NGA KALOSH ÇELIKU
Rrezik, është për një popull, kur partitë politike shqiptare posa hipin në pushtet merrren me arsim dhe kulturë, e jo me politikë. Sot, i gjithë populli shqiptarë janë politikanë?! Lëmsh i kanë bërë profesionet. Në vend, që të merren me profesione hyjnore, personalitete të arsimit dhe kulturës, ato merren me politizimin e tyre si partizanë partiak. E kanë marrë nëpër këmbë me vite arsimin dhe kulturën shqiptare brez pas brezi, përderisa këmbekrye kanë qenë dhe janë në pushtet e opozitë si “vazalë” besnik politik të “vëllazërim – bashkimit” Neokomunist.
Rrezik, Partitë Politike Shqiptare merren me arsim dhe kulturë! E, jo me politikë. Nuk i lënë të lirë të merren me këto profesione personalitetet e dëshmuar të arsimit dhe artistët e kulturës. E kanë marrë nëpër këmbë me vite arsimin dhe kulturën shqiptare brez pas brezi, duke ia zënë edhe frymën, përderisa kanë qenë dhe janë në pushtet me të dyja këmbët. Themelimin e gjoja të institucioneve të tyre partiake arsimore dhe kulturore të përkohshme, vetëm per një përdorim, duke i politizuar tmerrësisht me vite deri në palcë.
Insitutucione arsimore dhe kulturore me veshje partiake këmbekrye, që dihet nuk kanë jetë të gjatë. Mure gur mbi gurë, që i ka ndërtuar me përpjekje partia tjetër simotër Ditën, e partia “fituese” i rrënon Natën. Edhe, atë: posa hynë në qeveri dhe pushtet. Nuk merret me të arriturat e motrës saj paraprake në pushtet dhe gabimet politike, por merret me shkarkime dhe emërime me poste partiake të partizanëve saj duke i zëvendsuar me gjysmëanalfabetë. Edhe, pse janë pjella e tyre politike, kopila me poste partiake.
Dhe, jo arsimdashës, artistë profesionistë. Rikthim prapa me vite, përtej analfabetizmit edhe më zi se sistemi komunist ish jugosllav. Nuk ka problem, them vetëmevete mes librave: me gjithë postet partiake dhe pasuritë personale dhe familjare, le ta thyejnë qafën, por jo edhe me emërimet dhe shkarkimet nga postet arsimore dhe kulturore sipas arshinit të tyre partiak antishqptarë.
Jorastësisht, edhe problemet më të mëdha si popull shqiptar, i kemi edhe Sot?! Pavetëdije, i kemi me vite në arsim dhe kulturë. Themelet e një shoqërie, shteti demokratik. Shkaku, se: fatkeqësisht për çdo katër vite, partitë politike shqiptare merren me arsim dhe kulturë, dhe jo me politikë shqiptare për Ditën e Nesërme. Haptas, me hakmarrje partiake. Shkarkime dhe emërime me poste partiake qeveritare. Aspak, me profesonistë sipas meritave të vendeve të punës për Ditën e Nesërme. Fatkeqësi kombëtare, që sot na hakmerret si popull shqiptar. Jo, edhe Zoti. Qoftë shqiptar, katolik, musliman, apo ortodokës. Partitë politike, lindin dhe vdesin pa varr.
Por, arsimi dhe kultura shqiptare nuk vdesin kurrën e kurrës. Edhe, përtej shekujve…