Mërgimi s’është udhë por ikje
përballje me të panjohurën
përballje me qiej krejt të huaj
përballje me mallin dhe lotin.
Jeta në mërgim është e ftoftë
zjarr i ngrirë midis kraharorit
ku i mërguari dhe e mërguara
humbasin gjuhën e identitetin.
Udhë e errët e mërgimit vret
më të shenjten e mërgimtarit
indin e gjuhës së nënës, dhe
gjaken e zemrës së atdhenjtë.
Plagë e mërgimit nuk është
festë, e as dëshirë kombëtare
me mërgime po zvoglohemi
jeta në mërgim është e rëndë.
Unë s’di ta festoj jetën këtej
mbi skelete ëndrrash të rëna
as me lumturi të kallajisura
mërgimi s’është udhë po ikje!…
Atdhe Geci – Dortmund, 2023