Në Shqipëri nuk shikohen programet televizive të Kosovës…(!)

0
474
Media - Kosovë

Ora e lajmeve

Në Shqipërinë e kryeministrit Edi Rama, ndodh edhe kjo… Ndonëse u bë Udha e Kombit dhe më shpejt mund të shkojmë në Shqipërinë tonë, tashti na ka dalur problemi, që, në përmasën e shpirtit kombëtar të shqiptarëve nuk mund të pritet mirë.

Kur e kam dëgjuar se emisionet televizive nga Prishtina dhe Kosova, nuk shikohen në Shqipëri, kam mbetur pa frymë…! Si është e mundur opinioni i gjerë shqiptar nuk kanë qasje të shikojnë programet televizive nga Kosova…?! Çfarë të themi në kohën kur popujt dhe kulturat evropiane dhe botërore po integrohën, ndërsa ne shqiptarët ende po marrim frymë në margjinat e kohës dhe të politikës pa shije dhe pa drejtpeshim kombëtar(sic!).

Në këtë kohë të thuhet se shqiptarët dhe brezi i ri në Shqipëri, nuk i shikojnë programet e televizioneve nga Kosova, kjo shkon përtej paradoksit dhe, merr me vete do të thosha shenjën e zhbërjes së shpirtit kombëtar Kosovë-Shqipëri(sic!).

Pse nuk shikohën në Shqipëri programet e televizioneve nga Kosova…?!

Çikago, 12 maj të motit 2022


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: S_Karaqica99@Hotmail.Com

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.