Kadaresë – në ditën e hallit më të madh

0
Ismail Kadare - me shqipe

Arben Çokaj

Smirushët e ziliqarët,
Thasë të mbushur me komplekse e urrejtje,
Nuk e kapnin dot nivelin e tij,
U kënaqën edhe kur ai vdiq,
Iu vunë pas, si zagarët…
Turp, uh sa turp…

Thonë se edhe urgjenca nuk funksionoi atë ditë,
Kishte oksigjen, por nuk e përdorën,
“Ky nuk jep para nën dorë…” – thanë.
“Nuk i duhet gjë kujt…”

Po të ishte në Francë ai do jetonte më gjatë,
Por erdhi, u kthye si elefanti,
në vendlindjen e tij…
E shën Pal Gjatoja me një fjalim cinik si ata të tijtë,
E përcolli arkëmortin për në Tufinë…
Kështu është pra, kur punon për Shqipërinë!
(janë turkoshakë, mosmirënjohës…)

Por ai ishte e mbeti shqiponjë!
Për shqiptarët e Shqipërinë!
Dhe më gjerë!
Deshi t’i bënte europianë,
Turqelitë inferiorë, me fenë e tyre…

Të gjithë do të vdesin një ditë,
Edhe smirushët e ziliqarët,
Edhe fetarët…
Fjalët e shkruara nga ky burré,
Do të mbeten gjallë, gjatë,
Si turp i fundit për zuzarët…

Të shajnë disa katolikë shkodranë,
Se nuk ishe katolik,
E u hijezove Fishtën…
Dhe ‘shërbeve si kobure e Enverit’,
Të shan Shefqeti se i kritikove turkun e fenë,
Të shajnë edhe disa shkrimtarë,
Që nuk e patën fatin tënd,
Të shajnë të pangjashmit kompleksivë,
Dhe ata që nuk dinë tjetër,
Vetëm të shajnë…

Por ti ishe dhe mbete,
një shkrimtar e intelektual i madh,
i këtij kombi të rrënuar e të shembur,
nga pushtimi i gjatë osman…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.