Arben Çokaj
Sqarim sipas Frojdit, se Lisi nuk i kapë këto gjëra…
A e keni parë Ramën duke ngrënë makarona në atë foton e famshme të tij?
Rama do me një lugë/pirun ta hajë gjithë tenxheren. Se Rama është madhosh, e do gjithë tepsinë (kupto Shqipërinë) për vete dhe nuk i del!
Se Rama ka një kompleks të fuqishëm të pamjaftueshmërisë së vlerave. Atij s’i del as Kina, po të punojë për të, jo më Shqipëria. Ai po të jetë në vend të Xi Ping, prapë vrapon sa në një vend në tjetrin për të parë ndeshjet, për të hequr stresin. (Por Kina nuk ka luajtur mendsh si ne, për të zgjedhur lidera jo-produktivë!)
Pse i vodhi zgjedhjet?
Se u tremb nga LaCivita, “hajvanët” – tha, “fuck, po m’i marrin zgjedhjet.” Dhe i ra rëndë, që më pas u pendua, se la bythët brenda, si në ato rastet kur ha shumë, pa nevojë!
Se Rama mund të merrte 71 deputetë e bënte qeveri, dhe pavarësisht ankesave, do e gjente një rrenë, një justifikim.
Por jo, ai do 84, në zgjedhjet e ardhshme (më 2029) ai do 95 e në zgjedhjet e tjera (më 2033), Rama do 140 deputetë.
A e keni parë se Rama nuk bën fare zgjedhje në PS? Pse nuk i bën? Sepse ai e merr pushtetin për të dhënë: ma keni dhënë një herë, e tani duhet gjithmonë. A nuk është psikologji prej diktatori?
Kështu vepron edhe me zgjedhjet në Shqipëri. Çfarë duhen zgjedhjet ndopak kur dihet fituesi?! Pra, më mirë pa zgjedhje fare. Se në opozitë do jetë gjithmonë këneta, bufi, zhapiku, i biri i bufit etj. Kështu që nuk ia vlen më zgjedhje, kemi Ramën… Eja logjikë eja.
Por Rama kështu po vepron, e sa të jetë Rama aty, nuk i fiton dot zgjedhjet më askush, se Rama i blen dhe i vjedhë, dhe e ka kthyer vendin komplet në shërbim të zgjedhjve, pra, ka bërë parti shtet e shtet elektoral – gjithçka në shërbim të zgjedhjeve.
Rama jo se punon për ta bërë këtë vend, jo. Se ndryshe do kishim prodhim, do të kishim zhvillim ekonomik, por ky punon për të pasuruar veten e njerëzit afër tij, e pas 12 vjet qeverisje, Shqipëria prapë mbetet vendi më i varfër në Europë! Ky është problemi i vendit, që mund të kthehet edhe në një problem për Ramën një ditë…
Ky është Rama i pangishëm, ky e do gjithë tepsinë për vete. Nuk jam unë që po e them, e ka thënë ai vetë!
Unë po e analizoj shkurt, sipas Frojdit, e jo sipas Lisit. A e kuptuat?!
Në këtë kontekst, një histori me Hitlerin
Një gazetar amerikan (i cili kishte qenë agjent undercover amerikan), e pyet Carl Gustav Jung-un: Si largohet Hitleri?!
Në kulmin e luftës kur Hitleri kishte marrë edhe Poloninë, Çekinë etj. po përbënte një rrezik për Perëndimin.
Jung i tha atij se Hitleri ka kompleksin e pamjaftueshmërisë së vlerave të të gjithë Gjermanisë. Të gjitha vendet e mëdha europiane kanë marrë koloni, e Gjermania jo. Por si shtet i madh e i fuqishëm, Gjermania do një kafshatë të madhe, nuk ngopet me pak!
Niseni andej nga Rusia, se ndryshe ai nuk ngopet. Dhe ashtu duket se bënë. E Hitleri dështoi, pasi vrau 20 milion rusë.
Kjo histori doli në dritë jo kur u mor intervista me Jung-un, shërbimet amerikane e përdorën këtë një herë si material të brendshëm, e pasi ra Hitleri, ata e bënë publike.
Shkrimi në fjalë mbyllet me një ngjarje të zakonshme në një spital psikiatrik, ku punonte Jung-u, që mund të ketë edhe nënkuptim.
Një pacient në pavion kërkon ndihmën e Dr. Jung. “Doktor” – i thotë – “po vjen një stuhi e madhe, çfarë të bëj?!”
“Shtrihu barkas sa të kalojë…” – e këshillon doktori dhe pacienti u shtri barkas në pavionin e tij…