Një vit pas fillimit të luftës në Ukrainë, si është rezultati? A po fiton Rusia?!

0
346
Dritan Dmiraj
Arben Çokaj - gazetar
Arben Çokaj – gazetar

Arben Çokaj

Përmbledhje e një analize të kolonel Demiraj, dhënë TCH në 1 vjetorin e fillimit të sulmit rus ndaj Ukrainës.

Kolonel Demiraj sqaron, se lufta në Ukrainë po ecën në favor të Rusisë, fatkeqësisht, nuk po e kënaqin rezultatet e luftës Bajram Kabashin, Ibrahim Kelmendin, Zef Çunin, etj., që donin zgjidhje emocionale – luftë me Rusinë, për me e rreh Putinin shuplaka – ndërsa unë doja zgjidhje më racionale, biseda për paqen dhe shmangie të luftës, se e dija që Rusia ka armë më të fuqishme dhe me luftë fiton më i forti.

Rusia po përdor bombardime të fuqishme këto kohë – sipas kolonel Demiraj, rreth 60 mijë predha në ditë, dhe e ka shkatërruar keq ushtrinë ukrainase dhe fortifikimet e tyre. Bombat barike shkrijnë edhe fortesa me mure betoni deri në 3 m. Kaq të fuqishme janë.

Furnizimet me armë – tanke e avionë luftarakë etj. – nga Perëndimi për Ukrainën janë të vonuara, mund të jenë të dobishme ose në funksion pas një viti stërvitje e trajnime të forcave ukrainase. Për t’i bërë ballë sulmit rus, sot për sot, sipas Demiraj, Ukrainës i duhet një divizion tankesh modernë, rreth 600 tanke, që nuk i ka, e nuk dihet a do i ketë edhe pas një viti, se ushtria ruse po avancon.

Pasi rusët i kanë marrë zonat e synuara, oreksi i Putinit po shtohet – thotë koloneli në fjalë, mundet se Putini po synon tani ta marrë nën kontroll edhe Kharkivin… E unë yes miqtë e mi fluturakë të vjetër, Bajramin e Zefin, ej., ku po ju shpie mushka juve tani? Keni futë kokën mes veshëve dhe u dhiet kot me mua, duke më shitur pordha lufte para një viti! Unë doja që ju të kishit të drejtë, por logjika e arsyetimi më dilnin kundër. Pse u treguat aq legena e nuk e perdornit pak trurin por zhabën në atë kohë, sa për të kuptuar të paktën, e të tregonit përmbajtje, se nuk është se po ju pyet kush ju e mua në këtë punë… Këtu e kam llafin unë. Koriteni kot, se jeni fluturakë emocionalë, e nuk jeni intelektualë! Prandaj.

Mateni more bythën mirë kur doni me hy në konflikt me dikë, më të fortë se vetja, se lini bythët brenda, e na merrni në qafë, me qafëshkurtësinë tuaj, se u flet goja para mendjes e u mbyt servilizmi. E jo me fluturua me pras në bythë si ju! Se ja si u del puna tani! Ec e rregulloje tani!

Edhe kolonel Demiraj ishte entuziast i madh në atë kohë, s’e mbante frymën, që tregon se edhe ai si specialist ushtarak ishte emocional dhe kishte besim të madh te mbështetja e Perëndimit për Ukrainën. Po pse nuk isha unë aq entuziast sa ju, e pse dalin punët shpesh, ashtu si i parashikoj unë? Sepse unë i di gjërat dhe nuk analizoj me emocione, por duke u bazuar mbi ato fakte objektive, për të cilat unë kam informacione.

Më kujtohet kur Bajrami – Bismarku i Kosovës, ose mbledhësi i folklorit të Odave, u thoshte kosovarëve: “o arnauta, a e shikoni heroizmin e Zelenskyt?” Marria i dukej atij urti. Dhe i thashë, se “Zelenskyt mundet me i dalë më keq kështu me luftë, mundet me ia ka nanën Ukrainës kështu.” Por ai si servil i madh dhe i verbër i Amerikës, ma ktheu: “Kush je ti?!“, se kujtonte se po e rrahin Putinin shuplaka. A kush jam unë a? Njeri me arsye, që nuk po kërcen përpjetë si rrushi e si ju, kot së koti, kur dihet se luftën e fiton më i forti.

Njeriu me arsye e pranon edhe humbjen, se bën një vlerësim objektiv. Nuk fluturohet me pras, kur ke të bësh me mijëra jetë njerëzish!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.