SKRAJAT POLITIKE

0
Kalosh Çeliku

NGA KALOSH ÇELIKU

Politika, është akull. Nëse, di të rrëshqasësh, rrëshqetë edhe me opinga. Mos them, me këpucë, ose çizme gome. Aqmëpak, me çizme të lëkurës krokodilit. Nëse, nuk di të rrëshqasësh, e thyen kokën edhe me sajë përfundon në “Përrua – Thanë”.

Lehtë është të rrëshqasësh me ski shelgu në “Bit-Pazar” të Shkupit, Maqedoninë e Veriut. Larg, është të dish të rrëshqasësh me ski për Ditën e Nesërme. Dihet, në Shtetin e “përbashkët” ish jugosllav, përpara këmbëve të Kalit të Alaksandrit Madh. Ose, në prehërin e Olimbisë, me fëmijë në bark, gji dhe prehër. Edhe, nëpër Botë

Shqiptarët, siç duket edhe sot e kësaj dite, nuk e dinë, se: politika është edhe kurvë. Grua kurtizane e salloneve botërore, që shkon në shtrat dhe shkërdhehet edhe me armikun. Vetë i zgjedhë burrat e mejdanit. Pak veta, arrijnë ta rrëzojnë në shtrat mes livadheve me lule. Këmbët t’ia ngrejnë përpjetë në “hava” (qiell). Porosi, që shpesh ma përsëriste im Atë me parshikimet e tija profetike, se: politika ta hanë edhe kokën.

Historia e mbanë mirë në mend, se: shumë luftëra janë shkaktuar shkaku grave. Shqiptarët për gra e kanë vrarë edhe vëllai – vëllanë. Mos e them: edhe djali babën. Ose, baba djalin për “dashuri”, pasuri dhe poste të partive politike.

Janë vrarë njëri me tjetrin, vëllai me vëllanë edhe për politikë “madhore” në shtetin e “përbashket” ish jugosllav.. Dëshmi historike – politike janë shumë këngë popullore. Që, edhe sotekësajdite këndohen nëpër konaçe. Libra, që janë shkruar asaj kohe, dhe shkruhen edhe Sotekësajdite.

Armiku historik i shqiptarëve, siç duket e ka studjuar mirë shkencëtarisht me shekuj nëpër institucione të shtetit pushtues mentalitetin shqiptar. Përderisa, shqiptarët kanë qenë: agallarë, bejlerë dhe pashallarë. Gjatë sistemit komunist jugosllav: kryetar të shtetit jugosllav, kryeminuistra, dhe drejtorë. Dhe, lufton mu si Dje edhe Sot me të njëjtat metoda dhe armë luftarake, si në kohën e Turqisë dhe Serbisë.

Shqiptarët kanë pasur edhe Mbretëreshë grua, Teutën. Marigonën e qëndisjes të Flamurit Kombëtar në Vlorë. Pak më vonë edhe Shotë Galicën, krah për krahu me burrin Azem Galicën, maleve me pushkë në dorë për Liri dhe Shqipëri. Edhe, shumë burra dhe gra të tjera heroike, që kanë lënë gjurmë të pashlyera në Historinë Shqiptare. Moti kohë kanë pasur edhe Shtet Shqiptar Ilirinë. E Sot, ende janë copë-copë nëpër disa shtete.

Këngën popullore, sesi e vrau Rexhën “kali” në grazhd të burgut kafshëve, ditën e martesës të dasmës. E kam përsëritur shpesh nëpër shkrimet e mia publicistike dhe libra, se: me këto “burra mejdani” të sotshëm: “Mic Sokola” dhe “Teuta kuqezi”, të dalldisur dhe arratisur pas partive politike, që i kanë sot shqiptarët në Qeverinë e “vëllazërim – bashkimit”, nuk bëhet Shtet Shqiptar. Aqmëtepër, Shqipëri.

Shkak ky, që shqiptarëve ende vazhdon t’u përsëritet historia e “Vëllazërim-bashkimit” ish jugosllav. Skandali i përgjimit të fundit para një viti, alla “bomba politike”, Dje, të Zaevi?! “Shpëttimtari” të shqiptarëve. Papritmas, Sot: te Mickovski me Zjarrin në Koçani me viktima të pafajshme.

Dhe, varrimin e shqiptarëve me poste partiake historike. në Qeverinë e “Vëllazërim-bashkimit”, ende ish jugosllav në ‘shtetin e përbashkët”. Burg me viktima të pafajashme.

Nuk ka lidhje Mickovski me politikë maqedonase të “vëllazërim-bashkimit”?! Aqmëpak. Për shtet demokratik të “përbashët. Edhe me moralin patriotik Historik shqiptar. Hiç fare me politikën e dalldisur dhe arratisur me vite shqiptare. Fundekrye, gjoja “maqedonase”, dhe shqiptare.

Vardisjen, dhe gjoja kapjen e “peshkut madh”, vetëm me një skrajë në hurdhat politike?!…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.