EHU – DITA E NESËRME ME SHI, RRUFE – BRESHËR DHE BORË

0
Kalosh Çeliku

NGA KALOSH ҪELIKU

Po. Parti politike “maqedonase”, dhe shqiptare! Ende, me këmbët dhe trutë në legen: mos them edhe në Kosovë dhe Shqipëri. E, festuam “fitoren” e zgjedhjeve presidenciale, dhe parlamentare me fishekzjarre (2024), sipas presidentes Gordana Siljanovska – Davkova në Maqedoni. Edhe, me topin e Ali Ahmetit në Maqedoninë e Veriut. Dhe, jo: sipas “Marrveshjes të Prespës” si Maqedonia e Veriut?! Maqedoni e Veriut, që populli i këtij shteti “demokratik”, ende është pa kartë indefikimi, pasaportë, dhe patentë shoferi. Aqmëpak, të “Marrëveshjes Ohërit”. Marrëveshje Historike të nënshkruara edhe nga ndërkombëtarët.

Përgëzime, fitores të partisë politike shoveniste “maqedonase” VMRO -së, që erdhi në pushtet me votat e popullit “maqedonas”! Ali Ahmetit, që në vend të përgjigjes të fishekëzjarreve të Mickovskit, e shkrepi edhe topin e Mic Sokolit në sheshin “Makedonija” para këmbëve të Aleksandrit Madh. VLEN -it, që pa kushte hynë në një thesë të grisur kanapi arnë përmbi arnë me VMRO -në. Urime! Dhe, jo te permendorja e Skënderbeut, që e solli UҪK -ja maleve, ende në gjendje lufte në ”Bit – Pazar” të Shkupit Historik.

Shesh betejash politike me këmbët dhe trutë ende në legen, Kohë, kur në atë shesh nga “maqedonasit” propozoheshte të vendoset përmendorja e shokut Tito. E, më vonë edhe e Skëderbeut. Shqiptarët, krye më vete të dalldisur dhe arratisur edhe sotekësajdite me “vëllezërit maqedonas”, u rrokën fytas: Skënderbeu, është i yni! Shqiptarët, jo: është, i yni!

Nuk e di si shkrimtar. A, u shkrepë ndonjë fishekzjarre para këmbëve të Nikolla Karevit?! Apo, Goce Dellçevit. Ose, Mitropolitëve të Beogradit në hyrje të “Urës Gurit” për të dalë Unë në Liri si shkrimtar shqiptar matanë lumit Vardar, te “Parku i Grave”?!

Ndonjëra e grave të mia besnike, para këmbëve të “Alaeksandrit Madh” e festonte “fitoren”. E, tjetra: ende, me shtetin e “vëllazërim-bashkimit” jugosllav, edhe sot: neojugosllav nëpër këmbë, para këmbëve të Skënderbeut në Shkup mbi kalë me shalë, dhe shpatën në brez. Edhe, Nikolla Karevit hipur mbi kalë me shalë. Ende, edhe sotekësajdite, nuk e dinë si popull në shtetitin e “përbashkët”: a, janë “maqedonas”, serb, turqë, apo shqiptarë?! Ose, bullgarë. Mos, e dhashtë Zoti të jenë serb, armiqë shekullorë me shekuj, se janë edhe “muslimanë”, si Arben Tallavari, presidenti “musliman” i Maqedonisë Veriut. E, unë me raki të dëllinjave i arratisur maleve të “Ҫelvjollcës”. Ende, mbeta shqiptar.

Ehu, Dita e Nesëme, është me shi. Breshër. Dhe, rrufe. Borë. Kutadi, Unë: ndoshta, edhe me Diell mbi male. Nuk e besoj, se: Zoti, do t’u ndihmojë shqiptarëve për Ditën e Nesërme…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.