KONFERENCË KOMBËTARE “800-VJET NGA SHTETI ARBËRIT”

2
501
Ferit Hoxha - me flamur

Nga Ferit Hoxha

Me ftesë të Nënkryetares së Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar, poetes, humanistes dhe Ambasadores së Paqes znj. Bujana Malaj, pata nderin që të merrja pjesë në Konferencën Mbarëkombëtare: “800 -vjet nga shteti i Arbërit tek Arbëria në shekujt e humanizmit europian”, mbajtur në Gëziq të Mirditës më 09.10.2023.

Jam mësuar që në aktivitete të tilla të jem vetë organizatori dhe e di me detaje se sa mund e sakrifica derdh, që gjithçka të shkojë bukur gjer në detaje, por kur je i ftuar, shijon gjer në palcë tërë bukurinë dhe madhështinë e krijimit e ke kohën e duhur që ta përtypësh këtë kënaqësi.

Ishte vërtet një ditë plot emocion në atë tokë Arbënore, ku themelet e shtetit të parë Arbënor u ngulën këtu, në këtë tokë të shenjtë të Mirditës famëmadhe (një zonë me tradita e vlera të padiskutueshme, kjo falë edhe etimologjisë popullore të vetë emrit të zonës, “Mirë dita”, përshëndetje e mikpritje në breza). Një event me mjaft supriza për mua, ku m’u dha mundësia të takoj shumë miq dhe të njoh shumë të tjerë nga të gjitha trojet shqiptare e deri nga Diaspora.

Por kot nuk thuhet “më mirë një mik se sa një çiflig” e këtë mundësi (që e prisja edhe nga shumë të tjerë), ma dha mikja ime Bujana Malaj dhe familja e saj e mrekullueshme. U ndjeva sa i nderuar, aq dhe i vlerësuar nga respekti i familjarëve të Bujanës, vajzës së Avdi Rexhës, burrit të Malësisë së Gjakovës, Misionarit të Pajtimit, përfaqësuesit të mikpritjes, malësorit nga Bujani i Tropojës, fjalëurtit dhe burrit të mençur të Odave Kanunore.

Për këto vyrtyte që kanë karakerizuar shoqërinë shqiptare ndër shekuj dhe që krenohemi edhe sot e kësaj dite, si burim force e shprese për të ecur përpara nën shembujt e këtyre misionarëve, ishte edhe seanca e parë e kësaj konference të mbajtur më datë 09.10.2023 në mes të maleve të Mirditës(e ku tjetër mund të zhvillohej më bukur sesa në origjinë ky event), ku përkrah shumë misionarëve të tjerë, ishte vendosur edhe Memoriali i Misionarit të Pajtimit të Malësisë së Gjakovës Avdi Rexhës dhe mesazhi i tij për paqen, miqësinë dhe burrërinë, ku ndër të tjera shkruhej:

Zoti i bekoftë kullat e Arbërit, sofrat bujare të Bujanit e Krasniqes, odat e Gjakovës e Prizrenit ku kalova jetën me krenari e përulje për mençurinë që i ndriçonte ato. Këto oda Arbërore u mësuan brezave ndër shekuj se si të kuvendojnë e të sjellin në jetë që çdo punë ta bëjnë me ndershmëri, pa u përkulur, në udhën e drejtë të sakrificës për familjen, shoqërinë dhe atdheun. Fisi Ahmagjokaj më dha Gjakun Arbëror, dashurinë për tokën e shenjtë të të parëve të mi, trashëgimtarë të Mbretit Progon e bijëve të tij mendjendritur, Gjin e Dhimitër që themeluan demokracinë gjithëpërfshirëse e shtetin e parë shqiptar të së drejtës…

Kjo Konferecë dyditore u organizua nga Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar me Kryetar z. Gjin Marku, me mbështetje të familjarëve të misionarëve të pajtimit si dhe me kurorëzimin e Akademisë së Shkencave Shqiptare, duke i lidhur vlerat dhe rolin e këtyre misionarëve me kontributin që dhanë paraardhësit e tyre 800 vjet më parë në formimin e Shtetit të Arbërit.

Është kënaqësi që në shekuj tradita vazhdon, është admirim që gjurmët e përpjekjeve të të parëve tanë vazhdojnë të mbeten të freskëta e të ecet me ritmin e duhur në të mirë të një çështjeje të përbashkët e që na intereson të gjithëve. Një komb i bashkuar sjell përparim e unitet!

Në mbyllje uroj që nën shembullin e Misionarëve dhe Ambasadorëve të Paqes të vazhdojnë jo vetëm familjarët dhe pasardhësit e tyre, por e mbarë shoqëria shqiptare që të falim sa më shumë dashuri si për njëri-tjetrin ashtu edhe për atdheun tonë të përbashkët!

2 KOMENTE

  1. MIresite Ju shoqeroshi te ndruar bij e bija Atdhetar qe Manifetson keto mbresa e dashuri, per origjinene atdheut;*TROJET ARBNORE te ARBERIT*-troje arbnore te Bujanit e Krasniqes,sot e 800 vjet para.Miresite ju shoqerofshin sa PASUESIT ATDHETARE- kudo qofshin aktualisht me ATDHEUN ne shkeuj JETOFSHIN. Me konsidera te gjyshi 87vjecar-Bir i *Dangellise Naimjane*ju uroj,sa falenderoj tere Bashkeatdhetare,per TRASHEGIMINE RUAJTUR!. Me konsiderate; *Pasues Veteran* 87 vjecari-Guri Naimit D-Biri i *Dangelise Naimjan*ju pershendes-aktualisht tej oqeanit.

  2. Uroj nga zemra qe Fjala e Lirë të ketë gjithnjë autorë artikujsh si Ferit Hoxha e protagoniste si Bujana Malaj qe e nderojnë shoqërinë shqiptare me punë, me mendje e zemër tek atdheu i tyre e prindërit që i kanë bërë të tillë. Gjin Marku

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.