TEOREMA E PITAGORËS NË POLITIKË

0
Takimi i liderve në Athinë

Gani I. Mehmeti

Pas darkës së shteteve të Ballkanit Perëndimor në Greqi.
Nga ngjashmëria e teoremës së Pitagorës përfundojmë se: Kur BC=a, AC=b, atëherë edhe AB=c.

BE e Borell-Lajçak = Vuçiqin, Putin-Greqi=Vuçiq, na del se edhe Borell e Lajçak= Putinin e Greqinë.
(BC=a) (AC=b) (AB=c)

Këtu hyn në lojë edhe Greqia, e cila i përgatiti bisedën Vuçiqit me Kryetarin e Ukrainës, Zelenski. Dhe, nga këto bisedime, nuk dihet se çfarë u fol nga përfaqësusesi I Putinit, Vuçiq, përveç kërkesës, ndoshta edhe kërcënimit ndaj Zelenskit që të mos e pranpjë Pavarësinë e Kosovës.

Prandaj, nuk kemi çfarë të mendojmë e të themi më shumë se, BE-ja është në përkrahje të Serbinë, për çka, edhe kur e mohon Marrëveshjen e Ohrit, edhe kur ndërhyn në punët e brendshme të Kosovës, edhe kur nuk e dëgjon BE-në, edhe kur nuk vë sanksione ndaj Rusisë, edhe kur Rusinë e furnizon me armatim në luftën kundër Ukrainës – nuk ka masa ndaj Vuçiqit e ndaj Serbisë.

E deri sa nuk ndërmirren masa ndaj Serbisë, si bashkëpunëtore e ngushtë e Rusisë, a nuk na del se BE (përmes Lajçakut e Borellit) është e barabartë me Rusinë e Putinit, që, përmes kanaleve të fshehta, mund të dalë se edhe e përkrah luftën e Rusisë kundër Ukrainës.

Nuk do të kisha menduar këso fare deri sa Greqia nuk i kishte bërë bashkë Vuçiqin me Zelenskin.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.