhe Jusufin!
Meqë kam përjetime konkrete, tipike ishin organizatat e formuara nga UDB-ja: LNÇKVSHJ, kryetar i se cilës ishte caktuar marioneta e UDB-së, Sabri Novosella, Partia Komuniste Marksiste-Leniniste Shqiptare në Jugosllavi (PKMLSHJ), kryetar i së cilës ishte oficeri profesionist i UDB-së Abdullah Prapashtica, Grupi Komunist Zëri i Kosovës, kryetar i se cilës ishte Riza Salihu; fatkeqësisht edhe unë jam bërë bashkëthemelues i Frontit të Kuq Popullore (FKP), i formuar në vitin 1978 me insistim të UDBashit Xhevat Ramabaja. Për Grupin Revolucionar, i avancuar në Organizata Marksiste-Leninist e Kosovës (OMLK), që udhëhiqej nga Mehmet Hajrizi, Hydajet Hyseni e Kadri Zeka, nuk kam kisha e nuk kam informacion. Por edhe pothuajse të gjithë anëtarët e saj qenë burgosen gjatë vere 1981. Që do të thotë se UDB-ja duhet të ketë pas njeri të saj në krye të OMLK-së, i cili ka pas qasje në evidencën e emrave të anëtarëve…
Fatkeqësisht, po më rezulton se edhe OMLK-ja e dytë, formimin e të cilës e ka simuluar Xhabir Morina, në vitin 1983, duhet të ketë qenë pjellë e UDB-së. Ende nuk jam përcaktuar cilët ishin pjesëtarë të NPK-së që e “udhëheqte” atë organizatë. Tashmë jam i bindur se NPK e OMLK-së se dytë (me kuadër edhe Xhavit Halitin) ia doli të ishte komplotistja kryesore e Lëvizjes dhe e UÇK-së gjatë viteve 1993-1999.
Edhe LR(S)SHJ (Lëvizja për Republikën Socialiste Shqiptare në Jugosllavi), e formuar më 16 janar 1982 (siç ka informuar Ambasada shqiptare në Turqi Ministrinë e jashtme në Tiranë, me kabllogram të datës 16 janar 1982), e “zyrtarizuar” me datë themelimi më 17 shkurt 1982, ishte pjellë e UDBashëve Sabri Novosella dhe Abdullah Prapashtica, ndoshta e ndihmuar nga marionetat e UDB-së që ishin kuadro të lartë në Sigurimin e Shqipërisë, siç duhet të ishin Bujar (kadri) Hoxha, Ajet Haxhia, Sali Shatri…
Duke mos qenë të informuar se “bashkimi” (komploti) kishte ndodh në Turqi para 16 janarit 1982, Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe unë, i bashkuam organizatat tona, duke formuar Lëvizjen për Republikën e Kosovës, më 17 janar 1982. Në të njëjtën ditë u bënë atentatet ndaj Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës dhe Bardhosh Gërvallës, prandaj formimi i asaj organizate u hesht, sepse mungonin dëshmitë e shkruara, të cilat i kishte bastisë policia gjermane pak qaste pas atentateve dhe ende nuk janë publikuar…
Deri në korrik 1987 na zgjati lufta e brendshme, nëse do të fitonin marionetat Sabri Novosella, Abdullah Prapashtica e Xhafer Shatri, të cilët e kishin formuar LR(S)SHJ-në, apo ne bashkëveprimtarët e Jusufit dhe Kadriut. Në Mbledhje e parë të përgjithshme, siç i quanim kuvendet e Lëvizjes, mbajtur në korrik 1987, ia dolëm ta miratonim platformën që e kishim aprovuar në vitin 1981, meqë tashmë i kishim “pastruar” radhët nga ato tri marioneta komplotiste dhe veglat e tyre (Xhafer Durmishi, Milaim Zeka, Xhevat Ramabaja, Hasan Mala, Faridin Tafallari, Osman Osmani, Nuhi Sulejmani, Haxhi Berisha, Hafiz Gagica…).
Pos këtyre organizatave, në dukje enveriste, UDB-ja ka formuar apo i ka fut nën kontroll edhe shumë organizata “djathtiste”, të cilat i quanim reakcionare, si Besëlidhja Shqiptare e Emin Fazlisë (alias Emil Kastrioti), Zëri i Kosovës i Enver Hadrit, Lidhja Kosovare e Isuf Azemit, Lidhja e Dytë e Prizrenit e Xhafer Devës dhe Hysen Terpezës, etj.
Vendime për të formuar forca guerile, çlirimtare, kemi marrë më shumë se njëherë, edhe para vitit 1993, siç ishte rasti në fund të vitit 1983, të cilën e emëruan “Partia e Luftës” (për të cilën u martirizuan / vktimizuan Rexhep Malaj e Nuhi Berisha). Edhe më vonë janë martizua guerilë të tjerë çlirimtarë, por meqë nuk kemi mund me i fuqizua ato, tani po krenohemi e krekosemi vetëm me UÇK-në, e formuar nga Mbledhja e katër e përgjithshme, më 27 korrik 1993, e mbajtur në Prishtinë.
Fatkeqësisht edhe gjatë ngritjes së UÇK-së, UDB-ja e Serbisë (e riemërtuar në RDB) ishte një hap përpara, prandaj e kapi që në start “komandimin” e saj. U kompilua NPK-ja. Atë e legjitimoi Kryesia e LPK-së më 17 nëntor 1994, duke e imponuar Xhavit Halitin si bos të UÇK-së, tashmë e konkretizuar edhe me emërtim.
Ajo bandë, jashtë e “koordinuar” nga Xhavit Haliti dhe nga Nait Hasani brenda, ia dolën ta katandisin UÇK-në që në janar 1997 e mars 1998 me i ardhur keq gurit e drunit: pa komandë e udhëheqje, me guerilë të shkapërderdhur që kishin problem edhe si ta siguronin bukën e gojës, meqë jetonin në “ilegalitet”. Edhe pas 26-27 vjetëve nuk kemi listë me emra të pjesëtarëve të UÇK-së, nga viti 1993 deri në fillim të marsit 1998, dhe nuk e bëjmë dot, sepse në UÇK-në e kapur nga Xhavit Haliti e Azem Syla as Adem Jashari nuk ishte pjesëtar!!
Ndërsa pluralizmin politik të partive e legalizoi Beogradi nga viti 1989 e këtej, duke pas rrol të madh UDB-ja në formimin dhe udhëheqjen e partive politike “legale”, siç ishte rasti i LDK-së.
Për t’i vënë qershinë mbi tortë mashtrimit të tij, Z. Goxhaj tha: “Dhe këta [Hashimi & Co] n’datën 10 qershor 1998 krijuan Shtabin e Përgjithshëm, krijuan edhe Drejtorinë Politike.”
Fatkeqësisht, deri kur përcolla seancat gjyqësore në Hagë, kur e pat radhën për të dëshmuar koloneli Bislim Zyrapi, e kam pas besua mashtrimin e Jakup Krasniqit, për të cilin për herë të parë jam informuar nga Z. Goxhaj, se Hashimi & Co e paskëshin formuar Shtabin e Përgjithshëm më 10 qershor 1998. Tashmë jam bind se më 10 qershor 1998 Hashimi & Co paskëshin qenë të zënë me angazhim më të rëndësishëm për ta: arrestimin dhe “zhdukjen” e Behadin Allaqit…
Nga dëshmitë në seancë gjyqësore në Hagë, dhe nga dokumentacioni i UÇK-së, i konfiskuara nga ZPS-ja gjatë bastisjes se “krerëve” të UÇK-së, doli se formimi i Shtabit të Përgjithshëm më 10 qershor 1998 kishte qenë mashtrim. Tani nga buxheti i Kosovës po harxhohen miliona për të paguar ekipe të shtrenjta avokatësh që ta bindin trupin gjykues në Hagë, se këso gënjeshtrash të akuzuarit, Hashimi & Co, i kanë sajuar për qëllime propagandiste (në fakt për qëllime komplotiste). Bile, as gjatë atyre seancave gjyqësore nuk e fiksuan dot datën, nëse kishin simuluar shtab të përgjithshëm e drejtori politike në nëntor apo në dhjetor 1998…
Edhe më e trash është gënjeshtra e Z. Goxhaj: “Kësaj Drejtorie Politike i raportonim ne të Shtabit të Përgjithshëm, nuk i raportonim LPK-së. Thaçi ishte udhëheqësi politik.”
Krejt UÇK-ja e vegjëlisë çlirimtare nuk ia kemi var asaj drejtorie as Hashimit, gjegjësisht asaj NPK-je, përjashto Goxhajn e Kudusi Lamën e sisorin e tyre, si mercenarë që ishin, si dhe disa marioneta të agjenturave armiqësore dhe pak të mashtruarve që nuk kishin informacion për NPK-në e Xhavitit, Azemit, Hashimit, Rexhepit…!
Për këtë të vërtetë që po e përsëriti unë edhe kësaj radhe, po mundohen të akuzuarit në Hagë me e bind trupin gjykues të “gjykatës speciale”.
UÇK-ja e Vegjëlisë çlirimtare nuk i ka raportuar askujt, as Drejtorisë politike, as LPK-së, por ishte sovrane si Kryengritje; kishim koordinime, por jo të komanduara e të kontrolluara nga NPK, sepse në Shtab të Përgjithshëm kishim ushtarakë, që tashmë kishin informacion për NPK-në. Fatmirësisht nga tetori 1998 e patëm “kap” edhe komandën e FARK-ut.
GOXHAJ [nga minuta 16:40]: “Miratuan në Kushtetutë [të Kosovës] pikë me vete Kosova nuk bashkohet me asnjë shtet, kur në betimin ushtarak të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës thuhet: “unë, ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të luftojë për çlirimin e të gjitha trevave shqiptare që të bashkohemi”. Kjo luftë u bë për t’u bashkuar…
KELMENDI: Kur e pat themeluar LPK-ja Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, në vitin 1993, platformë politike e kombëtare e kishim vetëm çlirimin e Republikës së Kosovës. Fatkeqësisht Jakup Krasniqi, në qershor 1998, e pat kontrabanduar atë tekst betimi pa u konsultuar me LPK-në dhe për atë kemi pas telashe edhe nga “ndërkombëtarët” që përcillnin UÇK-në. Nuk e kam idenë, për momentin, nëse Jakupi e ka bë se ashtu mendonte, meqë ishte një pseudohistorian folklorik, apo është komanduar nga NPK-ja që ta komplotonte UÇK-në, meqë nuk ishte në interes të Luftës tonë çlirimtare të përdornim asi teksti për betim të ushtarëve të sapo rekrutuar.
Në të njëjtën kohë Jakupi i pat dhënë intervistë serbofiles Renate Flottau (korrespondente shumëvjeçare në Beograd, se fundmi edhe për Revistën gjermane DER SPIEGEL), duke e potencuar se UÇK po luftonte për bashkim me Shqipërinë. Redaktori për Europë Juglindore në atë revistë, i shqetësuari Rolan Schleicher (të cilin e kisha shok nga koha e studimeve), para se ta publikonte atë intervistë ma dërgojë me faks. E luta ta modifikonte paksa atë që kishte broçkullis Jakupi. U publikua me modifikim, por Rolandin e dëbuan nga DER SPIEGEL për atë shkak, meqë asaj reviste serbofile dhe Zonjes Flottau u intersonte pothuajse vetëm ajo fjali destruktive e Jakupit…
GOXHAJ [nga minuta 19]: Në marrëveshjen e Rambujes Madeleine Albright përdori veton e saja dhe shtoi në pikë 3 të kapitullit 8 të asaj marrëveshje që pasi t’kalojnë tre vjet nga miratimi i kësaj marrëveshjeje, në Kosovë të bëhet referendum për t’vendosur populli dhe u bën 26 vje e ai referendum nuk po bëhet (…), kur e miratoi edhe Këshilli i Sigurimit [më 10 qershor 1999] këtë marrëveshje.
KELMENDI: Mashtrim tashmë i mitizuar. Sekretaresha amerikane Ollbrajt nuk ka ndërhy as nuk ka përdor asnjë lloj vetoje për të imponuar referendum pas tre viteve, gjoja sepse e ka bind apo kushtëzuar Hashim Thaçi, siç spekulohet. Ai përcaktim, që nuk e përmend fare referendumin, po,ishte në kaptinën 8, pika 3, por ja teksti origjinal: “Tri vite pas hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshjeje, do të thirret një mbledhje ndërkombëtare për të determinuar një mekanizëm për një vendosje (zgjidhje) finale për Kosovën, në bazë të vullnetit të popullit, të mendimeve të autoriteteve relevante, të përpjekjeve të secilës palë në lidhje me implementimin e kësaj marrëveshjeje dhe të Aktit Final të Helsinkit, dhe që të ndërmirren vlerësimet e përgjithshme mbi implementimin e kësaj marrëveshjeje duke i konsideruar propozimet nga cilado palë për masat shtesë.” Siç rezulton, nuk përmendet referendumi dhe nuk është tekst shtesë pas datës 23 shkurt 1999, kur ndërpreu punimet Konfenca në Rambuje!
Kryetari i delegacionit, Hashim Thaçi, i imponuar nga DGSE-ja franceze dhe RDB-ja serbe, refuzoi ta nënshkruante atë marrëveshje më 23 shkurt 1999, jo pse ishte patriot konsistent, por sepse ashtu e komanduan ato dy shërbime armiqësore, nga se përmes refuzimit nga Hashimi, Kosova barazohej në faj me Serbinë. Anëtarët tjerë të delegacionit, që ishin pro nënshkrimit më 23 shkurt 1999, për arsyet që nuk i di, nuk u rrebeuan kundër Hashimit. Hamendësoi se nuk guxonin nga eprorët e tyre, të cilët i kishin bërë anëtarë të delegacionit…
Fatmirësisht qysh më 23 shkurt 1999 u kuptua se Hashimi po komandohej nga DGSE-ja, konkretisht nga Z. Danjean Arnaud, prandaj u shty ndërprerja e Konferencës deri sa amerikanët, anglezët, gjermanët, e binden Kryetarin e Francës që ta urdhëronte DGSE-në për ta ndryshuar qëndrimin refuzues. Më 18 mars 1999 marrëveshja u firmos nga Delegacioni shqiptar në Paris. Por, kjo zvarritje i pat krijuar Serbisë hapësirë kohore 23-ditore për ta shtuar praninë e forcave të armatosura në Kosovë. Nënshkrimi më 18 mars 1999 nuk ishte rezultat i mirëkuptimit të Hashimit me komandantët e zonave, por rezultat i ndërhyrjes se Presidentit të Francës…
GOXHAJ [nga minuta 23]: Anëtarët e Lëvizjes e kishin obligim të paguanin 1000 Marka në muaj në Fondin “vendlindja thërret”. Anëtarët e LPK-së.
KELMENDI: Me vendim të Këshillit të Përgjithshëm të LPK-së në dhjetor 1993, emigrantët, anëtarë të LPK-së, e kishin obligim të paguan NJËMIJË Marka (DM) në vit në Fondin “vendlindja thërret” dhe nga 50 Marka anëtarësi mujore, nga të cilat 60 % kalonin në Fondin “vendlindja thërret”.
GOXHAJ [nga minuta 24]: Në një kuvend të veteranëve në Prishtinë në vitin 2004 pata kërkuar të paraqitej llogaridhënie për mjetet e Fondit “vendlindja thërret”. Ca që dukej se kishin qenë pjesë e Fondit kërkuan të zbrisja nga foltorja. (…) Që atëherë Hashimi ma hoqi statusin e veteranit të luftës.
KELMENDI: Meqë Z. Goxhaj nuk e kishte informacionin burimor, po e informojë se Fondin “vendlindja thërret” e ka formuar LPK në dhjetor 1993. Përgjegjësitë e Fondit zgjedheshin nga Këshilli i Përgjithshëm. Fillimisht kryetar ishte Musa Xhaferri, pastaj Jashar Salihu. Edhe unë kam qenë i zgjedhur në Këshill të Fondit. NPK-ja ka bërë përpjekje disa herë për të bërë puç, duke e fut në kthetra krejt Fondin, por Këshilli i Përgjithshëm ka rezistuar…
Nga maji 1998, kur u binda se NPK-ja po sabotonte dhe komplotonte UÇK-në dhe luftën e saj, në marrëveshje gjentlemene me Jashir Salihun, e “kapa” Fondin në Gjermani, që aty e tutje të mos i dorëzohej mundësisht asnjë qindarkë NPK-së (Xhavit Halitit), siç i ishin dorëzuar përherë, por të ndihmoheshin shtabet e zonave operative (kur ato të kërkonin ndihmë) dhe sektori i logjistikës. Inxhinieri Agim Reshani (shok i Hashimit dhe Kadriut), me banim në Dyseldorf, bashkëpronar i kompanisë DITURIA, na pat programuar databazë elektronike për evidencë të mjeteve financiare dhe për lëshim të autorizime për veprimtarët e autorizuar të Fondit.
Nga maji 1998 të gjitha të hyrat në Fond i kemi legalizuar përmes xhirollogarisë bankare (banka Sparkasse Bonn), sepse ajo që këshillë edhe e LVS (“udb” gjermane për Republikën ku ishte selia e Fondit), nga se Fondi në Gjermani, i vetmi në botë, e kishte statusin zyrtar të bamirësisë humanitare. Në mbarim të luftës, ndoshta menjëherë më 10 qershor 1999, Adem Graboci, si “ministër” i financave në “qeverinë Thaçi”, bëri puç kundër Fondit, duke e shpall atë “fond të qeverisë së përkohshme”. Si shef të Fondit në Gjermani e emëroi Kushtrim Haderxhonajn…
Një ditë më vonë lëshova komunikatë publike se Fondi “vendlindja thërret” në Gjermani mbyll veprimtarinë.
Meqë kisha prioritet kthimin sa më të shpejt në Kosovë, pas 24 viteve në ekzil, nuk përgatita raport financiar për organizatë as për publikun. Ishte punë e kollajshme, sepse administrata e Fondit kishte evidentuar në databazë secilën qindarkë hyrëse dhe dalëse. Kur u nisa drejt aeroportit në Hamburg në agimin e hershëm të 15 qershorit 1999, për të fluturuar për Tiranë (me “Malev” hungarez), BKA (Endi federativ gjerman për kriminalistikë) ka bastis banesën në Këln, zyrën në Bonn dhe banesat e shumë veprimtarëve të Fondit. Me atë rast i ka konfiskuar të gjitha mjetet financiare, kompjuterët dhe gjithë dokumentacionin, me akuzë se kemi financuar UÇK-në terroriste. Mezi ia kam dalë të arratisem nga Gjermania.
Këto zhvillime patën pamundësuar llogaridhënien për Fondin në Gjermani, edhe pse nuk e kishim të nevojshme dhe të domosdoshme, meqë LPK e zhbëri ekzistencën e saj në Kuvendin e shtatë, mbajtur në fund të qershorit 1999 në Prizren.
Besoj, Z. Goxhaj vazhdon me e pas statusin zyrtar të veteranit të UÇK-së, siç e kam pa në listën zyrtare, publikuar në portalin zyrtar të qeverisë, por duhet ta kenë hequr nga pagesa (170 Euro në muaj) sepse në ligjin përkatës është precizuar që ndihmë marrin vetëm veteranët që nuk kanë asnjë të ardhur tjetër të rregullt financiare, nga puna, pensioni… E këshilloj të informohet me përcaktimet që i përmban Ligji për veteranët dhe nëse i është bërë padrejtësi ligjore, le ta denoncon Ministrinë që i paguan ndihmat për veteranë.
GOXHAJ [nga minuta 25]: Bukoshi raportoi në kuvend dhe ato që i kishte në gjendje i dorëzoi në Bankë të Kosovës. Nuk ka fakte që ai ka shpërdorua…
KELMENDI: Për kohën që po flet Z. Goxhaj Kosova nuk kishte as Kuvend dhe as bankë, por “kryeministri” Bukoshi ka “raportuar” para ca bashkëveprimtarëve të tij. Ta zëmë, unë moti e kam publikuar një informatë të një funksionari të lartë gjerman, i cili qe bërë edhe këshilltar i kryeshefit të UNMIK-ut, më vonë qe dërgua në ambasadën gjermane në Beograd (Axel Dittmann). Ai, në një gosti që pata shtruar për hir të ardhjes se Bukurie Gjonbalajt e Migjen Kelmendit, në fund të prillit 1999, “rastësisht” pat thënë se Bukoshi dhe Mustafa i kishin transferuar 500 milionë Marka të Fondit të 3-përqindshit në Beograd, në fillim të prillit 1999, por nuk kishin informata konkrete, kujt ia kishin dorëzuar dhe përse i kishin transferua…
GOXHAJ [nga minuta 33]: Me kërkesë që i është bërë [Bukoshit] nga Shtabi i Përgjithshëm (…) Ahmet Krasniqi, ministri i mbrojtjes, i dha 20 milionë marka Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
KELMENDI: Vazhdon me u përmend kjo shifër edhe nga Z. Goxhaj, edhe pse nuk është ofrua asnjëherë dëshmi konkrete, si për raste të tjera. Në fakt Bukoshi i ka dhënë ndihma edhe më herët NPK-së, por jo për ta ndihmuar UÇK-në, por për ta forcuar NPK-në që ta komploton sa më shumë UÇK-në dhe LPK-në. Qysh në verë 1996 është bë marrëveshje klandestine mes Xhavit Halitit dhe Bujar Bukoshit (në Rosenheim të Gjermanisë, me ndërmjetësim të Adem Demaçit), për 30 mijë DM ndihma mujore. Xhaviti vetë shpesh e ka përsërit se nga “ministri” Ahmet Krasniqi ka pranuar vetëm 4 milionë DM ndihma. Në ndërkohë që publikuar edhe kërkesa e Jakup Krasniqit dhe Bislim Zyrapit, që ia kanë bërë “ministrit të mbrojtjes” Halil Bicaj (pasuesit të Ahmet Krasniqit), për ta ndihmuar UÇK-në me 4 milionë DM. Ato i janë dorëzuar korrierit të NPK-së, njëfarë Burim Marmullakut dhe ende nuk dihet “korrieri” kujt ia ka dorëzuar ato 4 milionë DM!!
GOXHAJ [nga minuta 35]: Në gjykatë speciale është ngrit akuza se UÇK-ja është organizatë terroriste…
KELMENDI: Shpifje ordinere! Nuk e di pse e përsërit edhe Z. Goxhaj këtë shpifje. Në aktakuzë akuzohen ca persona konkret që shisnin taraf se ishin krerë e komandantë të UÇK-së, por që tani po e mohojnë. Ata persona, Hashimi & Co, janë akuzuar si “ndërmarrje e përbashkët kriminale” (NPK). Fatkeqësisht ishin NPK por kundër UÇK-së…
– Lavdi dëshmorëve dhe UÇK-së se Vegjëlisë çlirimtare, e cila, pos Serbisë, sfidoi edhe NPK-në, pacifistët e Rugovës, bandën e KM Nano dhe sabotuesi e profiterët e luftës tonë çlirimtare!
***
Kërkoj falje që nuk po kam kohë, energji e dije me shkrua më shkurt e shqip; tekstit i mungon korrektura drejtshkrimore.
Uroj të shani e të mos mallkonin, thoshin moti të urtit për raste të ngjashme.
Mirëpres pyetje, kritika, korrigjime.
Falënderime Zonjës Rudina Xhunga për urimet dhe për këtë bashkëbisedim!
***
Këtu linku për ta përcjell bashkëbisedimin:
Ekziston nje aforizëm e tillë: “Vjen nje ditë dhe krimineli kthehet në vendin e krimit“. Dhe këtë aforizem na e ka bere te besueshem Ibrahim Kelmendi, i cili, ne kete shkrim ne fejsbukun e tij, te dates 21 qershor 2025, midis te tjerave sghkruan: “vet Jusufi nuk e ka ditur që ishte militant në organizatë të formuar nga UDB-ja dhe e vlerësonte pothuajse si idhull kryetarin e organizatës Lëvizja Nacional-Çlirimtare e Kosovës dhe Viseve tjera Shqiptare në Jugosllavi (LNÇKVSHJ)“.
Me kete deklarate, pohon akuzen e bere kunder ketij Ibrahimi, jo vetem prej familjes se vellezerve Gervalla, por prej shume ish-anetare te LPK-se, se vellezerit Gërvalla i ka spiunuar Ibrahim Kelmendi menjehere porsa ka dale nga banesa e vellezerve Gervalla. Me gjate, kush do qe ta plotesojë kuriozitetin e tij, mund te kerkojë e mund te gjeje shumë intervista por edhe shkrime ne internet, qe e akuzojne Ibrahim Kelmendin si agjent te UDB-së, i cili, per te qene i besueshem, akuzon te tjeret per agjente te UDB-se.
Se dyti, Ibrahim Kelmendi midis te tjerave shkruan se une figuroj veteran ne listat qeveritare te Kosoves. Nuk eshte e vertete. Meqense Ibrahimi pretendon, le te na japi numrin rendor te emrit tim ne ate liste zyrtare te Qeverise se Kosoevs.
Se treti, Ibrahimi thote se ne piken 3 te Kapitullit 8 te Marreveshjes se Rambujese, e pasqyruar edhe ne Rezoluten 1244, nuk thuhet referendum. Me sa kuptohet, ky “shume i dituri” shprehjen “Tri vite pas hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshjeje, do të thirret një mbledhje ndërkombëtare për të determinuar një mekanizëm për një vendosje (zgjidhje) finale për Kosovën, në bazë të VULLNETIT TE POPULLIT”, duket qe nuk e di se VULLNET I POPULLIT do te thote REFERENDUM. I falet meqenese e trubullon krimi i vrasjes se Gervalleve.
Se kateri, Ibrahim Kelmendi hiqet kompetent edhe per ligjin e veteraneve kur shkruam: “duhet ta kenë hequr nga pagesa (170 Euro në muaj) sepse në ligjin përkatës është precizuar që ndihmë marrin vetëm veteranët, që nuk kanë asnjë të ardhur tjetër të rregullt financiare, nga puna, pensioni… E këshilloj të informohet me përcaktimet që i përmban Ligji për veteranët“, qe do te thote se shpifjen, mashtrimin, cinizmin dhe ligesine shpirterore i ka ne karakter, dhe si i tille nuk ka mundesi qe te korrigjohet. Po e japim Nenin 16 te atij ligji:
E këshilloj të informohet me përcaktimet që i përmban Ligji për veteranët. Ligesia e tij arrin deri aty se te mos e kuptoi piken Nr. 2 te Nenin 16 te atij ligji, i cili shkruan: “Veterani luftetar i UCK-se nuk mund te jete shfrytezues i asnje pensioni nga skemat e tjera pensionale te financuara nga shteti. Nese veterani luftetar eshte shfrytezues i ndonje skeme pensionale te financuar nga shteti i Republikes në Kosovë duhet te percaktohet se cilin pension duhet te marre.”
I dashur lexues, kuptojeni se deri ku shkon ligesia e ketij spiuni-vrases. Ligji e percakton per veteranet qytetare te Republikes ne Kosove dhe jo per veteranet nga radhet e vullnetareve nga trevat e tjera shqiptare ne Ballkan. Te themi se Ibrahimi kete ngaterese e ka nga injoranca, nuk e beson kush, pasi UDB-ja nuk zgjidhte injorante. Por nderprerjen e ka bere qeveria e Albin Kurtit per te gjithe veteranet vullnetare jo qytetare te Republikes e Kosoves, pasi ne në Shqiperi, pensionin e pleqeris nuk e marrim nga skemat pensionale në Republika e Kosoves, por nga ajo e Shqiperise.
Se pesti, Ibrahim Kelmendi, ngjashem si Bardhyl MAHMUTI, më quan mua mercenar. Edhe kete e ka nga urrejtja por edhe nga xhelozia, qe une dhe djali im, shkuam per te ndihmuar sadopak ne ate lufte, duke qene te gatshem te jepnim edhe jeten per lirine e Kosoves, le te na japin dokumentat se nga cili institucion i UÇK apo i Fondit “Vendlindja therret” na jane dhene financat. Shpifja eshte nje nga veset më të këqia të KARAKTERIT NJEREZOR. I tille ishte karakteri i spiuneve-vrases.
Se gjashti, Une ne ate interviste me znj. Rudina thashe edhe dicka tjeter, qe nuk i vjen per shtat ketij shpifësi spiun-vrases, agjent i UDB-së. Midis te tjerave thashe: “Diten e neserme te mbarimit te luftes, Komandanti i NATO-s, gjenerali Uesli Klark na dergoi pershendetjen per bashkeveprimin e SHP te UÇK me Aviacionin e NATO-s, ku, midis te tjerave theksonte: “BASHKEVEPRIMI ME I MIRE NE HISTORINE 50-VJEÇARE TE NATO-s”. qe do te thote se SHP i UÇK ishte ne nivel profesional edhe me lart se i gjithe ushtrive të 19 shteteve te atehershem te NATO-s. Dhe ky njeri i ulet në karakter merr kurajon dhe e quan SHP te UÇK, “NPK- Ndermarje e Perbashket Kriminele”. A ka tradheti kombetare se kjo e Ibrahim Kelmendit, me te madhe, i nderuar lexues?! Kesaj i thone: “Therret hajduti: kapni hadutin!”
Po te ishte Ibrahim Kelmendi shqiptar në ndjenja, sikunder mundohet te na bindi, nuk do merrej me grumbullimin e Markave Gjermane, por do te vinte ne lufte. Madje, arrin deri atje sa na thote se “Eshte bere gabim nga Jakup Krasniqi, se ka shtuar ne formulem e betimit… do luftojme deri ne bashkimin kombetar“, qe na jep te kuptojme se jo vetem Ibrahimi por e gjithe LPK-ja nuk kane qene per bashkim kombetar! Te jete e vertete, valle? Ruajna o Zot nga te tillet!