Prapaskena.com, 23.02.2023
Makina e pedagogut dhe pronarit të medias TV Rozafa, Gasper Kokaj, është djegur gjatë orëve të natës në qytetin e Shkodrës.
Djegia ka qenë e qëllimshme, teksa në pamjet e kamerave të sigurisë dallohet një person, i cili afrohet pranë mjetit fouristradë dhe i vë flakën në pjesën e përparme.
Gaspër Kokaj është akuzuar si pazarxhi nga studentët, sipas të cilëve merr 250 euro për provim tek Juridiku Shkodër. Gjithashtu, ka vajza që nuk kanë para dhe nuk e marrin dot provimin, pa kaluar në shtratin e tij.
Skandali qëndron në faktin se policia ka manipuluar ngjarjen, duke deklaruar se makina ishte në pronësi të TV Rozafës.
Si mundet që një televizion të ketë makinë të tipit Land Rover, kur gazetarët i paguan me 250 mijë lekë të vjetra, madje edhe 150 mijë lekë?
Makina është e Gaspër Kokajt, por policia e lidh qëllimisht me televizionin lokal.
“Gjatë natës është djegur pjesërisht automjeti tip “Land Rover”, i cili ka qenë i parkuar në rrugën “Vaso Kadia”.
Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se automjeti është në pronësi të TV Rozafa.
“Vijojnë hetimet, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, njoftoi policia e Shkodrës.
Kujtojmë se pedagogu ka qenë kandidat për deputet në zgjedhjet e përgjithashme të vitit 2013 në radhët e Partisë Republikane.