“Të kam pritur gjatë”

0
387
Ilir Muharremi - Ti - çmimi

Duhet të rehabilitohesh.”, – i thashë. “Nuk dua të rehabilitohem, dua të jem me ty.”, – ma ktheu ajo ashpër, duke ma lëmuar krahun, e pastaj gjoksin. “Nuk mund të jesh kështu me mua.”, – ia ktheva. “Nuk është vendimi yt.”, – vazhdoi ajo. “Është vendimi im.”, – i thashë. “Jo, nuk vendos ti!”, – ma ktheu Maria. “Po është!”, – e ngrita zërin. “Nuk e merr ti këtë vendim!”, – ma preu ajo. Situata u tensionu pak. Sytë e mi pushuan në sytë e saj. “Të kam pritur gjatë, që ti të kthehesh nga ai ferr, dhe qëndrova me ty mes gjithë atyre momenteve të tmerrshme dhe nuk dua ta bëj këtë vetëm. Të lutem mos më lër ta bëj gjithë këtë vetëm.”, – më tha ajo. “Më vjen shumë keq, por nuk mundem, nuk jam i mirë për ty. Nuk jam i mirë për asgjë. Kam një zhurmë në kokën time. Nuk mundem, nuk mundem.”, – ia ktheva. “Zemër ndalo!”, – përpiqej të më qetësonte ajo. Unë shmangesha nga Maria, ecja disa hapa prapa. Ajo vinte në drejtimin tim dhe qante. “Është zhurmë e tmerrshme dhe nuk mund ta ndaloj.”, – i thashë. “ Do të kalojë”, – ma ktheu ajo.

Fragment nga romani “Ti” i shkrimtarit Ilir Muharremi.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.