Në vend të debatit
(Rreth shkrimit analitik shkencor të Dr. Aristotel Spiro: A duhet të rishikojmë drejtshkrimin, botuar në gazetën ,,Epoka e Re,, Prishtinë, korrik 2023).
Për gjendjen e (pa)zgjidhur shqiptare në hapësirën etnike në RVM-së në Tiranën zyrtare,herë pas herë,po bëhen shkarje e gafe edhe në rrafshin politik,diplomatik dhe shkencor për të ashtuquajturën ,,zgjidhja e çështjes shqiptare,,në këto hapësira të shtetit multietnik në Ballkan.
Pse Tirana zyrtare nuk është në dijeni se si është ,,zgjidhur çështja shqiptare,, në hapësirën etnike përmes aktit më të lartë juridik të Kushtetutës së RVM-së kur e kur populli shqiptar si popull i dytë shumicë me 40 përqind të përberjes kombëtare të popullit shqiptar,ende është në rrafshin kushtetues të këtij vendi vetëm si pakicë kombëtare dhe jo shtetformues(sic!).
Dr.Aristotel Spiro,profesor i gjuhës shqipe (Tiranë)në shkrimin e tij analitik dhe me taban shkencor:A duhet të rishikojmë drejtshkrimin?(botuar në gazetën,,Epoka e Re,,Prishtinë,korrik 2023)ndër të tjera shkruan:,,Shqipja është tashmë gjuhë zyrtare në tri shtete:Shqipëri,Kosovë,Maqedoni e Veriut..
Përkitazi me konstatimin e profesor Arsitotel Spiro për zyrtarizimin e gjuhës shqipe,kjo nuk vlen në hapësirën etnike për shqiptarët në RVM-së ndonëse pushtetet në ketë vend multietnik dhe populli shqiptar si popull i dytë shumicë,ende nuk e ka marrë hisën e vet kushtetuese(lexo:shtetformues por ka mbetur me statusin e popullit pakicë-SK)dhe gjuha shqipe nuk është bër zyrtare(sic!).
Në shkrimet e rrafshit kërkimor-shkencor dhe dr.Aristotel Spiro duhet të jenë në dijeni se çfarë është e vërtetë kur e kur flitet për gjuhën shqipe në hapësirën etnike në Ballkan jashtë kufinjve të shtetit shqiptar.
Dr.Aristotel Spiro,në frymën dashamirëse dhe si kolegë të gjuhës shqipe,po ua them zëshëm se gjuha shqipe në hapësirën shqiptare në RVM-së (ende)nuk është bër zyrtare(sic!).Për hirë të së vërtetës shih ,,ligjin për 20 përqindshin)për përdorimin e gjuhëve për pakicat (lexo:shqiptare në RVM-së-SK)dhe do të bindeni se gjuha shqipe ka mbetur nën juridiksionin ligjor të popullit pakicë dhe jo shtetformues(sic!).
Tirana zyrtare duhet të jetë më e informuar sipas Kushtetutës të shtetit shqiptar për çështjen shqiptare jashtë kufinjve të Shqipërisë dhe, në ketë rrafsh edhe institucionet shkencore,kulturore dhe të botës së dijes duhet të jenë më të informuar në vijën zyrtare të shtetit shqiptar dhe mos të bëjnë gafe(sic!).
Prishtinë, më 1 korrik 2023
Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: S_Karaqica99@Hotmail.Com