Dita e parë e Vitit të Ri, jemi nisur për askund

0
818
Kolec Traboini

Shkruan Kolec P. Traboini

7 vjet me pare, si piva kafene tek lokali i preferuar “Muza”, i mikut tim Agron Çalliku, u ktheva ne shtepi dhe e para pune qe mendova ishte te bej ca vetë /fotografi – selfie. Pse e bera kete pune pa bereqet do thoni ju. Po ja, ve re se shume njerez kur te kene ikur nga kjo bote nuk u mbetet gje tjeter ta kujtojne veç fotografia. Ca ne pazar e ca ne shtepi, ca me birre ca me raki, ca ferlik e ca me melçi, ca me gra ca me kushèri.

E keshtu shkruhet historia.

Qe besa edhe mendohet rrejshem se begatia e baterdia mireqenies lulezon germadhash ne Shqiperi. Por, si nje krijues qe gjithehere notoj ne mes te dyshimeve te turbullta, kam bere ndonje gje qe vlen apo hiç fare, thashe te pakten po u le fotografine pasardhesve. Dhe shkrrap-shkrrup. Më “mbare” nuk ka si nis një vit. Se vitin qe iku e mori lumi i Lanes me ca suksese imagjinare, tollumbace e fishekzjarre e me fjalime politike e qeveritare me ta ça petllen, thone keta te rinjtë, qe ne presim te bejne revolucionin e progresit kombetar ne hatlla, duke parë se ne cilin drejtim te horizontit te çajnë ferren.

Ketu shpresa eshte pa breke, a thene ndryshe, shpreses i bien puplat krejt e del si gjel deti i rjepur per vit te ri e kurrkush doren nuk ja ve, se 100 mije leke te vjetra eshte pensioni i muajit, e po more gjelin nje muaj do rrish barkthate. Zgjidh e merr, moj qeveri e korrupsionit, qe falenderon popullin qe te dha mundesine te vjedhësh edhe 4 vjet te tjera se nuk tu mbush thesi per 8 vjet.

Tani merreni me shaka po deshet por eshte e vertete!

I pershendes afro 5000 miqt e mi virtualë. Veçmas kush lexoi e u ktheu gjegje persiatjeve te mia te kurrëqeta. Pershendes edhe ata qe kete vit qendruan nen hije te fikut te qeverise e nuk pipetine per 365 dite, as per mire e as per keq, por vetkuptueshëm.

Le te shpresojme qe diçka do te levize kete vit…

Kesisoj shkrova edhe me 1 janar 2015. A ndryshoi gjë per 7 vjet do thoni ju. Hiçmosgjë. Qimja s’ka lëvizur. Me keta idiote te tredhur ne tru te vogel e dhi shyta ne qeverisje, me keto rroçka te vogla per popullin (siç u thoshte hyjnori Lasgush) e me rroçka te medha per pusht-politiket jemi nisur per askund…

E mos me thoni se nuk kemi mberritur.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.