Studio “Kojshia Show”, Sadri Imeri a është moderator apo ekstremist islamik?

0
348

Pamje e këtij Sadri Imerit tip ekstremisti fetar në shoqërim me kriminelet aktualë, qe asgjë shqiptar nuk duan as nuk e pranojnë as fenë, as flamurin, as rilindësit, as dëshmorët e kombit, as figurat madhështore, Skenderbeun, madje Nënë Terezën e quajnë edhe kurvë   – një shenjtore qe i dha a botës vlera ne fushën humanitare.

Luan - Asllan Dibrani Shkruan Asllan Dibrani

Këto ditë studiot televizive të Kosovës kanë garuar kush po bëhet ma myslimane, ma arabe ,ma turk i madh dhe  i devotshëm!. Televizionet e Kosovës  iu përngjajnë më shumë grupeve, farefisnive, partive dhe më në fund, po i qet në pah edhe ekstremizmin fetar islamik i përballuar me ”Lëvizjen e grupit të Deçanit për braktisjen e fesë islame”, qe u formua këto dite. Tërësia e shkrimeve që trajtojnë çështjen politiko-shoqërore të kohës në shtypin e përditshëm e periodik ose në botime të veçanta, apo  mediat e ndryshme  qofte edhe ato televizive duhet ti trajtojnë temat ne një forme shumë transparente  jo të njëanëshe ?

Në fushën e publicistikës përfshihen ligjet e rregullsitë e dhënies se një  informate mbi ecurinë politiko shoqërore në Kosove duke iu përmbajtura zanafillës  dhe sistemit programor  ne kornizat e një programi televiziv qofte informatë, analize, reportazh, lajm  apo intervistë.

Bisedimin që bën një udhëheqës politik a shoqëror, një njeri i shquar, një përfaqësues zyrtar etj, qofte edhe predikues fetar hoxhë, prift dervish apo tjetër, me një gazetar për çështje të rëndësishme të analizave dhe shqyrtimin e te metave në shoqërinë tonë duhet të jenë  të bindshme dhe me plotë kuptimin e fjalës në interesin shoqëror qe t’i ikim  dizinformatave, abuzimeve dhe njëanshmërisë, me çka e humb kuptimin e emisionit se për çka  je i thirrur duke kaluar menjëherë ne një emision jo produktiv për qytetarin.

Pamje e Sadri Imeri me Mazllam Mazllamin, hoxhë nga Prizreni, i cili  u bëri thirrje myslimanëve që ta konsiderojnë flamurin kombëtar shqiptar si arrën, leckë, bezë mbeturinë!!!

I tillë është edhe emisioni i autorit “Kojshia Show”, Sadri Imeri, i cili nuk përfaqëson etiken e gazetarit as të emisionit qe e ka në vazhdimësi me figura te ndryshme dhe te ulta sidomos  në emisionet  me tematikë  fetare??? Ky pseudo gazetar i vetëquajtur edhe humorist  e saterik  nuk  i përket fare rregullave dhe ligjeve standarde te gazetarisë !!!

Pamje me Shefqet Krasniqin njeri nga veprimtaret hoxhallarë ma ekstrem i nëntokës vehabiste Azi – Serbi-Rusi i shoqëruar me “gazetarin“ Sadri Imerin?

Ky tip Sadri Imeri është  larg standardeve gazetareske!. Ne emisionet e tij këto ditë ka pas edhe hoxhallarë te ndryshëm dhe njerëz të po asaj Lëvizje qe u formua në Deçan me çka shumë lehtë  vërehet se është një njëri qe nxit ekstremizmin fetar islamik duke iu dhënë epërsi në emisionin e tij hoxhallarëve. Pos pyetjeve ky që  iu shtron mysafirëve të vete qe kundërshtojnë  fenë islame ai hapur përpiqet të ep edhe opinione qe më shumë  i përngjan përçarjes shoqërore me emisionet e tij të pa dobishme dhe të pa kurrfarë  vlere.

Lehtë e përfiton  shikuesi apo dëgjuesi përshtypjen se ky është një tip   gazetari i pa shkolluar i pa përgatitur dhe shumë naiv duke nxitur xhamijizimin  dhe mejtepizimin  në ekstrem të  shoqërisë shqiptare. Hapur prononcohet duke e përkrahur dhe duke  harruar se është  gazetar e jo opinionist siç thekson dhe hiperbolizon islamizimin politik, antikombëtarë, antidemokratik, antieuropian, anticivilizues të elitës sonë te padijshme, te papërgjegjshme dhe të korruptuar në fushën politike.

Ky njeri është për shamijizimi dhe  mbulimin e  turpshëm të femrës shqiptare, ndër aktet ma negative, ma antidemokratike, me antikombëtare,  me anticivilizuse, këto 20 vitet e fundit, qe po i sjellin shoqërisë sonë vetëm  mjerim. Ofensiva e Islamit Politik në kombin tonë përmes xhamijavë, dhe islamizmit  radikal të popullit tonë, është ndihma ma e madhe e mundshme qe i japim Serbisë për me na luftua neve në arenën ndërkombëtare.

Kombi ynë me ndihmën e gjithanshme te hoxhallarëve, dhe te politikaneve të padijshëm, te korruptuar, te pandërgjegjshëm, është tu i realizuar planet e Serbisë për me na larguar  nga Evropa . I tille është edhe ky gazetar  i lodhur i pa dijshëm qe lind pyetja se  kjo Studio “Kojshia Show”, autori  Sadri Imeri a është moderator apo ekstremist islamik?, dhe vegël e   programit të Vasa Çubralloviqit.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.