Dita botërore kundër tërbimit të kafshëve dhe?

0
13
Dita e tërbimit

Abas Fejzullahi
Më: 28 frytor (shtator) 2024

Tërbimi bartet nga kafshët te njerëzit apo anasjelltas?
Po tërbimi i pushtetarëve i politikës dhe politikuajve?

28 Shtatori është Dita botërore e luftës kundër tërbimit apo hidrofobisë, kështu fillon shkrimi në rubrikën Aktuale të gazetës pamore Bota Sot.

Data e 28 shtatorit për herë të parë u shënua më 2007, ju mund ta shënoni këtë datë duke vaksinuar kafshët tuaja apo duke mbajtur ato larg jetës së egër ku mund të përhapet sëmundja.

28 shtatori po ashtu shënon vdekjen e Louis Pasteur, kimist dhe mikrobiolog francez, i cili krijoi vaksinën e parë kundër tërbimit, përcjell KosovaPress.

Nëse analizohen në mënyrë të gjithanshme në thellësi e hollësi zhvillimi i rrjedhave në jeten e përditëshme dhe shëndetin e mirëqenjen e njerëzimit në botë synimet dhe qëllimet politkes dhe poltikajve në veçanti të atyre pushtuese në hapësiratë e ndryshme gjeografike, lindin disa pyetje me shkas në këtë rast për çështjen ekzistues në hapësiratë gjeografike të trojeve shqiptare:

1. Kishtee me qenë fatbardhësi të zbulohet edhe një vaksinë (anti rabies) kundër tërbimit, për: Politikuaj dhe kurvendarë në Kuvendet shqiptare, të tërbuar për pozitë, pushtet, lakmi e pasuri pa mund e pa djersë!

2. Që janë tërbuar me përdorimin e fjalorit të tyre fyes dhe fjalimet e tyre shpifëse ndaj njëri tjetrit pa i dhënë askujt asnjë përgjegjësi për këto veprime të shëmtuara e me pasoja afatgjate!

3. Që për të ardhur në pushtet apo mbajtur pushtetin janë tërbuar dhe s’ka vaksinë që i shëron veprimet e tyre ndarëse dhe përçarëse ndërshqiptare në baza fetare e kombëtarenë dëm të vendit e në shërbim të armiqëve pushtues!

4. Fatkeqsisht që njerëzimit i mungon edhe një vaksinë për shërimin e tërbimit të politikës dhe politikajve dhe pushtetarëve të tërbuar!

Abas Fejzullahi

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.